E Martë, 08.20.2019, 03:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
NË GJURMËT E KRIMIT FAMILJAR
Nga FRAN GJOKA - Lezhë   

E Shtunë, 03.21.2015, 09:43am (GMT+1)


“Ah, mrekullia e një shtëpie nuk është strehimi,
ngrohja as edhe muret por fakti që ajo ka vendosur
lehtësisht në ne rezerva ëmbëlsie”.
                                                                   
                                       
Saint-Exupery

   Një nga fenomenet më negative qe po tërheq vemendjen e opinionit të gjërë shoqëror në ditët tona sot është edhe çështja e marrdhënieve në familje. Është fakt i pamohueshëm se thuajse çdo ditë media pasqyron në rubrikat e informacionit raste të krimit në familje. Grindje, dhunë, abuzim seksual, vrasje, vetëvrasje… me një shpërndarje gjeografike pothuajse gjithëshqiptare. Ka treva dhe zona të veçanta, ku çdo tre ditë shënohet një i vdekur ose gati për të vdekur nga vetëhelmimet, hedhjet nga lartësitë,që tashmë janë bërë të zakonshme apo duke përdorur mjete dhe rrugë të tjera disi barbare për ti dhënë fund jetës. Ndërsa dhuna,kryesisht ndaj femrave dhë fëmijëve,është aq e shpeshtë, aq sa të krijohet përshtypja se jetojmë në një shoqëri tërësisht të karakterit primitiv.

       Akoma dhe më të shëmtuara janë rastet kur krimi në familje merr karakter gjinor,babai vret djalin dhe anasjelltas,vëllai motrën,burri gruan… Ngjarje të tilla po bëhen aq të shpeshta në realitetin shqiptar saqë shoqëria,politika,opinioni,shteti dhe institucionet e tjera sikur,kanë krijuar imunitet dhe janë ambientuar me to.Nuk qarkullon kot mendimi tek qytetarët,sipas të cilëve në Shqipëri tashmë asgjë nuk na bën përshtypje.Shkurt:kronikat e zeza na kanë lodhur,na kanë stresuar dhe po denigrojnë personaqlitetin e shoqërisë sonë,shkurt krimi në familje po na rrënon.E turpshme për ne që vazhdojmë të jetojmë me shpresën se pas reflektimit diçka do të korrigjohet,se politikëbërësit do t’i vënë gishtin kokës për ta shëruar disi këtë plagë të shmtuar të shoqërisë dhe me kosto të lartë për jetën.Pas rasteve të përditshme,që transmetohen me aq zell në median elektronike dhe të shkruar, vijnë edhe “shkaqet”, edhe“motivet”, shpesh edhe banale:“Ishte në gjendje të rëndë depresive,i sëmurë psikik,i dehur…”. Janë të rralla rastet,kur bëhen përpjekje për të dale përtej këtyrë “argumentave” absurde,që nuk bindin askënd.

        Të merresh me pozimin e problemit,me informimin e publikut,është njëra anë,është një prej detyrave funksionale të medias elektronike,vizive dhe të shkruar,por kjo nuk është e gjitha. Shoqëria në tërësi dhe qytetarët në veçanti duan të dalin përtej konstatimeve absurde,duan analiza të thella dhe konkluzione konkrete,duan të njihen me shkaqet e këtij fenomeni makabër,duan të dine pse-të,jo thjesht për kuriozitet,por për të marrë masa parandaluese ndaj tij.Së paku ne kami mundësi për të ndikuar në zbutjen e tij.Në pamundësi për ta parandaluar dukurinë,ajo që kërkohet minimalisht është ngritja e këtyre problemeve në rang shtetëror dhe strukturat e tij apo mbi institucionet e edukimit dhe të arsimit për përmirësimin e qeverisjes dhe të drejtimit.

       Në këtë kuptim,shkaqet e krimit që jep media janë thjesht një përpjekje për të gjetur arsye të paarsyeshme,pse jo edhe një treg komercial i shtypit tonë.Kjo ndodh sepse çrregullimet e personalitetit,gjëndjet depresive tek njerëzit dhe sjelljet devijante në tërësi nuk krijohen menjëherë,sepse budallenjtë, me përjashtime të rralla,nuk lindin të tillë,por formohen gjatë periudhave të jetës,se pijanecët kronikë e kanë një hall që shkrehen shumë pas alkoolit,se adoleshentja ose studentja që hidhet nga lartësitë e ka një shqetësim të akumuluar prej kohësh,se skenarin e vetëhelmimit,vetëvarjes dhe vetëvrasjes,siç ndodh në tërësi për çdo rast të tillë,duke përfshrië edhe vrasjet brenda familjes,si rregull,aktorët dhe autorët e pergatisin me kohë dhe presin një ditë realizimin e tij.Ndërsa institucionet,shteti,shkolla,komuniteti dhe familja e struktura të tjera jo qeveritare pas aktit makabër shprehin habinë dhe pse jo sajojnë edhe dyshime nga më të ndryshmet,madje krijojnë alibi nga më të çuditshmet për ngjarjet.

