E Martë, 10.22.2019, 09:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
( Diskutimi i metodave...)
NJË MENDIM NDRYSHE...
-Apo çfarë duhet ( është dashur) të bëjmë me shumë për kombin dhe shtetin tonë...?!
Nga AGRON SHABANI

E Hënë, 03.23.2015, 04:15pm (GMT+1)



Janë mbushur me tepër se 7 vjet qëkur deputetët e kuvendit (parlamentit) të Republikës së Kosovës atëbotë, me 17 Shkurt të vitit 2008, e shpallën dhe miratuan Deklaratën e njohur kushtetuese dhe juridike mbi Republikën e Kosovës-shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Që nga ajo ditë dhe gjer me sot, Republikën e Kosovës e kanë njohur dhe pranuar vendët me të fuqishme dhe me përparimtare të globit. Ndonëse, me premtime ( zotime), zhvillime dhe tendenca të hetueshme dhe tepër premtuese të njohjeve të metutjeshme të vendit ose shtetit tonë edhe nga pjesa tjetër ( e mbetur) e popujve dhe vendëve të ndryshme anëkënd rruzullit tokësorë. Se këndejmi,pavarësisht, "plan-projektëve" të ndryshme kushtetuese ose juridike sipas "paktit" të njohur ( "urbi et orbi ") të Mahti Ahtisarit & Company, të cilat në instancë të fundit janë ose mund të jenë tranzitore ose kalimtare.

Modeli i rregullimit të përgjithshëm kushtetues dhe juridik i shtetit të Kosovës për shumëçka i ngjanë konceptit ose modelit të njohur amerikan .Respektivisht, Konventës ( Deklaratës) së njohur Amerikane "Checks and Balances" (lexo:Ligjet ose Rregullat dhe Kontrolli) të firmosur në vitin e largët 1784 në Philadelphia (Filadelfia) të SHBA-së. Shtetët e Bashkuara kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë miku dhe aleati ynë me i madh dhe me i fuqishëm në rrugën tonë të gjatë dhe aq të mundimshme të çlirimit dhe pavarësisë sonë shtetërore dhe nacionale. Ndërkohë që Kushtetuta (Konventa) e lartëpërmendur amerikane, paraqet si të thuash "Biblen" ose "Abetaren" e gjithëmbarshme dhe substanciale të rendëve dhe rregullimëve të ndryshme kushtetuese dhe juridike tek shumica e vendëve dhe popujve të ndryshëm në të gjitha vendët dhe meridianet e ndryshme të globit. Ndonëse, populli(kombi) i madh amerikan pavarësinë e tyre shtetërore dhe politike e fituan në luftë kunder anglezëve,francezëve dhe të tjerëve që janë të njohur për nga traditat e tyre qytetare, kulturore dhe demokratike në të gjithë botën. Përderisa shqiptarët e Kosovës, lirinë dhe pavarësinë e tyre shtetërore dhe nacionale e fituan (me luftë,viktima dhe sakrifica të shumëta njerëzore dhe materiale) nga një pushtues i egër dhe tepër primitivë çfarë ishte (është) Serbia. Apo?! Ndaj, mu për këtë edhe rruga e përgjithshme e lirisë (çlirimit), pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të gjithëmbarshëm shtetëror dhe politik të Republikës së Kosovës, ka njohur dhe vazhdon të njoh sfida dhe udhëkryqe të ndryshme politike, diplomatike, ekonomike, ushtarake,administrative,juridike etj.etj. Qofshin ato në planin e brëndshëm, apo në atë të jashtëm që janë relativisht normale dhe justifikuese për një shtet apo për një shoqëri në konsolidim e sipër dhe në tranzicion. Kjo duke filluar që nga ndarjet ose "divorcët" e njohura (kohabitative dhe dihotomike) të kompetencave ose ingerencave të ndryshme kushtetuese dhe juridike në mes tre organëve ose institucionëve qëndrore të shtetit dhe shoqërisë kosovare. Respektivisht, të gjyqësorit,legjislativit dhe ekzekutivit dhe deri tek çështjet dhe aspektët tjera kruciale dhe jetike që i duhen ose i nevojiten me urgjencë shtetit dhe shoqërisë kosovare. Sidoqoftë, në demokracië e konsoliduara të Përendimit (ku zatën pretëndojnë dhe e kanë vendin Kosova dhe shqiptarët ) qe në krye të herës janë të garantuara dhe të rregulluara me ligje ingerencat dhe kompetencat e ndara në mes gjyqësorit,legjislativit dhe ekzekutivit.

