VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ARMINA - JA DETAJET E LIDHJES SIME ME SHKËLZENIN

E Mërkurë, 12.17.2014, 09:55am (GMT1)


“U bë kohë që lidhja jonë përflitet, por e vërteta është shumë e thjeshtë dhe e qartë. Ne jemi një çift i dashuruar dhe i lumtur sëbashku”. Kështu ka folur Armina Mevlani, e dashura 24 vjeçare e Shkëlzen Berishës e cila ka pranuar që për herë të parë të japë një intervistë lidhur me marrëdhënien e saj me të birin e ish kryeministrit. Për një kohë të gjatë çifti i dashuruar e ka mbajtur “top secret” lidhjen e tij, më shumë për arsye politike sesa për interes të të dyve. Vetëm një vit më pare, ata vendosën të shfaqen publikisht edhe në mjedise të hapura.”Gati një vit më parë vendosëm të dalim në publik, flas për restorante apo lokale. Pastaj u publikuan fotot e para dhe normalisht kjo do të ishte e pashmangshme. E gjitha kjo, pra dalja jonë, erdhi natyrale dhe nuk pati një planifikim nga ne” ka thënë Mevlani në intervistën për revistën “Shija”, për të cilën ka pranuar të rrëfejë për herë të parë historinë e saj.

Në fakt e vërteta nuk është krejtësisht kështu. Sepse për një kohë të gjatë lidhja e Shkëlzenit, në kohën kur babai i tij qe ende kryeministër, ruhej gati si një sekret shtetëror. Në mjediset e Tiranës rozë flitej hapur që gjatë vitit 2012 se i biri i Berishës po ndahej nga gruaja e parë shqiptaro suedezja Sadie Berisha. Flitej se Shkëlzeni ishte njohur dhe dashuruar me modelen e re Armina Mevlani. Ata kishin qenë së bashku në një mbrëmje miqsh, në katin e 24 kullës pranë stadiumit Qemal Stafa dhe aty Armina sapo e kish parë i ishte hedhur në krahë Shkëlzenit. Gojët e liga thonë e piketoi duke u nisur nga thashethemnaja për pasurinë e tij dhe nga sharmi i të qenit bir i njeriut më të fuqishëm të vended. Shumëkush pohon se paraja dhe pushteti kanë rolin e një afrodiziaku të papërballueshëm tek femrat. Ndërsa miqtë flasin për dashuri me shikim të parë. Armina vetë e ka treguar kështu historinë: “Në fakt mund ta pranoj, ishte dashuri me shikim të parë. Unë Zenin e kisha parë edhe më parë, por nuk e njihja kush ishte. Edhe para kësaj mbrëmjeje kur e kam parë më është dukur si dikush që ngjall interes, por as vetë nuk e kuptoja sa e fortë ishte kjo tërheqje derisa e njoha” tregon sot Armina.
Njohja e papritur u bë menjëherë lidhje e qëndrueshme, për të cilën, për një kohë të gjatë, pothuajse nuk foli askush. Vetëm në fillim të vitit 2013, kur po afroheshin zgjedhjet e përgjithshme, gazetat e majta dhe ato kundërshtare me Berishën, vendosën ta përdornin këtë histori në funksion të garës elektorale që po afrohej. Gazeta “DITA” në numrin e saj të datës 26 janar 2013 njoftoi një problem me çiftin Berisha. Gazeta e vuri këtë temë në faqen e saj të parë dhe e shoqëroi me një foto disi provokuese. Aty shfaqej një fotografi e Shkëlzenit me Sadijen e grisur në mes. Titulli ishte: ”C’po ndodh në familjen Berisha”? Një titull krejt për qëllime elektorale. Por gazeta atë ditë u shit e gjitha që në orët e para të mëngjesit. Ashtu siç ndodh rrallë herë me shtypiin e shkruar, kur guxon ndonjëherë të thotë të vërtetat, historia tregoi se po ngjiste.

Njerzit gjenin aty konfirmimin e asaj që përflitej në kafenetë e Tiranës. Në fakt çifti i Shkëlzenit me Sadijen kishte ngjallur gjithnjë një kuriozitet. Ajo lidhje 15 vjecare, e njgjizur në Sthokolm, ishte për shumëçka tërheqëse. Ai, Shkëlzeni pra, ishte njohur me të kur i kish vajtur në shtëpi për tu strehuar pas ngjarjeve të vitit 1997. Aty kish takuar këtë grua që kishte dy fëmijë nga një martesë me e hershme dhe e dështuar. Ajo qe 8 vite më e madhe dhe prindrit e saj po e mikprisnin djalin e ish presidentit të rrëzuar pas “revolucionit” të ’97, ishin kushërij të largët të Berishës. E gjitha dukej tërheqëse. Një fabul nga ato që nxisin kërshërinë e publikut. Megjithëse çifti i kthyer nga Stohkolmi u vendos që në vitin 2005 në Tiranë përflitej se vetë Sali Berisha kishte vështirësi ta pranonte këtë lidhje. Për një kohë të gjatë ai do të rrefuzonte ta njihte atë. Pr kjo nuk do ta pengonte ciftin tashmë të martuar, të krijonin një familje të plotë me dy fëmijë dhe të vendoseshin më pas për të jetuar një periferi të Tiranës, pas vendit ku sot gjendet qëndra e madhe tregtare TEG. Në prill të vitit 2012, Sadije Berisha do të bëhej qytetare e Shqipërisë me një dekret të presidentit Bamir Topi dhe cifti po përgatitej të festonte 15 vjetorin sëbashku. Pikërisht atëhere në lojë u fut Armina që e njohu Shkëlzenin në restorantin luksoz të katit të 24-t. Dhe gati një vit më pas, gazeta Dita do të fliste për herë të parë për ndarjen e çiftit, në 26 janar 2012. “Pyetjet e para lindën pas postimit të një fotografie familjare për Vitin e Ri në profilin e kryeministrit Sali Berisha në Facebook.

