E Premte, 12.13.2019, 02:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
HULLIJA E KAMERËS  DHE DASHURIA NDAJ PROFESIONIT
Remzije Ferati – Isufi – Autore dhe skenariste
Fotoreportazh nga TAHIR BEZHANI

E Enjte, 03.05.2015, 09:16am (GMT+1)



          
            Remzije Ferati – Isufi – Autore dhe skenariste
 
  Pas lufte në Kosovë jeta filloi nga xeroja për të gjithë  qyetaret e sajë,sepse,armiku kishte lënë   shkretirë vendin tonë,të djegur e të plaçkitur,i teri shkrumb.
Remzije Ferati-Isufi,një entuziaste e pashembullt dhe e dashuruar në gazetari,  poezi,këngë, e perpiluese tekstësh të ndryshme,një humaniste mbi të gjitha,menjëherë  iu ças punës në gazetari,së pari në TV-Syri(2001) të Gjakovës,pastaj në TV Opinion të Prizrenit,për të kaluar me 2003 në RTK –në,Prishtinë.,ku edhe sot punon. Eshtë gazetarja e parë në historikun e TV Syrit që hapë dritaren e parë të lajmeve në këtë shtëpi informative me rëndësi  për Gjakovën e më gjërë.

 Ka vite qe tandemi bashkëshortërorë,Remzije e Sadik Isufi, me te birin student, Edmondin, punojnë në RTK-në, redaksinë e programacionit dokumentar,të Prishtinës. Që nga viti 2003 e deri me tani kanë realizuar rreth 185 dokumentarë e reportazhe, në të gjitha lëmitë e jetës,kanë ndriquar  shumë figura emblematike e me rëndësi të jetës  kulturore , historike  e kombëtare,të luftërave të ndryshme, emrat e të cilëve nuk ishin ndëgjuar deri në ditët e pasçlirimit të Kosovës.
Që kur filluan të meren me këtë profesion delikat por edhe human,kanë realizuar:130 dokumentarë për RTK-n, për TV.Opinion 5 dhe 50 për TV-Syri. Jo vetem ,kanë realizuar edhe 120 radiodokumentarë të ndryshëm për Radio-Kosovën,ku moren çmimin e dytë mbarëkombëtarë me 2009 me emisinon “Bashkëshortët pa emër”.Për dokumentarin “Një zog plot shpresë”,u shpërblyen me çmimin e “Rudolf Sopi”,për kameren më të mirë. Kanë edhe mirenjohje tjera,por modestija e tyre,ka vlera njerzore,ndihen mirë me knaqësinë e të tjerëve pas emitimit te emisioneve kur marin shumë telefonata falendëruese….


              Syri i kamerës së RTK-së edhe në Tropojë
    
Pos emisioneve të realizuara nëpër anë të ndryshme të Kosovës,kamera e këtij ekipi të talentuar,me skenaristen     Remzije Ferati-Isufi dhe bashkëshortin,Sadiku,producent, Edmondi kameraman, syrin e kamerës e drejtuan viseve  të Tropojës,aty ku ka përsonalitete të mbetura larg kujtesës e që veprat e tyre nepër kohë janë madhore në të gjitha fushat e jetës. Kjo treshe ekipore e mrekulluar,me punën e pa lodhshëme, nxorri nga pluhuri i harresës disa emra me rëndësi historike, që kishin dhënë kontribut për vendin ,por  të mbetur në periferinë e kohës. Vetëm në pjesën e Tropojës,(Malësisë së Gjakovës),kanë realizuar dhjet emisione dokumentare përmbajtësore me rëndësi kulturore e historike për kombin tone. Koha mbulon,  koha shpalon gjërat me vlerë…..Vet autorëve të emisioneve dokumentarë ,u kanë mbetur mbresa të pa harruara gjatë punimeve në mbledhjen e faktografive për  persona të caktuar.
 Njëri nga emisionet për mbamendje ,të cilin e mbajnë për zemër,siç thonë,është “Malsori”-2008,”Bajram Curri i Dragobisë”,me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë,”Çika e Dragobisë”,emison për  doajenen e këngës folklorike,Fatime Sokoli etj, Të gjitha këto,të punuara me një përkushtim e profesionalizëm të paparë,e që janë arti i së bukurës. Emisonet e tilla jo vetëm se kënaqin sy e zemra njerzish,por inspirojnë, frymëzojnë, lodrojnë muzën krijuese të krijuesve tanë.
 -Ndjeshmëria dhe efeket e emisioneve dokumentare.
Është pjesë e jetës,i pa harruar kurrë,emisioni “Një zog plot shpresë”,ku bëhej fjalë për portretin fatkeq të Arian Krasniqit nga Malisheva,fëmijë i lindur me të meta fizike(pa dy duar),totalisht i pa aftë për jetë e punë,nën kushte të rënda ekonomike,emision i cili përloti mija njerëz anekend rruzullit kah përhapej emisioni. Pas emitimit të këtij emisioni,autorët përmes telefonit morën shumë lëvdata,ndërsa në gjirollogarinë e përsonit Arian Krasniqit ,filloi derdhja e mjeteve matriale,si ndihmë humanitare Mbeti e lidhur një miqësi  mes familjarëve të Arianit dhe autorëve të dokumentarit,Remzijes,Sadikut e Edit.Ajo miqësi i bënë të ndihen të lumtur,krenarë dhe të shpërblyer nga Zoti. Ata edhe sot nuk e mëshefin këtë kënaqësi,ndihen të lumtur e krenarë.Ndyshe,kjo punë vlersohet me fjalën humanizëm  apo mirësi  njerzore.



