VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ÇLIRIMI I TIRANËS ÇLIROI SHQIPËRINËNga RRAHMAN PARLLAKU

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 02:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
ÇLIRIMI I TIRANËS ÇLIROI SHQIPËRINË
Nga RRAHMAN PARLLAKU

E Martë, 11.18.2014, 08:59am (GMT+1)



Në çdo vend të botës, çlirimi i kryeqytetit është festë kombëtare. Edhe në rastin e vendit tonë, operacioni për çlirimin e Tiranës në fakt i dha fund rezistencës së ushtrisë naziste. Në ditët që mbetën deri në largimin e ushtarit të fundit gjerman nga Shqipëria, nuk pati ndonjë luftim serioz; pushtuesit u tërhoqën me shpejtësi, duke mbledhur e shpëtuar çka kishte mbetur nga forcat e tyre.

Kështu beteja për çlirimin e Tiranës ishte edhe beteja vendimtare për çlirimin e gjithë Shqipërisë, ndaj dhe kjo datë është festë kombëtare, jo vetëm se u çlirua kryeqyteti ynë, por se Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare në vendin tonë mori fund.
Kushtet për fillimin e operacionit për çlirimin e Tiranës u përgatitën gjatë muajve gusht-tetor 1944, kur forcat e Brigadës së Tretë kishin çliruar zona të caktuara, mbanin nën kontroll e bënin trysni mbi qytet me aksione të vazhdueshme deri në qendër të Tiranës. Ato kontrollonin gjithë zonën verilindore e lindore të Tiranës, si dhe pjesën verilindore të Elbasanit, Çermenikën.

Gjatë shtatorit, forcat e Brigadës së Tretë e kishin ngushtuar rrethimin e Tiranës brenda perimetrit: Nga Universiteti Bujqësor Paskuqan - Rrapi Treshit Shkozë - Mullet. Ndërsa armiku mbante me këmbëngulje Kalanë e Petrelës dhe rrugën Tiranë-Elbasan.
Vendimi i Komandës së Përgjithshme për operacionin e çlirimit të Tiranës u mor kur ishte çliruar pjesa më e madhe e territoreve të vendit dhe kur vazhdonte çlirimi i qyteteve njëri pas tjetrit. Drejtimi i operacionit iu ngarkua Komandës së Korp-Armatës së parë, e cila krijoi një grup operativ për drejtimin e luftimeve në kryeqytet. Për zhvillimin me sukses të operacionit, Komanda e Përgjithshme i dha në vartësi Korparmatës së parë, përveç tri brigadave: I, IV dhe III, edhe Brigadat e 15-të dhe 23-të.
Për sulmin në qytet u caktuan dy brigada të Divizionit të I: Brigada I dhe IV, ndërkohë që në rezervë ishte Brigada VIII S, e përqendruar në rajonin e Pezës.
Brigada I do të mësynte në frontin: Universiteti Bujqësor (në veri) Shkozë (në lindje); kurse Brigada IV: Sanatoriumi Kazermat (Qyteti i Nxënësve).
Brigada e 8-të u fut në luftë për çlirimin e qytetit, në datën 9 të operacionit, në sektorin: Kisha e Shën Prokopit - Qyteti i Nxënësve.
Brigada e 15-të do të vepronte në rajonin e Elbasanit, duke goditur armikun gjatë rrugëve Tiranë - Elbasan dhe Elbasan Peqin Rrogozhinë, dhe do të bënte trysni mbi qytetin e Elbasanit.
Brigada e 23-të do të vepronte në rajonin e Tiranës, duke i dhënë goditje armikut në rrugën Tiranë Vorë - Shijak.
Veprimet luftarake të këtyre brigadave synonin të mos lejonin ndonjë goditje të armikut nga jashtë, të forcave partizane që luftonin në Tiranë. Nazistët kishin ndërtuar mbrojtje me qendra zjarri të fortifikuara në kodrat që dominojnë mbi qytet, kurse brenda qytetit qendrat e zjarrit e rrethimet me tela me gjemba mbulonin rrugët e rrugicat. Qendra zjarri ishin ndërtuar edhe në tarracat e shtëpive, kurse në sheshet kryesore kishin vendosur tanke të groposura, që me lëvizjen e kullave bënin zjarr rrethor.

