E Enjte, 11.14.2019, 10:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
ÇKA OSE ÇFARË KEMI MËSUAR NGA JETA?
Nga AGRON SHABANI

E Enjte, 03.19.2015, 08:07am (GMT+1)



Nga jeta ose teoria dhe praktika e pëgjithshme ( e përditshme) jetësore ose qytetare, pos tjerash kemi mësuar se: liria, shteti, pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i përgjithshëm ose substancial i kolektivitetit ( kombit dhe shtetit)- në radhë të parë lindin ose fillojnë nga liria, pavarësia, sovraniteti, spontaniteti, intimiteti, dinjitetit, ekskluzivitetit dhe integriteti i përgjithëshëm i personit ose individit ( individualitetit). Respektivisht, nga liria, edukata,kultura, arsimimi,etika,emancipimi, disiplina, idealet dhe vizionet e njohura individuale dhe kolektive të personit ose individit. Aty është edhe i ashtuquajturi "korpusi i i madh" i të drejtave dhe lirive të barabarta njerëzore ( qytetare), ligjore, fetare, kulturore, sociale, ekonomike, politike, shtetërore, nacionale, preofesionale, akademike ( pedagogjike), kadrovike,racore, gjinore, gjuhësore dhe të tjera. Dhe, së bashku me këto të fundit edhe e ashhtuquajtura " koekzistenca" ose " paqja sociale" së bashku me barazinë dhe harmoninë e preferuar ligjore, sociale,materiale, ekonomike, fetare, kulturore, politike,institucionale, kadrovike etj. Ndaj, sa dhe si respektohen ose zbatohen në teorinë dhe praktiken e përditshme ( përgjithshme) jetësore ose qytetare të vendit tonë vlerat, parimet ose premisat e mesipërme? Pashmangshëm shtrohet pyetja. Ndonëse, gjithnjë duke menduar në " rrënjën katrore " të së vërtetes.

-Shopenhaueri na mëson se e bukura dhe e vërteta kalojnë nepër disa faza ose etapa të ndryshme që jo rrallë e kolidojnë, ekplisojnë,determinojne ose katapultojnë njëra tjetrën në kontekste dhe relacione të njohura sociopolitike, socioekonomike, antropolkulturore, antropohistorike, antropogjeografike, antropofizike, antropobiologjike etj. Mbase në të tallurën, të shpifurën, të stisurën,të sajuaren,rimuaren, kundërshtuarën, imagjinarën, fiktivën, iracionalën, infantilen,patologjikën etj. Si dhe në të vërtetën, të provuarën, të argumentuarën, sublimën, madheshtoren, relevantën,historiken, faktografikën etj.

-Në këtë sfond, sipas Heraklitit, duhet besuar dhe referuar vetëm atyre gjërave ose faktëve të njohura që shihen, që prekën, dëgjohen, shijohen dhe konfirmohen ose vërtetohën përditë. Mbase, faktëve,deshmive, realiteteve dhe argumentëve të lartëpprmendura shkencore ose humaniste. Dhe, jo rrenave ose gënjeshtrave të përditshme " senzacionale" ose " bombastike" të hajnave ( hajdutëve), demagogëve ose hipokritëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik në Kosovë.Kjo sidomos atëherë tek flasin ( rrejnë) ose spekulojnë mbi lirinë, drejtësinë, barazinë, " paqen sociale" ose "harmoninë e përgjithshme njerëzore ose qytetare në Kosovë"! Gjepura. Në këtë vorbull turpi, paradoksi, marrëzia dhe hipokrizia me e madhe politike dhe historike do ishte pikërisht ajo nëse dikush iu beson brroçkullave, thneglave, gjepurave, totemëve, reliktëve,fetishëve, dogmave, demagogjive ose hipokrizive tashmë të njohura (mesjetare ose tribaliste) të qarqëve dhe strukturave të ndryshme pushtetmbajtëse dhe kleptokratike ( kleptomanike) në Kosovë. Sidomos ca " zërave të sinqertë" ( sllavo-bizantin mbase)- ndaj UÇK-së. Gjegjësishte, ndaj të të ashtuquajturës " gjykatë speciale" në Kosovë nga ana e ekzekutivit ( qeverisë), legjislativit ( parlamentintit) dhe juridikativit ( gjyqësorit) kosovarë. Rrena ose gënjeshtra të kulluara të demagogëve, hipokritëve, filisterëve, çaushëve, fetahëve, mizantropëve, matrapazëve ose profiterëve të luftës dhe paslufës. Të cilët, në rastin konkret nuk janë asgjë tjetër, pos ´ tregëtarë shpirtërash dhe flamujshë ´ të ndryshëm proletar ose internacionalistë. Gjegjësishtë, hajdutë ordinerë ose inordinerë të prones ( pasurisë), dinjitetit, eksluzivitetit, integritetit dhe moralit të gjithëmbarëshem shtetërorë dhe nacional në vendin tonë.

