E Premte, 09.25.2020, 10:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
AKSIDENTOHET RËNDË ÇIM PEKA, VDES SHOQËRUESJA, VAJZA E ISH AMBASADORIT

E Premte, 02.20.2015, 08:22am (GMT+1)




Tiranë - Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 19:30 në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan. Në aksident është përfshirë një automjet “Benz” me targë AA 099 GB dhe një “Audi” me targë AA 566 HT. Me makinën tip "Benz" udhëtonte gazetari, Çim Peka dhe Fleura Kola, vajza e ish-ambasadorit shqiptar në Romë, Llesh Kola, ndërsa me "Audi"-n, shtetasi Emiljano Pelushi. Fleura ka mbërritur e pajetë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ndërsa Peka i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirugjikale.

10665392_10152734585288887_3702745507686190608_n

Përplasja fatale për vajzën e ish-ambasadorit ndodhi në afërsi të Mulletit, në aksin Tiranë-Elbasan, kur ata po ktheheshin nga qyteti i Elbasanit, ndërsa makina tjetër vinte nga Tirana. 29-vjeçarja Fleura Kola kishte mbetur e bllokuar brenda automjetit, në sediljen e parë. Për nxjerrjen e trupit të saj nga makina e gazetarit, është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse. Burime policore thanë se vajza e re kishte marrë dëmtime të forta në kokë, të cilat i kanë shkaktuar edhe vdekjen.

Ndërkohë gazetari Çim Peka ka marrë fraktura në qafë, këmbë e pjesë të tjera të trupit, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ai ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. I plagosur në aksident ka mbetur edhe shtetasi Edmond Pelushi që drejtonte mjetin tip “Audi”. Në spital kanë mbërritur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. Kujtojmë se Peka është vëllai i ish-zv.ministrit të djathtë, Avenir Peka.

10404105_10152722501213283_3857383287267748500_n

Nga të dhënat e para, aksidenti u shkaktua nga mungesa e sinjalistikës në rrugë, por nuk përjashtohet edhe shpejtësia e madhe e lëvizjes së dy makinave. Ky është aksidenti i dytë që përfshin familjen Peka. Vetëm pak kohë më parë, djali i vëllait të gazetarit, ish-zv.ministrit të Brendshëm, Avenir Peka humbi jetën në një aksident tragjik pranë Kopshtit Botanik.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HOXHALLARËT 'SHQIPTARË' NDËSHKOJNË SHQIPONJËN, PËRDHOSIN FLAMURIN KOMBËTAR!!!Opinion nga ASLLAN DIBRANI (02.19.2015)
QasjeSHQETËSIM ME ARSYENga CENË PUSHKOLLI (02.18.2015)
SI HAHET PAVARËSIASatirë nga AGIM GASHI (02.17.2015)
ENGJËLL BERISHA - PEDAGOGU QË I DHA SHUMË MUZIKOLOGJISË SHQIPTARE (02.16.2015)
KOLEC TRABOINI E DI PSE 'FAJIN E KA HEKUBA'…Nga MURAT GECAJ (02.14.2015)
SHABAN DEMIRAJ DHE ILIRËSIA E EPIRITNga RAMI MEMUSHAJ (02.13.2015)
EDHE NJË HERË PËR PARALIZËN POLITIKE TË KOSOVËSNga ABAS FEJZULLAHI (02.12.2015)
NJË FJALË GOJE !!-Mbas një bisede, (pa pergjigje nga ana ime)-Poezi nga ZEQIR LUSHAJ (02.10.2015)
SADIK SELMAN LUSHAJ - QYTETAR NDERI POST MORTUM I KOMUNËS LEKBIBAJNga SELIM NËNGURRA (02.09.2015)
KUR SHQIPËRIA DO TË BËHEJ PJESË E FEDERATËS JUGOSLLAVEProjektet për Federatën Ballkanike dhe e ardhmja e Shqipërisë (1943-1945)Nga ANA LALAJ (02.07.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2020  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]