E Djelë, 11.17.2019, 06:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
ËNDËRRAT PRESIN VENONËN
Nga LETICIA GARGJOLA

E Mërkurë, 12.03.2014, 08:09am (GMT+1)


Kush e mendonte se nji ditë do t’kisha rastin me thanë dy fjalë për Venonën që shum e kam vlersue tue fillue që prej nji moshe të re... Venona Vata, nji vajzë shumë e talentueme e cila trashigon artin e babës s’vet, Gjoke Vata, të cilin të gjith e njofim për talentin e tij si në artin e muzikes ashtu edhe në atë të poezisë. Nga kjo bote artistike, buron vokali i sajë kaq i madh e njikohësisht kaq intim … potent e njikohsisht kaq i brishtë... Jena njoftë e frekuentue personalisht, ndër vitet 94-96 pamvarsisht diferencës së moshës, ku pikërisht ky aspekt më ka ba me e vrojtue me vëmendje si në jetën artistike ashtu edhe në jetën e saj personale.

Për sytë e nji vajze adoleshente si un atëherë, e mbushun me kuriozitet, Venona ishte nji figurë e cila përfaqsonte ma së miri modelin e vajzës intelektuale, të aftë, të zhvillueme, të lirë, me koncepte të guximshme e natyrale… Para do ditëve u takuem, e kur i thashe që kujtosha shumë detaje të jetes së sajë, ajo u habit dhe me shum kuriozitet e dëshirë më kërkoi t’ja përmendsha, e ndërkohë që unë kallxosha, ajo qeshte me rigjetjen e disa dromcave t'randsishme apo jo të jetes së sajë” Kujtueme bashkë rrugicat, festat, modën, muzikën, episode të ndryshme te viteve 90, duke u mbushë me nostalgji pozitive. Kujtueme edhe momente të vështira, të cilat fatkeqsisht i kushtzuen asaj jetën personale dhe atë artistike, në vazhdim. Shum gjana duken absurde po ti mendosh ftoftë por Venona gjithcka mund të jetë përvec se e ftoftë, dhe kjo spjegon shum gjana. Spjegon dashninë e sajë të pallogaritshme për njëriun, jetën, t'bukrën, artin, e si mund të mungote ktu edhe vuejtja apo zhgënjimi, e shpesh edhe vetflijimi. Për nji shpirt si të sajin, nuk ka seleksionim se çka duhet me mbartë mbrenda… Venona asht e lindun me ndjenjen e dashnisë, dhe kjo transferohet në hyjninë përcjellëse që ndeshim në vokalin e sajë..., që kemi rast të ndjekum në videon muzikore në linkun ma poshtë..., ku ajo performon bashkë me të atin e sajë kangën "Yje që adhuroj".

Venona lindi ne Shkodër, me 5 Nëntorë te vitit 1972 . Aty, frekuenton shkollën e muzikës "Prenke Jakova" nga viti 1986 deri në vitin 1990 për Kanto dhe vokali i saj dallohet që herët, nga të gjithë profesorat e muzikës në atë kohë. Merr pjesë dy herë, në duet me të atin, Gjokë Vatën, në Festivalin Kombëtar të Kangës ne RTSH; me kangën “ Yjet qe Adhuroj”, në vitin 1993 dhe me kangën “Natë Vjeshte”, në vitin 1995 . Në vitin 1991 fillon studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë ku dhe diplomohet në vitin 1995 për Kanto. Vokali i saj në muzikën lirike, mrekullon gjithandej tuj lanë gjurmë në kujtesën e ndig’jusave. Në vitin 1996 për arsye personale dhe jashtë dëshirës së sajë Venona detyrohet të largohet për në Zvicërr, ku do ta presin një eksperiencë shumë e vështirë dy vjecare. Shkaku asht ramja e kualitetit të artit të muzikës nga “Lirike” në “tallava” të cilën ajo asht e detyrueme të ekzekutojë për arsye krejtësisht ekonomike. Për Venonën kjo periudhë shënon një kujtesë të errët. Kjo eksperiencë, ashtu sic më thekson, asht demoralizuese për psikologjinë, ndjenjën, emocionin dhe vokalin e saj. Distanca kulturore ndërmjet këtyne dy botëve, peshon shumë mbi formimin e sajë, megjithatë, e shtyeme nga nji detyrim prej të cilit nuk deshti me hjekë dorë, Venona i qëndroi ksaj gjendjeje të kushtëzueme, plot dy vite. Kthehet në Shkodër dhe tenton të ri-inserohet në botën e muzikës lirike, pamvarsisht se me vështirsi, ajo arrin të rikuperojë vokalin e sajë të maparshëm, pra të pa infektuem. Në vitin 1999 transferohet me shumë peripeci në Australi, bashkë me ish-bashkshortin e saj, ku mbas shumë vështirsinave për integrim, Venona gjen ma n’fund vedin, e ndihmume rastsisht nga nji mik Italian, Sisto Priarollo, i cili duke ndig’ju Venonen ndërsa këndonte jo-formalisht “O Sole Mio”, mahnitet dhe insiston që ajo të marrë pjesë në “State Opera of South Australia”. Ndërkohë Venona fillon të angazhohet si kangtare në funeralet e qytetit dhe në vitin 2003 arrin të futet si koriste në “State Opera of South Australia”...ktu më tregon me lot ndër sy, se si për herë të parë në jetën e sajë ndjehet e realizume, e lumtun. Dikush, shumë larg nga vendi i saj i lindjes, po e vlerëson për ate cka realisht meriton… Kto janë vitet e lulëzimit të karrierës së sajë… e cila nisë me marrë hov duke arritë të prezantohet tashma si soliste në skenën e “State Opera of South Australia”. Dicka shkëputet në zanin e sajë kur merr me m'thanë se për arsye krejt të jashtme, të paparashikueshme, e aspak produkt i përgjegjsisë së sajë…i duhet me hjekë dorë befasisht, nga roli i pranuem si soliste në “Mimi, la Boheme" nga"Puccini”, rol i cili do t’kurorëzonte andrrën e saj... Unë ja lexoj keqardhjen në thellsi të syve dhe nuk mund t'jem indiferente karshi padrejtsisë së jetës apo ndoshta... (nuk e di…kam dëshirë me reagu , megjithatë heshti, duke mendue se jena shumë të vegjël karshi asajë që mshehet mbas të dukshmes).

