E Djelë, 11.17.2019, 06:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
SINADINOVSKI - NË FAMILJEN TONË FLITEJ SHQIP, BABAI IM THOSHTE SE NE JEMI SHQIPTARË

E Premte, 12.05.2014, 10:44am (GMT+1)

 
Profesori universitar Branislav Sinadinovski vazhdon të pretendojë se ka rrënjë shqiptare.

Pas deklaratës së motrës Liljana Sinadinovska - Andreevska, në të cilën ajo thotë se i vëllai është një mashtrues ordiner dhe se s’ka lidhje me të qenit shqiptar ortodoks, Sinadinovski është përgjigjur sot në Facebook.

“Gjyshja dhe babai im flisnin shqip në shtëpi. Babai im më thoshte përherë se kemi prejardhje shqiptare. Në atë kohë, unë isha shumë i ri dhe nuk arrija ta ndjej nevojën për të njohur rrënjët e mia. Tani lexoj dhe shoh gjithçka thuhet në lidhje me këtë, dhe thjesht nuk e kuptoj pse ky fakt tronditi kaq shumë opinionin”, tha Sinadinovski.

Çështja e përkatësisë së tij etnike u aktualizua ditët e fundit, siç transmeton ina, kur Sinadinovski hodhi idenë e formimit të Kishës Ortodokse Shqiptare.

Liljana Sinadinovska Andreevska, doktoreshë specialiste e epidemiologjisë deklaroi dje se se nuk ka gjë kundër shqiptarëve i respekton si popull, por reagon kundër keqpërdorimit të emrit të familjes për qëllime personale politike dhe financiare nga Branisllav Sinadinovski. Ajo shpjegon se vëllai i saj ka bredhur nga LSDM-ja në VMRO në kërkim të posteve, për të përfunduar tani në BDI.

“Ajo është gënjeshtër jo-njerëzore dhe brutale, që figura e ndritur e babait tonë, të ndjerit Jakim Sinadinovski, dhe familja më e ngushtë dhe e gjerë Sinadinovski, të kryqëzohen si shqiptarë ortodoks, kjo është skajshmërisht jo-njerëzore dhe jo-humane. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë Titiste ai u kthye në Maqedoni, duke kërkuar funksion më të lartë nga LSDM-ja.

Pasi nuk iu mundësua, shkoi në VMRO DPMNE, ku u emërua si ministër pa portofol për punë të jashtme. Pas 2-3 vitesh braktisi edhe atë parti, madje duke u prezantuar si themelues i VMRO-së, që është gjithashtu gënjeshtër brutale”, deklaroi Liljana Sinadinovska Andreevska, motra e Branisllavit.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ËNDËRRAT PRESIN VENONËNNga LETICIA GARGJOLA (12.03.2014)
ZEQIR LUSHAJ - TROLLI I ARBËRIT NJË FLAMUR-Këngë për patriotin hotjan Rexhep Haradini- (12.01.2014)
FLAMUR E SHQIPE-Cikël me 10 tekste këngësh për Kosovën, nga libri “Fjala mbi tel…” -Nga ZEQIR LUSHAJ  (11.29.2014)
JETË TË GJATË FLAMUR E SHQIPENga ZEQIR LUSHAJ (11.28.2014)
A KA NISUR RILINDJA SHQIPTARENga ZEF MULAJ (11.27.2014)
NËSE PO ZYRTARIZOHET KOALICIONI LDK-PDK, A THUA PSE U MBAJTËN ZGJEDHJET NË KOSOVË?Nga ASLLAN DIBRANI (11.27.2014)
ZHVILLIME TË REJA RRETH VRASJES SË VËLLEZËRVE BYTYÇI (11.26.2014)
DO TË NA MUNGOSH, PETRIT I BUSHATLLINJVENga DRITAN HILA (11.24.2014)
'LEK I VJETËR, LEK I RI' - IMAZH A LOJË ME VETEN?Nga BIB LLUSKU (11.23.2014)
NACIONALIZMI SHQIPTAR GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORENga akademik BEQIR META (11.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]