E thënë ndryshe: Sipas Deklaratës së sipëpërmendur kushtetuese dhe juridike të Parlamentit të Republikës së Kosovës: Në radhë të parë duhet nënkuptuar shtetin (vendin) e pavarur,sovran,integral dhe demokratikë të Republikës së Kosovës në të gjitha sferat dhe segmentët e mundshme. Mbase,me të gjitha preferencat, ingerencat dhe kompetencat e brëndshme dhe ato të jashtme .Duke filluar që nga liria,pluralizmi dhe demokracia e mirëfillët dhe substanciale e shtypit,opinionëve,fjalës dhe e mendimit të lirë gazetaresk ose publik dhe gjer tek ligjet ,transparenca dhe liria (por ,edhe përgjithësia) e njohur morale, kushtetuese dhe juridike për të gjithë pa dallim. Për të vazhduar mëpastaj me lirinë, pavarësinë,sovranitetin,integritetin dhe demokracinë e gjithëmbarshme (fundamentale dhe substanciale) të njerëzve ose qytetarëve të rendomtë. Dhe, gjer tek liria,pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i garantuar shtetëror,nacional dhe politik i Republikës së Kosovës në të gjitha sferat dhe drejtimet e mundshme. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe referendumin apo vullnetin e përgjithshëm ose gjeneral (volonte generelle)-përballë vullnetit ose verdiktit të shumicës (volonte de tous) parlamentare ose politike në qeveri ose në parlament për çështje dhe aspekte të ndryshme kruciale dhe fundamentale që kanë të bëjnë me fatët dhe ardhmërinë e përgjithshme të kombit dhe atdheut tonë. Kjo gjithnjë duke iu referuar Konventës(Deklaratës) së lartëpërmendur kushtetuese dhe juridike të Parlamentit të Republikës së Kosovës me 17 .02.2008 . E cila dorën në zemër duhet të jetë obligative dhe funksionale ose valide për të gjithë pa dallim. Duke filluar që nga kryetari (presidenti ose presidentja) i( e) vendit, kryetari i parlamentit,kryeministri, deputetët, ministrat ose zyrtarët tjerë shtetëror ose qeveritar. Për të vazhduar tek nivelët e ndryshme lokale ose rajonale dhe deri tek qytetari i rendomtë. Gjithashtu është i njohur fakti sipas të të cilit industria dhe ekonomia e përgjithshme kosovare (ndonëse,të shkatërruara dhe plaçkitura nga Serbia dhe lufta e fundit në Kosovë)- ndodhën si të thuash përballë "bankrotit" ose një kolapsi total.Ku nevojitën ndihmat dhe "infuzionët" e ndryshme të ekonomive me të fuqishme botërore ose ndërkombëtare për ringjalljen ose rimëkëmbjen e përgjithshme industriale dhe ekonomike të Kosovës.

Se këndejmi, një shteti për të qenë i fortë dhe stabil në domenin e përgjithshëm funksional ( institucional) dhe politik , në radhë të parë i duhet potenciali (kapaciteti ) i domosdoshëm monetar ose finansiar, si dhe një infrastrukturë e stabilizuar (për të mos thënë këtu e fuqishme) industriale dhe ekonomike.Ku jnjerëzit dhe qytetaret e atij vendi i gëzojnë mirëqenjen dhe lumturinë e përgjithshme personale dhe familjare si dhe vlerat tjera sociale dhe ekonomike në ktë drejtim.