Në foto ndodheshin të gjithë pjesëtarët e familjes përveç Sadije Berishës, bashkëshortes së Shkëlzen Berishës. Me sa duket pyetja “pse” u bë bezdisëse sepse fotoja në fjalë u hoq nga profili i Berishës, pas pak kohe”, shkruan gazeta. Reporterët e saj kishin filluar verifikimet. “Në programin TIMS ku regjistrohen të gjithë hyrje-daljet në Shqipëri, rezulton se znj.Berisha është larguar bashkë me fëmijët me “Austrian Airlines” nga Rinasi në datën 1 dhjetor të vitit të kaluar. Megjithëse kanë kaluar tashmë 45 ditë, ajo nuk është rikthyer. Nuk ka qenë as në festimet e Vitit të Ri të familjes Berisha, gjë që shpjegon mungesën e saj në foto”, raportonin investiguesit. “Çfarë ka ndodhur”- pyeste gazeta? Dhe jepte versionin e saj: “Ka zëra të besueshëm se Sadije Berisha nusja e djalit të kryeministrit Berisha është larguar nga shtëpia dhe nga Shqipëria. Është në prag divorci me Shkëlzen Berishën? Kjo është hipoteza e parë që të vjen në mend, sidomos duke patur parasysh fjalët që qarkullojnë në Tiranë për një lidhje të djalit të kryeministrit me të bijën e një personazhi të njohur televiziv, lidhje e kuptuar tashmë, sipas këtyre zërave edhe nga znj.Berisha. Por largimi i saj dhe i fëmijëve është mbajtur i fshehur për shkak se një krisje e tillë në prag fushate elektorale dëmton imazhin e familjes tradicionale, që kreu i PD-së dhe kryeministër aktual i vendit, e ka shumë për zemër”.

Por pas nuk do të mbetej edhe gazeta tjetër “Shekulli”. Duke folur për të njëjtën gjarje ajo do ti drejtohej vetë me një pyetje, 22 vjeçares Armina Mevlani, të përfolur si shkaktarja për prishjen e martesës. Ajo tha shkurt për gazetën se “as e mohonte, as e pohonte, por nuk mund të komentonte më tej”.

Lidhur me prishjen e martesës dhe lidhjen e re të Shkëlzenit, po zhvillohej një betejë e vërtetë politike. Miqte e familjes së kryeministrit dhe rrethi i tij, mundoheshin ta mbanin sekret. Mediat kundërshtare mundoheshin ta frynin. Vetë Berisha bëri cështe e mundur për ta fshehur skandalin. U krijua një lidhje me nusen e larguar drejt Suedisë, që ajo të kthehej në Tiranë, dhe të pozonte një një foto publike sëbashku me fëmijët dhe kryeministrin, përpara zgjedhjeve. Por këtë skenar e prishi Shkëlzeni i cili refuzoi të pozonte. Mendja e tij tashmë ishte tjetërkund. Ai ishte angazhuar në një lidhje tjetër që forcohej dita ditës. Prokupimi i tij i vetëm ishte që kjo të mos bëhej barrë për të atin, së paku deri në zgjedhje.

Pikërisht për këtë gjë, për sekretin e familjes shkroi në atë kohë një editorial edhe Mero Baze. “Lidhja e re e Shkëlzenit nuk ka pse perflitet, pasi sic e dime dhe e shohim të gjithë përditë, ai është i lidhur me një vajzë të bukur, e njohur në rrethet e medies dhe e familjarizuar me këtë lidhje, së paku publikisht, prej një viti. E vetmja gjë që bën përshtypje në këtë histori dhe ngjall një lloj vëmendje të pazakontë, është fakti se përse i biri i kryeministrit kërkon ta fshehë me çdo kusht lidhjen deri më 23 qershor dhe pse mendon se kjo mund t’i prishë punë në zgjedhje babait të vet” pyeste Baze në gazetën Tema. Dhe kësaj dileme i jepte këtë përgjigje: ”Pikë së pari mendoj se shoqëria shqiptare është më e zhvilluar se frika dhe komplekset e Familjes Berisha. Kjo është një shoqëri që ia ka pranuar divorcin dhe martesën e re një kryeministri në moshën 50 vjeçare dhe jo më djalit 30 e ca vjeçar të një kryeministri në detyrë. Fatos Nano bile e ka përdorur për një ringjallje politike martesën e tij të re dhe askush në Shqipëri, as veteranët fanatikë dhe as konservatorët, nuk kanë hezituar ta mbështesin për këtë gjë. Shija e keqe që lë në këtë rast Familja është pikërisht diferenca që krijon mes trumbetimit të liberalizmit dhe fshehjes së një akti normal në jetën e tyre private. Diferenca mes mënyrës se si është sjellë Fatos Nano me historinë e tij dhe mënyra se sillet Sali Berisha duke i imponuar të birit të tij gjithë këtë sjellje hipokrite, është diferenca reale dhe regresi real që na qeveris edhe në raportin mes Sali Berishës dhe Fatos Nanos dhe jo më me pasardhësit e rinj socialistë”.