-Në të kundërten, komandantët e saj me në Zë së bashku me pjesëtarët tjerë të UÇK-së, edhe sot e kësaj dite po vazhdojnë të paditen, akuzohen, kriminalizohen, shantazhohen ose penalizohen nga gjykatat e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në bazë të fletëakuzave ose fletëpadive të shtetit dhe gjykatave të ndryshme serbe.Përkatësisht, në bazë të kurthave, intrigave, dredhive,insinuatave dhe inskenimëve të njohura ( sllavo- bizantine) të atyre që me tepër se një shekull i vranë, burgosën, përndoçën, i zhdukën dhe i masakruan shqiptarët etnik dhe autokton në tokën dhe trojet e veta etnike dhe historike!!!

-Aty jane edhe ca zëra të ndryshëm mercenarë, renegat ose hipokrit në vendin tonë që vazhdojnë të shkruajnë, flasin, spiunojnë, shpifin dhe manipulojnë ndaj komandantëve, luftëtarëve dhe vlerave të njohura ( epokale dhe monumentale) të luftës së lavdishme të UÇK-së! Të cilët në rastin konkret nuk paraqesin asgjë tjetër, pos do zërave të vetmuar dhe izoluar në vetminë dhe shkretëtirën e madhe të mendjes, zemrës dhe të shpirtit që i shpartallon dhe davarisë mengjesi.

-Ndonëse, pa i harruar këtu edhe Dick Marthët e ndryshëm si "kolonë e pestë" e Moskës dhe Beogradit në Vorbullën e përgjithshme të Mërimëngës së Madhe të kurthave, intrigave dhe dredhive tashmë të njohura serbo-bizantine.Dhe, të gjitha këto si shantazhe, provokime, sfida, standarde, kushtezime" ose "elemente shtesë" ( në formën ose profilin e njohur të " shpatës së Demokleut") -ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

-UÇK dhe vlerat e njohura të luftës çlirimtare dhe heroike të një populli dhe kombi të tërë si të thuash, nuk e kanë vendin në "bankat e zeza" të gjykatave të ndryshme ( të instaluara) vendore ose ndërkombëtare. Por në Olimpin (Panteonin) e vlerave me të larta kombëtare dhe ndërkombëtare.

-Në prizëm, përderisa e Vërteta e njohur shqiptare mbi vlerat e njohura ( epokale dhe monumentale) të luftës çlirimtare dhe patriotike në Kosovë, ndodhët si të thuash në fillim të rrugës. Rrenat ose gënjeshtrat e njohura serbo-bizantine kunder UÇK-së, e kanë kaluar me tepër se gjysmën e rrugës gjithandej vendëve ose meridianeve të ndryshme të globit tonë.

-U mor vesh se UÇK-së dhe pjesëtarët e saj (luftëtarët e lirisë pra!)- kanë ngritur prmendore ose një lapidar të përjetshëm në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme historike dhe patriotike të çdo shqiptari.Dhe, pse jo edhe tek shumica e njerëzve dhe popujve të ndryshëm liridashës dhe përparimtarë gjithandej globit tonë tokësorë. Por...?! Cinizëm i ri me parulla, slogane dhe relikte të moçme serbo- bizantine! Apo, mos ndofta akoma " asgjë të re në " prokurorinë" dhe " senatin bizantin" të Romës?!

- Erich Frommi, respektivisht, vepra e tij e njohur me titull "Të jesh apo të kesh", edhe sot e kësaj dite vazhdonë të jetë prezente dhe tepër aktuale tek shtetët dhe shoqëritë e larta industriale, kapitaliste ose "demokratike" të kontinentit plak në kontekste ose relacione të përgjithshme ose multidimensionale.Në "kapitalizmin" dhe "demokracinë e lartë kosovare "- sidomos. Kjo gjithnjë duke menduar në neurozat, psikozat, destruksionet, dekonstruksionet,padrejtësitë ,patologjitë, turbulencat, sfidat,udhëkryqet ose anomalitë e ndryshme ( objektive dhe subjektive) të shtetit dhe shoqërisë kosovare në një fazë të fluidshme,hektike, turbulente dhe tepër agresive dhe dinamike të konsolidimit të ngadalshëm dhe tranzicionit. Të cilat; nëse nuk studiohen dhe analizohen me kujdesë dhe preferenca të njohura shkencore, profesionale ose akademike, mund të jenë fatale ose jetike për fatët dhe ardhmërinë e gjithëmbarshme të popullit ( kombit) dhe atdheut tonë. Ndërkohë që Erich Frommi në veprën e tij "Të jesh apo të kesh" ( ose, të je apo të ke? )- në radhë të parë angazhohet për njeriun e lirë, për njeriun e suksesshëm, të pasur dhe sovran në kuptimin e plotë të fjalës.Për lirine, guximin, forcën,reflektimet,individualitetin,subjektivitetin, spontanitetin, dinjitetin, intimitetin,vizionet, idealet, simbolet,eksluzivitetin dhe integritetin e tij optimal ose maksimal.Përgjigjen në pyetjen se çka dhe për çfarë është në të vërtetë njeriu ose indivi në shoqëri? Erich Frommi e ngritë, projekton dhe sendërton pikërisht mbi substratin, atitudën,kuptimin dhe dimensionin e gjërë sociopolitik, socioekonomik, sociohistorik, sociogjeografik,sociopsikologjik ,antropologjik ose antropogjenetik etj. Mbase,mbi themelët dhe analizat e thella sociale, shoqërore dhe psikologjike mbi njeriun dhe shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare në përgjithësi.Duke iu dhënë gjithmonë përparësi ,ambiguitet ose prioritet të plotë anës humane dhe etike (conditio humana) dhe asaj shkencore dhe metodologjike (cciennce of man) të njeriut ose sojit njerëzorë.Pa i harruar këtu edhe ligjet ose teoritë e njohura evolutive, empirike, rekonstruktive, diakronike, alternative,paradigmatike dhe të tjera.