E dyta: me rastin e Deklaratës së mësipërme kushtetuese dhe juridike të parlamentit të Republikës së Kosovës:Përballë vullnetit ose verdiktit të shumicës parlamentare dhe politike (volonte de tous) të Republikës së Kosovës. Megjithatë, është dashur sëpakut të pyetët ose të testohet një trohë edhe vullneti i përgjithshëm ose gjeneral(volonte generale) i popullit ose kombit tonë shqiptarë -lidhur me formën dhe modalitetët e ndryshme kushtetuese dhe juridike të Republikës së Kosovës dhe ardhmerisë së saj. Me Referendum ose në forma tjera parlamentare dhe demokratike, populli shqiptarë në Kosovë etj. Ndofta do të ishin përcaktuar për rregullime të tjera kushtetuese dhe juridike? Apo,ndofta edhe për bashkim kombëtar dhe krijimin e Shqipërisë Natyrale ose Etnike. Kush e di! Statusi dhe pozita e përgjithshme e vëllezërve dhe motrave tone shqiptare në në Kosovën Lindore ( Preshevë,Medvegjë e Bujanoc), Kosovën Jugore (Iliridë -Maqedoni), Mal të Zi etj.Sikur e bëjnë imediate dhe aditive platformën, vizionin dhe përcaktimin e kahmotshëm të popullit dhe kombit tonë mbi krijimin e shumëpritur të një shteti të përbashkët të shqiptarëve në Gadishullin e njohur Ilirik(Ballkanik). Në atë menyrë që shqiptarët njëherë e përgjithmonë të jetojnë të lirë, t´bashkuar dhe kompakt ose unik në trojet e veta etnike dhe historike.

Se këndejmi, pjesa dërmuese e qytetëve dhe teritorëve të sotme të Maqedonisë (Duke filluar që nga Vargmalët e njohura të Skardit ose Sharrit, për të vazhduar me rrjedhat e njohura të lumit Driloni ose Drini , gjegjësisht ato të lumit Aksi ose Vardari i sotëm e kështu me radhë...) iu takojnë qytetërimit dhe vendbanimëve të njohura iliro- shqiptare të Dardanisë Antike. Pa i harruar trevat tjera dardano-iliro-shqiptare në Kosovën Lindore së bashku me Nishin,Sanxhakun etj.Si dhe ato në Mal të Zi etj.Shih për këtë, Volteri në stilin dhe manirin e njohur të arkitetktit ose themeluesit kryesorë të mendimit të ri shkencorë dhe humanist mbi historinë e përgjithshme nacionale dhe gjenetike të akëcilit (secilit) popull ose secilit vend veç e veç: Atëbotë; përveç tjerash do i prefereonte edhe metodat ose disiplinat e njohura shkencore dhe historiografike si Kronologjia ( Disiplina e njohur historiografike mbi hulumtimin dhe analizat e domosdoshme të rregullimëve dhe kalendarëve të ndryshëm historik dhe politik), Paleografia ( Mësimët dhe analizat e shkrimëve dhe dokumentacionëve të ndryshme nacionale dhe historike); Diploamtika ( Mësimet dhe analizat e ndryshme mbi plaftormat,kartat dhe rregullimet e njohura shtetërore dhe politike), Epigrafika ( Studimi dhe analiza e mbishkrimëve dhe epitafëve të ndryshme historike ose historiografike etj.), Arkeologjia ( Studimi dhe analiza e objektëve dhe antikuitetëve të ndryshme muzeale, historike, sakrale dhe arkitektonike), Heraldika (Studimi dhe analiza e stemave dhe flamujve të mndryshëm shtetëror dhe nacional), Sfragistika ( Studimi dhe analiza e vulave dhe protokolove të ndryshme), Numizmatika ( Studimi dhe analiza e valutave ose kartmonedhave të ndryshme), Gjenealogjia ( Studimi dhe analiza e trungut familjar dhe "pemëve" të ndryshme kombëtare ,familjare ose gjenealogjike) etj. Kjo mu për faktin se ligjet ose parimet e njohura shoqërore ose sociopolitke, prasegjithash janë ligje singulare ,ekspikative dhe të përkufizuara në kontesktin e prgjithshëm kohorë dhe hapësirorë.