Do duhej të kryheshin zgjedhjet e qershorit 2013, do duhej të largohej Berisha nga kryeministër që lidhja e re e dy të rijve të fillonte afirmohej edhe publikisht.

Ashtu sikurse ka rrëfyer vetë Armina ata filluan të shfaqen në ambiente publike rreth një vit më parë, pra vetëm pak kohë pas Sali Berisha ishte larguar nga zyrat e pushtetit. Ata fillimisht u panë në mbrëmje të përbashkëta miqsh demokratë të rij ku dhe u bënë fotografitë e para. Më pas filluan të hedhim fjali me dy kuptime në rrejtet sociale. Lidhja tanimë qe një realitet, politika nuk e pengonte dot më dhe nuk kishte asgjë që mund ta ndalte. Përpos faktit se familja Berisha nuk e kishte pranuar atë. E dashura e re e Shkëlzenit për Sali dhe Liri Berishën, mbetej ende ilegale. Vetë Armina bëri disa përpjekje për ta kaluar këtë prag. Ajo nuk hidhte më foto joshëse në facebook dhe instagram dhe filloi që ne llogaritë e saj ti shfrytëzonte jo vetëm për të ekspozuar gjoksin shpërthyes dhe të pasmet joshëse, por edhe për të bërë nga pak politikë. Statuset e saj kundër gjobave të policisë dhe kundër vetë Edi Ramës, u përcollën nga të gjitha mediat.
Por nuk dihet sesa këto sinjale të forta kanë arritur të afektojnë intransigjencën e njohur të ish kryeministrit. Sot vetë Armina i është përgjigjur tërthorazi pyetjes së revistës “Shija” se a e ka pranuar familja Berisha lidhjen e tyre.” Mund të themi se nga familjet tona kemi pasur përkrahje maksimale” është mjaftuar të komentojë ajo.

Megjithatë çifti vazhdonte në rrugën e tij. Në qershor të këtij viti, për hetë të parë revista “Who”, publikoi fotot e para të të dyve sëbashku dhe pjesëza nga historia e dashurisë së tyre. Gjithshka duhet të ketë qenë e paramenduar sepse fotoja e nxjerrë në faqe të parë ishte shumë idilike dhe ajo qe bërë pikërisht në mjediset e atij restoranti ku Shkëlzeni me Arminën ishin njohur.

Nuk vonoi shumë dhe në fund të shtatorit vëtë Shkëlzen Berisha vendosi ti japë fund të gjitha hamendësimeve që tani ishin të kota. Me një postim, nga to për të cilat vdesin femrat, të cilave po aq sa ndjenja u pëlqen edhe shpallja publike e dashurisë nga partnerët e tyre, ai shkruajti në Facebook: “with mi love” (me dashurinë time) duke e shoqëruar me një foto të të dyve. Ndoshta nga ndrojtja, ndoshta për të testuar opinionin, apo ndoshta për një tekë dashurie, postimi u bë në orët e para të mëngjesit.

Dhe reagimi nuk mungoi. Pak kohë më pas, poshtë kësaj deklarate, Armina vuri këngën Lovesong të “The cure” ku spikasin vargjet: “do të të dua për gjithmonë”. Për të festuar këtë ngjarje në jetën e tyre të dy të dashuruarit të njohur tashmë dhe publikisht shkuan të festonin në fund të shtatorit në javën e modës në Paris. Ata nuk kanë më asnjë të fshehtë për publikun. Fotot e tyre në pallatin e brigadave gjatë promovimit të librit të Blendi Fevziut u rimorën edhe njëherë nga mediat.

Historia e tyre tashmë është e hapur. Përpos një dileme: a do të martohen? “Për të thënë martesë është shumë shpejt pasi ne e kemi marrë me qetësi këtë lidhje, duke shijuar cdo hap të saj duke kaluar kohë së bashku dhe duke njohur akoma dhe më mirë njëri tjetrin” ka thënë Armina në intervistën e saj të fundit, duke shtuar: “pjesën më të madhe të kohës e kalojmë sëbashku”. Deri kur? Është shpejt për të vënë bast. Lidhja e mëparshme e Shkëlzenit zgjati 15 vjet.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.