         Përtej këtyre “motiveve” vrastare,tejet tronditëse dhe shkatërruese për familjen e sotme shqiptare vijojnë shkaqe,motive dhe qindra arsye të tjera me natyrë sociale e psikologjike,ekonomike dhe kulturore,që duan analiza dhe përfundime të sakta,që studiuesit e të gjitha fushave,gazetarët e opinionistët,analistët dhe krijuesit duhet të merren me to dhe të japin rekomandime shoqërisë dhe shtetit e pse jo të bëjnë edhe oponencë të fortë,me dëshirën e mirë që ky fenomen rrënqethës të zbutet dhe shkallë shkallë edhe të kapërcehet.Pa pretenduar se problemit do t’i shkohet deri në fund,po cek vetëm disa prej shkaqeve që e ngacmojnë mendimin qytetar dhe atë intelektual,i cili është i ndjeshëm ndaj fenomenit dhe që mund të ndikojë mjaftueshmërisht në përmirësimin e situatës.Ndërmë kryesorët po veçoj:

       Së pari, shkolla nuk e përgatit brezin e ri për të përballuar vështirësitë e jetës që prodhon shoqëria demokratike e pakonsoliduar ende tek ne.Rinia në tërësi dhe adoleshentët në veçanti nuk po aftësohen për të kapërcyer situatat konfliktuale të brendshme nga dëshira e tyre për një jetë ndryshe dhe pamundësia,për arsye sociale,race,financiare,psikologjike e tradite të familjes,për të arritur një synim të tillë.Kur intensiteti i llojeve të këtyre konflikteve është i lartë,shkaktohet tek nxënësit dhe studentët lodhje e madhe mendorë e shpirtërore.Kjo,e shoqëruar edhe me mungesën e përvojës për t’i përballuar situatat e vështira,krijon tek individi ngarkesë emocionale negative dhe një mundësi më shumë për të kryer krimin.

       Problemet e shumta dhe të larmishme social-psikologjike që mbartin sot adoleshentët, mund të zbuten nga shërbimi psikologjik dhe social që është future,si fillim,në disa shkolla të mëdha të vendit,natyrisht nëse psikologët përzgjidhen sipas kritereve profesionale dhe po që se ata merren vetëm me punën e tyre funksionale,ç’ka si rregull,është vështirë të ndodhë tek ne,sepse problemet e shërbimit social nuk i kami pasue në traditën tone të edukimit.

       Shoqëria,shteti,institucionet dhe familja shqiptare heshtin para faktit të mosfrekuentimit të shumë nxënësve dhe të braktisjes së saj nga një pjesë jo e vogël e tyre,që përbëjnë grupin më të mundshëm të rrezikuar para trafikantëve dhe manjakëve seksuale dhe kontigjentin më të pranueshëm për t’u futur në rrugën e krimit.Arsimimi i brezit të ri dhe trajnimi i specializuar i kategorisë së fëmijëve dhe adoleshentëve me probleme për mënyrën e të menduarit,të sjellurit dhe të vepruarit,përbën një shans më shumë për parandalimin e krimit familjar.

        Së dyti, presionet,kërcënimet,dhuna në të gjithë format e saj,moslejimi i adoleshentëve për ta bërë e jetuar jetën sipas perceptimit të tyre,por brenda normave të moralit shoqëror,paçka se ajo mund të jetë edhe iluzive,janë pararendëse të krimit familjar.Dhuna familjare dhe abuzimi me minorenët është një ndër problemet më shqetësuese me të cilat përballet sot shoqëria shqiptare.Shumë gra që kanë probleme me bashkëshortët,gjejnë si alternativë shpëtimi dhënien fund të jetës me anën e vetëhelmimit,nënshtrimin pa kushte ndaj dhunës ose largimin nga shtëpia,gjë qe gjithnjë ka sjellë probleme sociale dhe krime të pashmangëshme.Sipas tyre,pasi kalojnë ditët e para të martesës,plas sherri,fillon dhimbja e kokës,nxjerr krye xhelozia e shoqëruar me dhunë,fyerjet dhe poshtërimet shtohen dhe vjen një ditë që vetë femrat kërkojnë divorcet që të ndahen nga burrat.Një zgjidhje kjo e pranueshme dhe që shpreh në një fare mënyre emancipimin dhe rënien ndesh të një tradite ataviste,sipas së cilës të drejtën për divorc e kishin vetëm burrat.