Duke ndjerë rrezikun e ardhjes nga Greqia në tërheqje të një force të ushtrisë naziste me mbi 10.000 vetë, Komanda e Përgjithshme i vuri nën komandë Korparmatës së Parë, veç Brigadave 4, 15 e 23 në veprim, edhe shtatë brigada, për të krijuar brezin e tretë të sigurimit, duke i goditur forcat naziste gjatë rrugës Qafë-Thanë Librazhd Elbasan - Tiranë dhe Elbasan Peqin Rrogozhinë Kavajë - Durrës, duke iu shkaktuar humbje e duke mos lejuar hyrjen e tyre në Tiranë.
Grupi gjerman "Steyer" që kishte arritur në Elbasan me humbje të rënda, me një forcë prej 7.000 vetësh, më 11 nëntor u tërhoq nga Elbasani, i ndarë në dy kolona: njëra me 3000 vetë marshoi në drejtim të Tiranës, kurse kolona tjetër me 4.000 vetë marshoi në rrugën Elbasan Peqin Rrogozhinë Kavajë - Durrës, për t'u bashkuar në Tiranë me forcat e tjera naziste.
Të dyja kolonat, të goditura nga partizanët gjatë gjithë marshimit, pësuan humbje të mëdha. Vetëm në rajonin e Mushqetasë, gjatë rrugës Qafë-Kërrabë - Ura e Peshkatarit, armiku la të vrarë e robër mbi 2.000 vetë. Vetëm 300 forca naziste me mjete të blinduara mundën të hyjnë në Tiranë. Duhet theksuar se në këtë operacion, një ndihmë të konsiderueshme dha aviacioni anglez, me disa goditje nga ajri, në rajonin e Mushqetasë.

Ne ishim pjesë e Aleancës Antifashiste të popujve të udhëhequr nga Anglia, ish-BS e SHBA dhe, si të tillë, u renditëm përkrah forcave fitimtare të Luftës së Dytë Botërore. Edhe kjo goditje ajrore u bë në këtë kuadër.
Edhe kolona tjetër, me humbjet që pësoi gjatë marshimit nuk mundi ta plotësojë detyrën për t'u bashkuar me forcat armike që luftonin në Tiranë. Kështu nuk u arrit qëllimi i tyre për t'u bashkuar në kryeqytetin shqiptar e për t'u tërhequr në mënyrë të organizuar. Forcat gjermane pësuan humbje të mëdha në njerëz e teknikë luftarake dhe u vonuan në kohë, duke u tërhequr në mënyrë të çorganizuar, të goditura nga forcat partizane, derisa u përzunë nga atdheu ynë. Luftimet për çlirimin e Tiranës vazhduan 19 ditë. Ato qenë tepër të rrepta. U luftua në çdo rrugë, rrugicë, e shtëpi më shtëpi. Partizanët treguan guxim e trimëri të jashtëzakonshme; shkuan deri në luftim trup më trup me nazistët.

Nga lufta e malit ata provuan luftën në qytet, por falë vendosmërisë e trimërisë së tyre e përballuan me sukses edhe këtë betejë vendimtare për çlirimin e kryeqytetit tonë, Tiranës, që pothuajse shënoi edhe çlirimin e Shqipërisë.
Në betejën për çlirimin e Tiranës ranë 127 dëshmorë dhe 290 të tjerë u plagosën. Por humbjet e armikut qenë shumë më të mëdha: Rreth 3.000 vetë të vrarë e të zënë robër. Vetëm beteja e Mushqetasë u kushtoi 2000 vetë; u zunë 300 robër dhe një trofe e madhe me armatim e teknikë luftarake. Fitorja e betejës në kryeqytet nuk mund të arrihej me kaq humbje dhe brenda 19 ditësh, pa ndihmën e jashtëzakonshme që dha populli i Tiranës: burra e gra, të moshuar e sidomos rinia dhe pionierët, që prishën gardhet, muret e oborreve dhe të shtëpive për të kaluar partizanët që t'u dilnin në shpinë gjermanëve; i udhëhiqnin e i informonin ata. Krijuan barrikada në rrugët e rrugicat e Tiranës, me orenditë shtëpiake për të penguar lëvizjen e mjeteve të armikut. I pritën, i ushqyen partizanët, u mjekuan plagët të plagosurve, infermierë e mjekë patriotë shpëtuan shumë jetë të plagosurish. Patriotizmi i popullit të Tiranës u shpalos me gjithë madhështinë e tij.

E këtë patriotizëm e humanizëm të pashoq e pamë edhe në ditët tona, kur ra në fatkeqësi populli ynë i Kosovës, i goditur egërsisht nga gjenocidi serb. Unë, në emër të brezit tim që bëri luftën, përulem me nderim të veçantë ndaj popullit të Tiranës.
Tiranën, unë e kam njohur në 1933, - e jetova deri në vitet "˜70, - dhe po e përjetoj sot i gëzuar e i lumtur, pas ndryshimeve demokratike, kur u shpalos iniciativa e lirë. Gjatë këtyre dy dekadave e gjysmë të demokracisë u bënë mrekulli: Tirana ngjan sot me kryeqytetet europiane, megjithëse ato kanë shekuj që janë ndërtuar. Ky brez ka bërë shumë dhe unë jam i bindur që brezat në vazhdimësi do të ndreqin edhe diçka që nuk është si duhet. Në këtë moshë, jam optimist për të ardhmen, sepse kemi një popull me aftësi të veçanta. Uroj që t'i bashkojë këto aftësi e të bëjë mrekulli për vendin tonë.

