E Djelë, 12.08.2019, 01:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
FESTA E MËSUESIT, ME LULE DHE LIBRA…
(Veprimtari e Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë)
Nga prof. Murat Gecaj, sekretar i Përgjithshëm i SHASH

E Shtunë, 03.07.2015, 11:32am (GMT+1)


Mbrëmë, salla e bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet kishte gjallëri jo të zakonshme. Në mjediset e saj kishin ardhur mësues e pedagogë, drejtues shkollash, prindër dhe të ftuar të tjerë. Ata do ta festonin sëbashku 7 Marsin, “Ditën e Arsimit Kombëtar Shqiptar”. Në mënyrë simbolike, atyre iu dhruan trëndafila e karafila, me të cilët e uruan përzemërisht njëri-tjetrin.
Në këtë veprimtari, që ishte organizuar nga Shoqata e Arsimtarëve të Shqipërisë, për t’i përshendetur pjesëmarrësit, e para e mori fjalën kryetarja, Yllka Beçi. Ndër të tjera, shkurtimisht, ajo përmendi udhën e përshkuar nga shkolla kombëtare shqipe, që nga 7 Marsi i vitit 1887 dhe deri në ditët e sotme. Po kështu, nënvizoi ndihmesën e dhënë nga kjo Shoqatë, gjatë afër 19 vjetëve, qëkur u krijua ajo. Përveç veprimtarive të organizuara, vit pas viti, si në Tiranë e në rrethe, ajo është bërë mbështetje e punës së mësuesve dhe drejtuesve të arsimit në jetën mësimore-edukative, në shkolla e jashtë tyre. Ndër të tjera, të frytshme kanë qenë edhe nismat që janë marrë, sidomos ajo për dhurimin e librave për bibliotekat e shkollave. Fillestar i kësaj nisme ishte i ndjeri prof. Shefik Osmani dhe është pasuar nga disa shkrimtarë të tjerë, ndër ta edhe të letërsisë për fëmijë, si Skënder Hasko, Bardhyl Xhama e Viron Kona, Hektor Veshi, Pajtim Bejtja, Murat Gecaj etj.
Në fjalën e saj, gjithashtu, znj.Yllka u ndal në çështje aktuale të mësimit dhe edukimit në shkollat tona sot, duke nënvizuar domosdoshmërinë e forcimit të përmbajtjes së saj. Kjo kërkesë bëhet më tëpër e nevojshme në kushtet, kur Shqipëria punon e shpreson që të hyjë, sa më pare, në Bashkësinë Europiane.
Për këtë festë të gëzuar, në pamundësi ardhjeje, mësues të ndryshëm i kishin dërguar përshëndetjet e tyre. Ndër ato, që dhe u lexua në këtë veprimtari, ishte ajo e mësuesit veteran, poetit e shkrimtarit Përparim Hysi. Në mes tjerash, ai thoshte: “E kam quajtur veten me fat, se kam dalë nga "Fidanishtja e Arsimit Kombëtar Shqiptar", pra nga ish-Normalja e Elbasanit. Kam punuar në arsim jo pak, po plot 41 vjet. Kështu, shërbeva: mësues në 8-vjeçare e të mësme; kryetar komisioni për gjuhë e letërsi shqipe; drejtor shkolle; formator dhe deri inspektor pranë Drejtorisë Arsimore në Fier, për 4-vjet me radhë…”.
Një ndër nismat, që ka ndërmarrë në muajt e fundit, Shoqata e Letërsisë për Fëmijë e të Rinj, është: “Libra, për ditëlindjet e fëmijëve tanë”. Për këtë nismë foli shkrimtari Bardhyl Xhama, i cili nënvizoi që synimi ynë është që nxënësit tanë të afrohen sa më shumë me librin. Prandaj, në këtë drejtim, kërkohen, si puna e kujdesi i mësuesve, por dhe i tërë prindërve tanë e mbarë shoqërisë shqiptare.
Duke qenë në këtë mjedis festiv, disa autorë librash gjetën rastin të dhurojnë botime të tyre, për pjesëmarrësit në Festën e Mësuesit. Kështu, prof.dr. Hektor Veshi paraqiti e dhuroi librin e tij më të ri, “Përballë gjakmarrjes”, në të cilin trajtohet edhe shqetësimi ynë i përbashkët për kufizimin e shkollimit të mjaft fëmijëve tanë, si shkak i kësaj plage të rëndë shoqërore. Ndërsa mësuesja veterane, autore e librit të mëparshëm kushtuar “Artistes së Popullit” Vaçe Zala, dhuroi librin e saj të ri, “Frymëmarrja e një gruaje”, me ese, sica dhe poezi. Në vazhdim, krijuesja e re Ganimete Thaçi ose, e njohur ndryshe, “Çika Hasjane” dhuroi disa kopje të librit të saj, kushtuar atdhetarit të njohur, në luftërat për pavarësi e liri, Ali Ibër Neza.Për krijimtarinë e saj foli edhe shkrimtarja Natasha Dhoska, e cila tha se është e nevojshme që autorët tanë të dhurojnë libra edhe për shtëpitë e femijëve dhe shtëpitë e të moshuarëve.
Duke qenë gjithnjë në këtë mjedis festiv dhe ku po flitej për librat, nga kryesia e ShASh u bë thirrje që poetët, shkrimtarët dhe krijuesit e tjerë ta mbështesin nismën e saj, që ata të dhurojnë kopje të botimeve të tyre, për shkollat e zonavë te përmbytura, të cilat u dëmtuan rëndë, në kohët e fundit.
Ishte kënaqësi për pjesëmarrësit në këtë veprimtari, kur vogëlushja e klasës së parë, në shkollën 9-vjeçare të kryeqytetit, Dea Mullahaj e recitoi me pasion poezinë, “Mësueses sime të parë”. Salla shpërtheu në duartrokitje, kur ajo i dhuroi një buqetë më lule të freskëta dhe e përqafoi me shumë dashuri, mësuesen e saj, Dava Marku.
Pastaj, pjesëmarrësit i vazhduan bisedat e tyre dhe bënë fotografi të përbashkëta, në koktejin që ishte shtruar me këtë rast.
Këtë veprimtari festive të ShASh, në prag të 7 Marsit 2015, e mbështetën Muzeu Historik Kombtar, Albacredits (Ermira Skënderi) dhe Ilia Terpini, “Artist i merituar” e “Mjeshtër i Madh”.