Pra janë ligje dhe metoda të njohura sociohistorike që i parashohin dhe i prognostifikojnë ngjarjet dhe zhvillimët e ndryshme në kohë dhe hapësirë. Por nuk kanë influencë ose ndikimë masive në to.Për dallim nga ligjet e njohura historike ose historiografike që janë ligje të kahëve, drejtimëve ose tendencave të përgjithshme ( globale ose masive)) që kanë ndikime të fuqishme dhe të shumëfishta në ngjarjet dhe zhvillimët e përgjithshme në çdo kohë dhe hapësirë.Duke i nënkuptuar këtu trendët dhe tendencat e njohura dominante dhe ekskluziviste të çdo shekulli dhe epoke. Shih për këtë, për mendimin e Theodor Schiederit të shprehur dhe formuluar në kuader të veprës së tij të njohur me titull "Kodeksi i Historisë Nacionale":Historia nacionale e një populli ose e një kombi, vazhdimisht sikur e humb peshën dhe shkëlqimin e saj si "parullë luftarake" kundër historisë politike dhe asaj ushtarake." Ndërkaq, Mark Blochu në "Apologjinë Historike", konstaton se: " E tërë ajo që ka ndodhur para Revolucionit të Madh në Francë dhe SHBA-së, nuk i takon më sferës historike, por asaj ushtarake dhe politike." Duke pleduar kështu në kauzalitetin e njohur shtetërorë, nacional, politik, ushtarak ( luftarak), historik, gjeografik etjNdryshe nga kjo, si dukët shqiptarët e Kosovës (që në total e përbëjnë shumicen absolute ose mbi 90% të popullsisë së përgjithshme në Republikën e Kosovës) -në emër të "shtetit" dhe "pavarësisë ahtisariane" të Republikës së Kosovës, si të thuash i braktisen ose i mohuan (tërësisht ose hëpërhë?) flamurin tonë kombëtar, vetëvetën etyre, të kaluarën nacionale dhe historike, etnosin dhe trungun e tyre familjar dhe gjenetiko-gjenealogjik, individualitetin dhe ekskluzivitetin e tyre nacional dhe histortik, gjeografinë e tyre etnike dhe historike dhe kështu me radhë. Thënë troqë, nga shqiptarë ata u bën ose " konvertuan" ne "kosovar"!?

Artur Gobinoja duke i studiuar dhe analizuar në hollësi "ligjet e Hamurabit" ( në Babiloninë Antike), "Pandectën" dhe "corpus iuris civilis-in" e Justinianit etj.(në kohën e Bizantit), "Civitas Dei-n" ( në Romën e Lashtë- Antikë), "carte constitutionell-in", "Code civil-in" ose "Sinq codes-in" ( e Napoleon Bonapartës etj.) ," sheriatin" , "mizhlicin" ose ligjet e tjera të "miletit" , "ylemasë" ose "hyrijetit" ( në kohën e Perandorisë së njohur turko-otomane) dhe kështu me radhë: E prognostifikon dhe prejudikon shperbërjen ose shkatërrimin e pashmangshmëm të krijesave ose ngrehinave të ndryshme multinacionale ose multietnike mu për shkak të strukturës dhe karakterit të tyre fraxhil,poroz, heterogjen dhe inkompaktibili.Respektivisht, dislokacionin dhe dekompozicionët e tyre mu për shkak të strukturës (pa substancë) të shtetëve ose shoqërive të ndryshme multikulturore ose multietnike në çdo kohë dhe hapësirë.Shëmbulli i luftës së fundit në Bosnje Hercegovinë në mes të serbëve,kroatëve dhe boshnjakëve të atjeshëm ( lëxo ish "popullin jugosllav" të josip Broz Titos !) është ilustrimi me i mirë dhe me sublim në këtë kontekst. E treta: Edhe përkunder faktit tashmë të njohur të sipas të të cilit Republika e Kosovës i ka mbushur si të thuash me tepër se gjashtëmbëdhjetë (16) vite liri dhe me tepër se shtate ( 7) vite shtet dhe pavarësi.Në shtetin dhe "republikën e pavarur" kosovare, ende vazhdojnë të mungojnë mekanizmat dhe institucionet vitale ose fundamentale që e bëjnë një shtet të pavarur, të garantuar, sovran,integral ligjor dhe demokratik. Cilat janë ato? Për të mos i cekurat të tjerat, kësaj radhe do të ndalemi tek institucionet e ndryshme vitale ose substanciale që po vazhdojnë t´i mungojnë (apo, që janë jovalide dhe gjysëmfunksionale) shtetit dhe shoqërisë kosovare.Ushtria dhe Banka Nacionale e Republikës së Kosovës si për shëmbull.