         Dhuna ndaj femrës në tërësi dhe gruas në veçanti shfaqet në të gjitha format e saja fizike, emocionale e psikologjike,seksuale dhe institucionale.Ushtruesit e dhunë janë burrat,por në shumë raste dhe të dashurit e tyre,tek të cilët ato duhet të kishin mbështetje dhe siguri,janë të afërmit e tyre dhe njerëzit e tjerë perversë.E keqja më e madhe është se në listën e dhunuesve të kësaj kategorie të shoqërisë,në menyrë spontane futet dhe shteti,i cili duhej të ishte në pararojë të mbrojtjes së aspiratave dhe të drejtave të tyre.Shteti dhe shoqëria jonë e paemancipuar jo vetëm nuk duan t’ia dinë për kushtet e jetesës së femrës dhe as të punësimit të saj,por duke qenë edhe maskilistë ne mendime,nuk i hapin rrugë femrës për t’u angazhuar në jetën sociale, politiko-shoqërore e shtetërore.Së paku flas me përgjegjësi për problemin për rrethin e Lezhës,ku asnjë prej femrave nuk i është dhënë mundësia të konkurojë për drejtuese të pushtetit vendor apo të një force të caktuar politike! Asnjë njësh apo dysh në institucionet drejtuese lokale nuk është femër! Siç duket,përveç psikologjisë ataviste të mbartuar nga e kaluara,këtu ndikojnë edhe klima sociale aspak dashamirëse ndaj gjinisë femërore,si dhe frika se gratë në tërësi janë më pak të korruptuara se meshkujt dhe për rrjedhojë,nuk pranojnë lehtë ortakëri në dëm të shoqërisë dhe të komunitetit.Situata të tilla e ngarkojnë shumë emocionalisht femrën,e terrorizojnë shpirtërisht,e lodhin menúërisht dhe e shpërfytyrojnë si njeri dhe vjen një ditë ku durimi merr fund,pasi ajo e bluan për shumë kohë idenë se është më mirë të ketë një fund të tmerrshëm sesa të jetojë një tmerr pa fund.një zgjidhje aspak normale,por ja që ndodh.

        Së treti, papunësia të çon në varfëri dhe kjo e fundit i jep krahë zhurmës, grindjeve, dhunës,krimit në familje,por edhe vetëflijimit të kryefamiljarit,kur ai ka humbur shpresat dhe nuk ka mundësi t’i ushqejë,t’i veshë e t’i shkollojë fëmijët.Jeta boshe,pa të ardhme,me trysni të gjithanshme dhe tejet e polarizuar,e shoqëruar edhe me padrejtësi sociale nga më të ndryshmet,me varfëri morale dhe materiale dhe ku ligjin e bëjnë “të fortët”,ata që kanë para,pseudointelektualët adhamudhë e partiakë,klanorë dhe kulisarë,e depersonalizon individin,e shkurajon atë dhe demoralizon veprimtarinë e tij.Lodhja morale dhe ngarkesa psikologjike ëshë aq e madhe,sa në një moment të caktuar adoleshentja,burri ose gruaja mund të kryejë edhe krimin,pasi nuk mund të gjejë asnjë rrugëdalje për të ecur përpara.Në këto raste vrasja dhe vetëvrasja nuk ndodhin rastësisht,në mënyrë spontane dhe nuk janë të momentit.Përkundrazi ato kanë një skenar të parapërgatitur mirë nga autori.Në mendjen e atij (asaj) që do të kryejë krimin zhvillohet një luftë e fortë mutivesh psikologjike e të kundërtave.Gjatë periudhës së përpunimit të mendimit kriminal,ai ose ajo rrinë shpesh të mërzitur,të stresuar dhe të vetmuar,larg mjedisit shoqëror dhe familjar.Jeta e vetmuar,pa aktivitet dhe pa objektiva e varfëron botën emocionale dhe shpirtërore të individit dhe e hedh atë në burgun e vetmisë.Të afërmit,shokët dhe shoqet,shkolla e institucionet e tjera që merren me edukimin si dhe OJF-të duhet t’i ndihmojnë ata për t’u integruar në shoqëri dhe për të përballuar sfidat e jetës,baticat dhe zbaticat e perditëshme të saj.Askush të mos mendojë se do të jetë gjithmonë i lumtur.Lumturia si çdo gjë tjetër në këtë botë është relative dhe për këdo në këtë jetë ka ditë me shi,por edhe me diell.Në këtë kuptim i zhgënjyeri,i lodhuri ekonomikisht e shpirtërisht duhet të shikojë vetëm përpara dhe asnjëherë mbrapa,vetëm dritën dhe asnjëherë errësirën dhe të ecë kurdoherë me mendimin se gjërat nesër do të shkojnë më mire.