-Ndaj,të ndodhurit e vazhdueshëm (ose permanent) dikund në mes "lirisë së rrezikuar" dhe "robërisë së qetë" : I bëjnë shqiptarët te reflektojnë paksa me ndryshe në një kohë kur durimi ose vetëbesimi ynë individual dhe kolektiv së bashku me të ashtuquajturën "intelegjencen emocionale"(lexo: ndjenjat dhe emocionet e përmbajtura,racionale dhe intelegjente) tek një pjesë e konsiderueshme e "civilizimit të lartë" dhe "përprimtar" (monitor ose observator të përkohëshëm në vendin tonë) -vazhdojnë të përceptohen dhe akceptohen si faktorët, indikatorët ose predikatorët kryesorë dhe determinant në kuadrin e sociopsikologjisë kognitive, temporale dhe asaj reflektive dhe pozitiviste. (...)

-Janë kohë sprovash dhe testimësh të ndryshme të atyre që po plakën ndaj të tjerëve që po vijnë.Përveç Zotit, lindjes së diellit dhe aleatëve të njohur natyror dhe historik :Në Anën e Tyre shqiuptarët i kane kohën, vetëvetën , vitalitetin,vlerat dhe resursët e njohura globale dhe universale të popullit ose kombit tonë.Kërkohët pra punë, durim, urtësi e madhe dhe pjekuri.Rruga deri Atje nuk ëhtë me aq largë si dikur .

-Në të kundërten, nuk mund të ketë "homo psychologicus", " homo politicus" apo "homo magnus" të përjetshem, ashtu siç mund të ketë "Robinson Cruso", "homo economicus" ose " homo primarius" të ndarë ose privilegjar nga të tjerët. Mendojnë kështu Sigumnd Freudi, Karl Gustav Jungu, Alfred Adleri dhe shumë sociopsikolog të tjerë.

Në këtë frymë të përgjithshme reflektive, rekonstruktive,funksionale dhe pozitiviste: Të të gjithë njerëzit ose qytetarët e mundshëm të një shteti apo shoqërie të mirëfillët, homogjene,ligjore,demokratike, përparimtare,integrale, kompakte dhe unike.Në instancë të fundit duhet të jenë miq, aleat, partner, klient, aspirant, pretendent dhe participant të mirëfillët dhe të barabartë në të mirën e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë së tyre përkatëse ose respektive. Kjo pa dallim funksioni, pozite, statusi, partie, krahine, rajoni,koncepti politik ose ideologje.

AGRON SHABANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UÇK, FITUAR BETEJËN KUNDËR SERBISË NË LUFTË, MOS E HUMBNI NË KOHË PAQEJE NGA DEZERTORËT DHE KOMANDANTËT E PAQENË!Nga ASLLAN DIBRANI (03.16.2015)
ROBERT AUSTIN - PËR NOLIN BRAKTISJA E KOSOVARËVE NË FAVOR TË POLITIKËS ISHTE NJË MALLKIM (03.15.2015)
FËMIJËT JANË VAZHDIMI YNË, E ARDHMJA E VENDITNga FRAN GJOKA (03.14.2015)
PRAGMATIZMI DHE VIZIONI I RI I HASHIM THAÇIT NË DIPLOMACINË OSE POLITIKËN E JASHTME KOSOVARENga AGRON SHABANI (03.13.2015)
ELHAIDA DANI - ME STIL ROK NË EUROSONG (03.13.2015)
FRAN GJOKA, 40 VJET MËSUES DHE GAZETARNga KADRI TARELLI (03.12.2015)
DOKTOR RIFAT FRASHËRI - ATDHETARI I MADH DHE SHKENCËTARI I MADH I MJEKËSISË (03.09.2015)
HARTA E PËRHAPJES SË SHQIPTARËVE NË TURQI (03.09.2015)
Dr NASER RUGOVA - JAM INSTITUCIONALIST DHE RESPEKTOJ VOTËN E LIRË, PRES QË DREJTËSIA TË VIHET NË VEND (03.08.2015)
FESTA E MËSUESIT, ME LULE DHE LIBRA…(Veprimtari e Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë)Nga prof. Murat Gecaj, sekretar i Përgjithshëm i SHASH (03.07.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]