Ku janë apo ku ndodhën dhe kur do të funksionojnë ato në kuptimin e plotë të fjalës. Dikush do të thotë se në vend të një ushtrie (armate) të mirëfillët ( profesionale) dhe funksionale në Republikën e Kosovës, sot e kemi FSK-së, gjegjësisht, TMK-së së deridjeshme.Çfarë nuk është ashtu.Përse kjo? Sepse, një ushtrie të mirëfillët-profesionale dhe funksionale në radhë të parë i nevojiten rekrutët ose ushtarët e rregullt dhe profesionist së bashku me akademitë e njohura ushtarake dhe profesioniste në këtë sfond.Nuk me kujtohët në ka patur deri me sot shërbime të rregullta ushtarake (rekrutë të rinjë) nepër kazermat ose garnizonët e ndryshme të TMK-së (sot FSK-së) që nga ngritja dhe themelimi i tyre e gjer me sot.E thënë dhe deshifruar ndryshe, kjo donë të thotë se në Kosovën e pasluftës, thua se nuk ka kurrfarë nevoje për rekrutime ose obligime të rregullta ushtarake etj.Tani e gjashtëmbëdhjetë vite me radhë!!!.Thonë se aty janë forcat ushtarake të Natos (KFOR-it) për çdo eventualitet. Në rregull kjo. Por Natoja nuk mund të qëndroj përgjithmonë në Kosovë për t´i mbrojtur shqiptarët nga Serbia etj. Jo. Kosova me në fund duhet t´i ketë rekrutët dhe ushtarët e vet të armatosur dhe profesionist. Duhet të kryehen shërbime të rregullta ushtarake në tërë teritorin e Republikës së Kosovës.

Dikush tjetër do të thotë madje se e kemi ushtrinë e shtetit ëmë (Shqipërisë) e kështu me radhë.Dorën në zemër populli vëlla shqiptarë në shtetin Ëmë (Shqipëri) ua hapi zemrat dhe të gjitha dyert ose portat e mundshme njerëzve dhe popullit tonë shqiptarë në Kosovë në kohën e luftës dhe masakrave të egra serbo-pansllaviste.Kjo nuk harrohët kurrën e kurrës.Respekt.Ndërkaq,anëtarësimin historik të shtetit Ëmë (Shqipërisë) në Nato, hëpërhë me tepër duhet konceptuar ose përceptuar në sfondin e aspektëve të ndryshme konspirative dhe logjistike të projektëve dhe planimetrive të shumëta gjeopolitike dhe gjeostrategjike të fuqivetë ndryshme të mëdha.Ndonëse, edhe arkitektura ose infrastruktura momentale e ushtrisë shqiptare nuk garanton projekte të ndryshme afatmesme ose afatëgjata në planin e sigurisë mbarëkombëtare. Pa të keq ndaj askujt. Në anën tjetër ndërkaq, me sa mund të shihet prej së largut, edhe Shërbimi Policor i Kosovës ndodhët dikund në mes mundësisë reale dhe deshirës ireale.Mbase, në stadin e parë të konsolidimit dhe profesionalizimit.Po ekonomia dhe finansat e Republikës së Kosovës?! Çfarë ekonomie politike dhe çfarë politike ekonomike vazhdon të aplikoi ose të zbatoi Ministria e Ekonomisë dhe Financave atje? Shtrohet pyetja. Thuhet se shumë investor ose industrialistë të jashtëm e kanë shprehur vullnetin dhe gadishmerinë e tyre për të investuar në Kosovë.Po, me çfarë kamatash dhe me të cilat kushte do të investojnë ata (të jashtimit) në vendin tonë? Në një kohë kur i ashtuquajturi " tregu global" i mallrave dhe kapitalit, pos tjerash, nënkupton edhe " politikën fiskale" së bashku me diversifikimin ( diversitetin), globalizimin ( globalitetin) dhe multilaterailizimin ( multilateralitetin) e marëdhëniëve ose raportëve të njohura monetare, finansiare, ekonomike, industriale, teknologjike etj. Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe mësimet ose përvojat e njohura shkencore, profesionale ose kadrovike në këto çështje.Kjo për shkak të akcesëve dhe komplikimëve të ndryshme (kohabitative dhe analogjike) në sfera të caktuara monetare,ekonomike etj.Për liderin aktual të AKR-së dhe ish zëvëndëskryeministrin e parë të qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli thuhet se është afarist dhe një bisnesmen i kalibrit botëroë.Ndaj, pavarësisht asaj nëse zoti Pacolli dhe partia e tij ndodhën në pozitë ose opozitë parlamentare dhe qeveritare në Republikën e Kosovës, si dhe pavarësisht, simpative ose antipative të ndryshme individuale ose kolektive :Do të kishte qenë e preferuar që pikërish ky i fundit (Behgjet Pacolli) te drejtonte resorin e finansave ose ekonomise kosovare.Kjo për shkak të përvojes dhe reputacionit të njohur (kombëtarë e ndërkombëtarë) të z.Pacolli në sferat e ndryshme të bisnesit dhe afarizmit botërorë ose ndërkombëtar.Në Kosovë madje, duhet ngritur Bursën e atjeshme kosovare së bashku me mekanizmat ose institucionet tjera përkatëse që do i përcillnin dhe analizonin letrat me vlerë ( akcizat ose kambialët ) dhe trendët e ndryshme konjukturale dhe manufakturale të tregut botërorë dhe kapitalit Kosovës i duhet një ekonomi e fuqishme që i mbulon 2/ 3 e buxhetit ose shpenzimëve nacionale.