Duke u përgatitur për këtë fjalë rasti, i hodha një sy Librit të Akademisë Ushtarake "Historia e Artit Ushtarak të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar", libër ky i vitit 1989 me 350 faqe. Pasi lexon në të kapitullin e Luftës për çlirimin e Tiranës, të lind pyetja: Kush e ka drejtuar këtë luftë? Mos vallë "jashtëtokësorët", pasi nuk ka asnjë emër komandanti nga Korparmata, grupi i drejtimit direkt të luftës në qytet dhe të asnjë komandanti të 11 brigadave! Për mua nuk përbën ndonjë çudi, por ndonjë i ri ose persona që e dinë se njësitë e repartet në luftë komandohen, duan të dinë se kush ka qenë në krye të këtyre reparteve. Emra nuk ka, sepse nga 24 brigada, drejtuesit e 17 brigadave i ka dënuar diktatura tërësisht ose pjesërisht.

Diktatura e diktatori Enver Hoxha, kur të dënonte të fshihte edhe varrin. Po marr dy figura të shquara të luftës, bij të Tiranës Beqir Ballukun e Abdyl Këllezin. Ua fshehu varret sepse diktatori ua kishte frikën edhe të vdekur, pasi në varret e tyre do viheshin lule dhe rinia do të pyeste: Përse u vranë këta? Pra, duhej të fshihej krimi nga kujtesa e njerëzve. Prandaj nuk përmenden emrat e gjeneral Dali Dreut komandant i Korparmatës I që drejtoi operacionin për çlirimin e Tiranës, Mehmet Shehut komandant i divizionit dhe drejtues i shtabit të këtij operacioni, si dhe emrat e drejtuesve të tri brigadave, që vepruan direkt dhe drejtuan me mençuri, largpamësi, guxim e heroizëm luftimet e kryeqytetit, si Muhamet Prodani, Arif Hasko, Nexhip Vinçani, Pëllumb Dishnica, Qazim Kondi e Bajram Sinojmeri. Të tillë kanë qenë edhe drejtuesit e 8 brigadave të tjera, po edhe emrat e tyre nuk përmenden.

Mendoni, bëhen 19 ditë luftime të ashpra, marrin pjesë 10.000 luftëtarë, çlirohet kryeqyteti dhe nuk dihet se kush e drejtoi këtë luftë.
Ky, mendoj se është krimi më monstruoz i diktaturës dhe diktatorit, ndaj dhe e solla në vëmendjen tuaj sot në këtë ditë të shënuar, që kurrë të mos i harrojmë, por t'i nderojmë e respektojmë ata që drejtuan e bënë luftën. Duke shprehur sërish bindjen se ju, pasardhësit tanë të denjë, që realizuat aspiratën tonë për një Shqipëri të lirë dhe demokratike, do ta zhvilloni atë në mënyrë të pandërprerë, duke e renditur me vendet e përparuara të BE-së, ju uroj të gjithëve:
GËZUAR 70-VJETORIN E ÇLIRIMIT TË TIRANËS!
Lavdi përjetë heronjve e dëshmorëve të Atdheut!

*Fjala e kryetarit të OBVL, Rrahman PARLLAKU - Gjeneral lejtnant, "˜Hero i Popullit' dhe "˜Nderi i Kombit', në mbledhjen solemne me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Tiranës, organizuar nga bashkia e kryeqytetit.

RRAHMAN PARLLAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BLEDION GASHI KËRKON NDIHMË (11.16.2014)
PIKA KU NDAHET JETA IME SI PIKTOR DHE JETA IME SI POLITIKANNga EDI RAMA (11.16.2014)
EUROPIANIZIMI I BALLKANIT PËRMES TIRANË-BEOGRADITNga ILIR KALEMAJ (11.14.2014)
Nga blloku i shënimeve:PRESHEVË: ATDHETARIZËM, ETJE PËR ARSIM E KULTURË SHQIPTARE…Nga MURAT GECAJ (11.14.2014)
PËR HAJR DASMAT NGA ATDHEUFotoreportazh nga ZEQIR LUSHAJ (11.10.2014)
BASHKIM ZENELI - MARRËDHËNIET ME FQINJËT, MË MIRË HAPA TË VEGJËL SE FJALË TË MËDHA (Intervistë)Zeneli: Ka shumë eufori në Ministrinë e Jashtme (11.10.2014)
'BESOJ SE RAMA ËSHTË I ÇLIRUAR FEVZI!'Nga YLLI DYLGJERI (11.09.2014)
LUFTA DHE KOMUNIZMINga FATOS TARIFA (11.09.2014)
HISTORIA SHQIPTARE NË 'LUFTË CIVILE'Nga REZART PALLUQI (11.08.2014)
SHQIPËRIA E KUISLINGËVE - MENDJELEHTËSIA E BABALLARËVE DHE DISA PAKTE SKANDALOZENga PËLLUMB XHUFI (11.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]