Këmbngulësia për gazetari hulumtuese, jep rezulltat historik.
   
Njëri ndër rastet më karakteristike në karieren e këtij ekipi brilant në përgaditjen e emisioneve dokumentare,dhe njëri nga emisionet më domethënëse,është emisioni “Letër e djegur”,ku bëhet fjalë për vrasjën e Hajdar Jupes nga fshati Bec i Gjakovës,në luftën e Dytë botërore,pikërisht në vitin 1944,në vendin e quajtur“Livadhet e gjakut”,mes Kosovës e Malit të Zi(Plavë e Guci,vise shqiptare).
Nipi i të vrarit,Ilir Hajdari nga Beci i Gjakovës,përmes një ëndrre,iu kishte paraftyruar axha i tij,Hajdari,i cili i thot:”që sa kohë jam i vrarë e nuk bani asgjë për mue….”Kët rast Iliri ia rrëfen gazetarës,Remzije dhe ekipit të dokumentarëve,të cilët,duke aplikuar  gazetari hulumtuese, me këmbëngulje,zgjërojnë bisedat me shumë njerëz,edhe përmes telefonave,marin informacione rreth rastit dhe vendit të ngjarjës.Zbulimi i varrit  të ndjerit ,Hajdar Jupa nga Beci, vrarë me 1944 në vendin e quajtur “Livadhet e gjakut”,mes Kosovës e Plaves e Gucisë,zbulohet tërsisht pas emitimit të dokumentarit në RTK,me ç’rast,një i moshuar nga Plava,njofton se e din saktësisht varrin e tij dhe kohen kur ishte vrarë Hajdari Në atë vend janë zbuluar edhe shumë varreza të shqiptarëve tjerë të vrarë gjatë luftërave të ndryshme në mbrojtje të trojeve tona.

Kur ka shkuar Iliri dhe ka konstatuar përmes dëshmive varrin e axhës së tij,Hajdarit,dhe kur ka tentuar në bartjen e eshtërave,një plak  vendas i thot:”jo,mos i mer eshtrat e axhës,banja përmendoren,verja kujtimin ,se ne,duke bartur eshtrat e luftetarëve nga vendet ku luftuan,u krijuam armiqeve dëshmi se për këtë vend askush nuk është vrarë kurrë dhe s’është tokë e jona….”  Ky rast,gjithësesi i vaçant për një ekip gazetarësh qe gjithënjë vepron në teren,është më se i vaçant dhe mbetët shembull pune me vlerë e rrespekt  për ekipin e RTK-së dhe gazetaren Remzije Ferati-Isufi.

E gjithë puna e tyre, gjatë këtyre viteve të pasluftës,sukseset e arritura në dokumentarët plot argumente ne fusha të ndryshme të jetës, jo vetem se meritojnë një rrespekt të vaçant,por do thoja,nga institucionet tona, edhe nje kujdesje për vlersimin e vlerave  te punës në shum fusha të jetës me  rëndësi historike.

TAHIR BEZHANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LETËR SHTËPISË SË LIRISË SHQIPTARO-AMERIKANEPRANONI NJË FALËNDERIM TË TRISHTË TIMINNga VISAR ZHITI (03.03.2015)
1951, SI U PUSHKATUA JONUZ KACELI - FLASIN FËMIJËT E TIJ, VËLLEZËRIT OSMAN DHE MIRVJEN KACELINga ALBERT Z ZHOLI (03.02.2015)
FESTIVALI NË MONTEKARLO - YLLKA MUJOS I JEPET ÇMIMI I KARRIERËS (03.02.2015)
INTERVISTË E RRALLË E ISMAIL QEMALIT DHËNË GAZETARIT ITALIAN - ÇËSHTJA E PRINCIPATËS SË SHQIPËRISË (03.01.2015)
PO FLITET SE...!Vështrim nga CENË PUSHKOLLI (02.28.2015)
Reportazh dhe fotogaleri, SHQIPËRIA KOMUNISTE 1980 - NËN OBJEKTIVIN E REVISTËS 'NATIONAL GEOGRAPHIC' (02.28.2015)
MENDIME PËR ZHVILLIMET E FUNDIT NË RRJEDHAT E SIPËRME TË VJOSËSNga KSENOFON KRISAFI (02.27.2015)
NË VENDLINDJEN E MBRETËRESHËS TEUTË PO KRYHEN GËRMIME ARKEOLOGJIKE (02.24.2015)
AVOKATI - ÇIM PEKA ËSHTË FAJTOR PËR VDEKJEN E FLEURA KOLËS (02.24.2015)
DUKURI NË RRITJE BRAKTISJA E FSHATRAVE NË KOSOVË - FSHATI QË KISHTE DHJETËRA SHTËPI, TANI KA MBETUR ME DY SHTËPI DHE KATËR NXËNËS SHKOLLE (02.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]