Ndryshe nga kjo, këtu në Gjermani nëse sot e merr një kredi prej 5000 eurosh, brënda pesë vitëve bankës kredidhënëse, përveç shumës së mësipërme në fjalë, do ia paguash dyfishin e 5000 eurove të marra kredi.Grekët dhe te tjeret, edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të paguajnë tatime dhe kamata të ndryshme ndaj kreditorëve ose huadhënësve të ndryshëm ndërkombtarë.Nëdrkohë që nuk dihet me saktësi se cilat janë rezervat e arit nepër trezoret ose bankat e ndryshme nacionale të Republikës së Kosovës si garantuesit me të sigurtë të investimëve të përgjithshme në Kosovën e pasluftës.Pa i harruar këtu potencialin e njohur material dhe ekonomik të mërgatës (diasporës) së madhe shqiptare në Evropën Perëndimore,SHBA-së dhe kudo tjetër në këtë kuader. Përkatësisht, vullnetin,nxitjen (stimulimin) dhe mundësitë e tyre objektive dhe subjektive për të investuar në Kosovë.

Shtetit dhe popullit ( kombit) tonë shqiptarë në Republikën e Kosovës nuk iu duhen vetëm parullat ose sloganet e njohura (revolucionare dhe patriotike) si dikur! Atyre në radhë të parë iu duhet puna, paraja, ekzistenca dhe buka e gojës.Qytetarët ebrenjë ose izraelitë në mërgim, nësë dikur i kanë fituar vetëm dhjetë (1O) dollarë amerikan brënda ditës.Popullit, shtetit dhe qeverisë së tyre në Tel Aviv (ose Jerusalem) atëbotë ia kanë ndarë dhe dërguar 7(shtatë) dollarë,ndërsa për vetën dhe familjet e tyre në mërgim i kanë ndarë vetëm 3 dollar.Pa pyetur kurrë ne jane Ben Gurioni, Golda Meri,Jicak Shamiri,Ariel Sharoni, Shimon Peresi ose Benjamin Netanjahu në krye të shtetit ose qeverisë izraelite.Tek ne shqiptarët ndërkaq, vazhdimisht sikur ndodhë e kundërta.Me tepër na pelqen të mirremi me parulla dhe pamflete të ndryshme romantike ose pseudopatriotike, se sa me punët ose obligimët konkrete dhe patriotike në terren. Ndërkaq, abuzimet, manipulimet dhe spekulimet e ndryshme me fondet e ndryshme të Republikës së Kosovës në mërgim: Janë punë të organëve të ndryshme përkatëse dhe kompetente të Kosovës te cilat patjeter duhet te zbardhen nje dite. Sigurisht. Ndaj, nëse dikush thotë se dikur për ish "qeverinë Bukoshi", fondin "Vendlindja thërret" etj. Ne mërgimtarët shqiptarë në Perëndim kemi dhënë mjaft! Gjepura!...Liria, shteti dhe pavarësia e shumpritur e Kosovës sonë Martire dhe Heroike- janë shumë me të shtrenjta dhe shumë me të çmuara se sa ato pak marka,euro,franka ose dollar që i kemi dhënë për To dikur. Dikush për lirinë,shtetin dhe pavarësinë e Republiks së Kosovës e ka dhënë jetën, familjen dhe çdo gjë tjetër në këtë botë. E ne?!!...Një shëmbull konkret: Thuhet se vetëm në Gjermani jetojnë dhe punojnë dikund afro 300 000 shqiptarë nga Kosova.Ndaj, secili prej tyre po t´i ndanim vetëm nga një euro në muaj për konsolidimin e prgjithshëm social dhe ekonomik të popullit dhe atdheut tonë në Republikën e Kosovës: Brënda muajit ato janë 300 mijë euro.Po brenda vitit ..?!.Dhe.. të tjerët në Austri,Zvicër,Itali,Francë,B.Madhe,Amerikë etj...Pavarësisht "asaj" nëse është në pushtet Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Agim Çeku, Ramush Haradinaj etj.

