E Djelë, 11.17.2019, 06:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
LDK NUK ËSHTË PRONË E ASKUJT - JO GRUPEVE TË INTERESIT NË LDK!
Nga FLORIM ZEQA

E Premte, 12.12.2014, 03:16pm (GMT+1)


Ska dyshim se në kushte dhe rrjedha normale të gjithë do t'i gëzoheshim ardhjes në pushtet të LDK-së dhe drejtimit të qeverisë nga lideri i saj Isa Mustafa ! Kundërshtitë mbrenda elektoratit të LDK-së për qeverisje në koalicion me rivalin numër një në vend nuk janë subjektive, pra nuk janë kundër Isa Mustafës si person fizik, por janë kundër mënyrës së ardhjes së tij në pushtet dhe kundër qeverisjës nën prangat e SHIK-ut.

Loja e pandershme politike pesë mujore me bllokun VLAN dhe mënyra e afrimit me PDK-në janë arsyet kryesore të irritimit të elektoratit rugovian dhe jo vetëm kaq, të irrituar dhe të tradhëtuar ndihen mbi 70 % e elektoratit kosovar që votuan për ndryshim në zgjedhjet e 8 qershorit.

Në këtë aspekt nuk dua të zgjatëm më tepër, pasi të gjithëve u janë të njohura zhvillimet e këtyre muajve të fundit, por më tepër dua të ndalem tek pasojat që LDK-ja mund të ketë pas koalicionit me PDK-në, e në veqanti pas konstituimit të institucioneve të vendit, ku grupet e ndryshme të interesit janë duke u munduar të shfrytëzojnë situatën e krijuar për realizimin e qëllimeve të tyre karrieriste mbi "fat"-keqësinë e Isa Mustafës në qeverisjen e vendit me PDK-në.

Pothuajse është krijuar një situatë më e rëndë se sa e 2006-s, pas ndarjes fatkeqe të LDK-së.

Përveq dy grupimeve, pro e kontra qeversjes me PDK-së, është hapur një fushë më e gjerë e manovrimeve për grupet e interesit mbrenda LDK-së !

Ekziston një rregull e pashkruar në "ligjet" e universit; "nëse nuk mësohet nga gabimet e së kaluarës, ato përseriten prap". Nisur nga kjo, po na del se më së paku të ketë mësuar lideri aktual i LDK-së, të cilin në asnjë rrëthanë nuk do ta pret fat më i mirë se i pararëndësit të tij (Fatmir Sejdiut), përkundrazi rënja e tij do të jetë më katastrofale.
Andaj bazuar nga përvojat e deritanishme, LDK-së nuk i duhet kthimi prapa, por ecja përpara, nuk i duhet përseritja e 2006-s e ndarjes fatkeqe (kuvendi i karrigëve), sikurse që nuk ju dasht as tani përseritja e 2007-s (koalicioni me PDK-në).

Mirëpo, e gjithë kjo "hallakamë" që po ndodhë në LDK shkaku i ambicieve personale të grupeve të interesit është më e rënda dhe më e rrezikshmja në 8-9 vitet e fundit !
Ka të atillë që mundohen ta arsyetojnë se kjo është bërë për të mirën e vendit dhe shtetit, mirepo kjo është më tepër se demagogji, ndërsa trajtimin si "qenë që lehin" të qindra mijëra votuesve që janë kundër një koalicioni të tillë është më tepër se turp, është idiotësi dhe mungesë skajshme e edukatës njerëzore.

Pas rezultatateve të zgjedhjeve të 8 qershorit, për të mirën e vendit dhe vet LDK-së do të ishte, të qenurit opozitë e së keqës e jo në bashkqeverisje me të !

E kam thënë në një shkrim paraprak, dhe po e përseris prap, LDK-ja, edhe pse 9 viteve nga shkuarja në amshim e Ibrahim Rugovës, akoma ndodhet në kërkim të liderit të saj, dhe asesi të lirohet nga mëndësia e vjetër e monopolizimit të partisë nga strukturat e vjetra të barrikaduara në grupe të interesit.

Dy liderët e LDK-së postrugoviane, me (pa) fajin e tyre u treguan të pasuksesshëm në konsolidimin e partisë, i pasuksesshëm në përpjekjet e tij për "ruajtjen" e frymës rugoviane mbeti edhe akademiku tjetër Nexhat Daci, i cili asnjëherë nuk arriti t'i konkretizoj ekuacionet kimike me ato politike, sadoqë televizioni politik (publik) RTK-ja po ja mundëson qasjen në rrjedhat politike !

Elektorati rugovian i LDK-së, në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim nuk guxon të bëjë hapa prapa, nuk guxon të bëjë "eksperimente" të reja me elemente të vjetruara, kur në radhët e saja ka plot kuadro të reja, të përgaditura mirë, me gjak dhe frymë të pastër rugoviane që janë të zotët të bëjnë ndryshime epokale në parti.

Më shumë se veprimet e grupeve të interesit po më befasojnë disa eksponent mbrenda LDK-së, përfshirë analist dhe gazetar që gjithmonë ishin kundër bashkqeverisjës PDK-LDK, ndërsa së fundmi kanë filluar t'i këndojnë "hymne" kurorës së turpit mes dy rivalëve historik !

LDK-ja nuk është pronë private e askujtë, por është vlerë dhe pasuri kombëtare e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Andaj "rebelimi" i qindramijëra votuesve besnik për mbrojtjën e vlerave rugoviane në këtë parti është po aq i arsyeshëm dhe me vlerë sa vet ekzistenca e tyre.

FLORIM ZEQA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË BENELUKS I BALLKANIT MUND TË PARANDALOJË NJË PËRPLASJE NË MES TË HISTORISË DHE GJEOGRAFISËNga BLERIM REKA (12.12.2014)
NJË HISTORI ME SHQIPTARË ORTODOKSË - QË KA TRONDITUR MAQEDONINË (12.12.2014)
MODELJA SHQIPTARE STELA MATOSHI PËRZGJIDHET 'MBRETËRESHA E EVROPËS 2014' (12.10.2014)
JETË E HUMBUNNga EJËLL ÇOBA (12.09.2014)
MË KA PAS THANË NJË PLAK!-E ribotoj sot në 28 vjetorin e ndarjes nga jeta të babait tim-Nga ZEQIR LUSHAJ (12.08.2014)
SHQIPËRIA - NJË RAST I VEÇANTË, POR JO I VEÇUARNga ANA LALAJ (12.07.2014)
PESHKOPIA, VARFËRI DHE MUNDËSI ZHVILLIMINë qytetin e Peshkopisë rreth 800 familje jetojnë me ndihma sociale dhe shumë të tjera mbahen me tregti dhe biznese të vogla (12.07.2014)
KINEZËT - NDARJA ME SHQIPTARËT, E HIDHUR DHE MALLËNGJYESE (12.05.2014)
SINADINOVSKI - NË FAMILJEN TONË FLITEJ SHQIP, BABAI IM THOSHTE SE NE JEMI SHQIPTARË (12.05.2014)
ËNDËRRAT PRESIN VENONËNNga LETICIA GARGJOLA (12.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]