Nji moment heshtje dhe ndiej qi po me therret vemendjen… Leticia, më thotë:-,"më ndig’jo mirë, NUK KA’ GJA MA TË BUKUR NË JETË SE ME U BA NANË"… dhe me lot ndër sy ma përsërit disa herë, sikur don me m’bindë për faktin që në fund të fundit s’ka gja se karriera e sajë për të disatën herë asht nderpre në gjysë, s’ka gja se jeta e sajë nuk kishte kenë ndër ma të dishrueshmet, që s’ka gja se sot të ardhmen e shef me sy mbyllë, AJO ASHT NANË… M'duhet me shtue ktu se fatkeqësisht djali i saj, Antoni, nuk jeton ma me të (nën vendimin e drejtësisë, marrë si rrjedhojë e gjendjes shendetsore aktuale), dhe telefoni asht kontakti i vetëm, që ata kanë aktualisht… Më ban me mendue…se jeta e sajë asht e destinume të lidhet nëpërmjet zanit…

Venona sot vuen nga nji sëmundje e randë që nuk e lejon me lëvizë nga shtrati dhe unë ndërkohë, perballe saje po i ndjeku cdo lëvizje të gojës per me ndie forcen, e pa-xheste, qi ka fjala e saj. Pyes vedin, pse???…E ndër sy t'saje lexoj pergjigjen, "Ky ishte misioni jem…" Duke u largu … kam nji shije ajrit mrenda vedit…Po… ajrit …pa formë, pa erë, pa ngjyrë…por sigurisht nuk preku token…



***

Poem

Anxiety… didn’t let me enjoy you at the fullest…
Nights of fear and endless unsafe days
there is a light at the other end…
Oh, how much mommy would like to reach it
The end is never the end, Anton
God for us, I think that light has lit …

****
Ankthi nuk m'la mu të gzoj deri në fund
net’t t’frigshme dhe dit të pa sigurta
Tek fundi tjeter gjindet nji drite pra
Oh, sa shum nana do t’donte ta arrinte
Nuk asht kurr fundi fund, Anton …
Zoti për ne e ndezi atë drite…

(Përktheu në shqip: Venona Vata)

LETICIA GARGJOLA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZEQIR LUSHAJ - TROLLI I ARBËRIT NJË FLAMUR-Këngë për patriotin hotjan Rexhep Haradini- (12.01.2014)
FLAMUR E SHQIPE-Cikël me 10 tekste këngësh për Kosovën, nga libri “Fjala mbi tel…” -Nga ZEQIR LUSHAJ  (11.29.2014)
JETË TË GJATË FLAMUR E SHQIPENga ZEQIR LUSHAJ (11.28.2014)
A KA NISUR RILINDJA SHQIPTARENga ZEF MULAJ (11.27.2014)
NËSE PO ZYRTARIZOHET KOALICIONI LDK-PDK, A THUA PSE U MBAJTËN ZGJEDHJET NË KOSOVË?Nga ASLLAN DIBRANI (11.27.2014)
ZHVILLIME TË REJA RRETH VRASJES SË VËLLEZËRVE BYTYÇI (11.26.2014)
DO TË NA MUNGOSH, PETRIT I BUSHATLLINJVENga DRITAN HILA (11.24.2014)
'LEK I VJETËR, LEK I RI' - IMAZH A LOJË ME VETEN?Nga BIB LLUSKU (11.23.2014)
NACIONALIZMI SHQIPTAR GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORENga akademik BEQIR META (11.22.2014)
REPRESIONI BULLGAR - LETËRKËMBIMI PËR LIRIMIN E 16 SHQIPTARËVENga VELI HAKLAJ (11.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]