         Së katërti, mohimi i të drejtës së pronës,i mbështetur në ligjin komunist nr.7501,mbart me vete strese e gjendje të rënda stresuese tek anëtarët e familjes pasi dihet se familja shqiptare ka qënë e lidhur historikisht me pronën,prandaj janë thuajse të zakonshme konfliktet dhe dhuna në familje e shoqëri për të saj.Zënkat për tokën në fshat,apo për pronën në qytet kanë çuar shpesh në vetëgjyqësi brenda familjes apo fisit,e këto dukuri negative të shoqërisë sonë nuk vlerësohen në fillimet e veta nga autoritetet vendore dhe as nga njerëzit e afërt.Rrjedhimisht shkohet drejt krimit.Janë raste që ndodhin rëndom sot në shoqërinë tonë.

      Mundësitë për zbutjen e krimit sot në familje ekzistojnë.Për këtë duhet vullnet i mire,zbatim i legjislacionit pa bërë dallime,harmonizim i veprimeve të komunitetit,të shkollës,OJF-ve,e sidomos strukturave të shtetit dhe të gjithë aktorëve të tjerë të interesuar për këtë problem madhor për të ardhmen e vendit.Më shumë ndikim në uljen e krimit familjar do të kishte zbutja e varfërisë përmes politikave të punësimit,njëfarë drejtësie sociale dhe investime më të shumta për argëtimin e të rinjëve. Kështu dihet tashmë se në mjedisin shqiptar ,varfëria vazhdon të jetë e pranishme cka përben një shkak më shumë për raste e ndodhi të padëshirueshme.

Rol të rëndësishëm mund e duhet të luajë edhe feja me institucionet e saj.Kështu shoqëria jonë do të rritej më e shëndetëshme, më e forte,më e edukuar. Ky është refleksi i lirisë , kjo është fshehtësia e progresit të vërtet moral e qytetar drejt të cilit jemi nisur e për të cilin jemi munduar shumë .
FRAN GJOKA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
U BËNË SA VITE QË U NJOHËM, DHE ÇDO HERË AI ËSHTË I NJËJTË...(Në vend të urimit, për ditëlindjen e prof. Murat Gecaj)Nga BAHTIR LATIFI, Boras - Suedi (03.20.2015)
NË MAQEDONI PO TRIUMFON DEFAKTORIZIMI I SHQIPTARËVE (03.20.2015)
ÇKA OSE ÇFARË KEMI MËSUAR NGA JETA?Nga AGRON SHABANI (03.19.2015)
UÇK, FITUAR BETEJËN KUNDËR SERBISË NË LUFTË, MOS E HUMBNI NË KOHË PAQEJE NGA DEZERTORËT DHE KOMANDANTËT E PAQENË!Nga ASLLAN DIBRANI (03.16.2015)
ROBERT AUSTIN - PËR NOLIN BRAKTISJA E KOSOVARËVE NË FAVOR TË POLITIKËS ISHTE NJË MALLKIM (03.15.2015)
FËMIJËT JANË VAZHDIMI YNË, E ARDHMJA E VENDITNga FRAN GJOKA (03.14.2015)
PRAGMATIZMI DHE VIZIONI I RI I HASHIM THAÇIT NË DIPLOMACINË OSE POLITIKËN E JASHTME KOSOVARENga AGRON SHABANI (03.13.2015)
ELHAIDA DANI - ME STIL ROK NË EUROSONG (03.13.2015)
FRAN GJOKA, 40 VJET MËSUES DHE GAZETARNga KADRI TARELLI (03.12.2015)
DOKTOR RIFAT FRASHËRI - ATDHETARI I MADH DHE SHKENCËTARI I MADH I MJEKËSISË (03.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]