Tiranë, 6 mars 2015

Prof. MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ETIKA DHE NDËRGJEGJIA SHTETËRORE DHE NACIONALE NË UDHËKRYQE TË NDRYSHME OSE BARAZPESHË-Apo, çfarë (çka ) po ndodh në Kosovë?!Nga AGRON SHABANI (03.06.2015)
HULLIJA E KAMERËS  DHE DASHURIA NDAJ PROFESIONITRemzije Ferati – Isufi – Autore dhe skenariste Fotoreportazh nga TAHIR BEZHANI (03.05.2015)
LETËR SHTËPISË SË LIRISË SHQIPTARO-AMERIKANEPRANONI NJË FALËNDERIM TË TRISHTË TIMINNga VISAR ZHITI (03.03.2015)
1951, SI U PUSHKATUA JONUZ KACELI - FLASIN FËMIJËT E TIJ, VËLLEZËRIT OSMAN DHE MIRVJEN KACELINga ALBERT Z ZHOLI (03.02.2015)
FESTIVALI NË MONTEKARLO - YLLKA MUJOS I JEPET ÇMIMI I KARRIERËS (03.02.2015)
INTERVISTË E RRALLË E ISMAIL QEMALIT DHËNË GAZETARIT ITALIAN - ÇËSHTJA E PRINCIPATËS SË SHQIPËRISË (03.01.2015)
PO FLITET SE...!Vështrim nga CENË PUSHKOLLI (02.28.2015)
Reportazh dhe fotogaleri, SHQIPËRIA KOMUNISTE 1980 - NËN OBJEKTIVIN E REVISTËS 'NATIONAL GEOGRAPHIC' (02.28.2015)
MENDIME PËR ZHVILLIMET E FUNDIT NË RRJEDHAT E SIPËRME TË VJOSËSNga KSENOFON KRISAFI (02.27.2015)
NË VENDLINDJEN E MBRETËRESHËS TEUTË PO KRYHEN GËRMIME ARKEOLOGJIKE (02.24.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]