Populli dhe shteti nuk mbahen vetëm me tespih ose me urata! Jo! Por edhe me punë, me finansa, industri, ekonomi,gjyqësi, administratë publike, me ushtri të fortë, polici,sistem të avansuar edukativë dhe arsimor, shëndetësi bujqësi të rentabilizuar( e jo fiziokrate ose kameraliste si dikur) dhe profitabile,me sistem të rregulluar social dhe shëndetësorë etj.Në fund të fundit me mirë të japim ose të investojmë sot për shtetin dhe popullin tonë në Republikën e Kosovës, se sa ti fusim popullin dhe shtetin tonë në borxhe dhe obligime të ndryshme ndërkombëtare që nesër ose pasnesër do i paguajnë femijët ose pasardhësit tanë.E katërta: Politika, shteti dhe diplomacia nuk janë gjithmonë monome ose ekuacione me një të panjohur.Por nganjëherë ato mund të jenë madje edhe ekouacione me dy, tre, katër dhe më më shumë të panjohura dhe të papritura.Pra mund tëjenë edhe binome, trenome e kështu me radhë.Apo...?!...Në politikë dhe në diplomaci nuk vlejnë gjithmonë rregullat ose ligjet e njohura (strikte) matematikore ose aritmetike.Jo.Por edhe rregullat e asaj "lojës" së njohur në mes parimëve dhe principeve të ndryshme që jo rrallë i imponojnë dhe i diktojnë ndarjet ose klasifikimet e domosdoshme në mes kualitetit dhe kuantitetit. Kuptohet, në këtë kuader duke i ruajtur dhe kultivuar vazhdimisht " rrenjen katrore" te politikes se jashtme ose diplomacise se bashku me vlerat dhe parimet e njohura etike dhe metaestetike. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe konceptët dhe idetë e njohura shkencore, shtetërore dhe politike së bashku me çështjët dhe aspektët tjera teorike, liberale, parlamentare, republikane, rekonstruktive,diakronike ,demokratike dhe shumë e shumë të tjera në këtës sfond.

AGRON SHABANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LUTFI DERVISHI - NË SHQIPËRI NUK EKZISTON FARE LIRIA E MEDIAS (03.23.2015)
KUSH NA E KOMANDON SHPIRTINNga ILIR YZEIRI (03.23.2015)
NË GJURMËT E KRIMIT FAMILJARNga FRAN GJOKA - Lezhë    (03.21.2015)
U BËNË SA VITE QË U NJOHËM, DHE ÇDO HERË AI ËSHTË I NJËJTË...(Në vend të urimit, për ditëlindjen e prof. Murat Gecaj)Nga BAHTIR LATIFI, Boras - Suedi (03.20.2015)
NË MAQEDONI PO TRIUMFON DEFAKTORIZIMI I SHQIPTARËVE (03.20.2015)
ÇKA OSE ÇFARË KEMI MËSUAR NGA JETA?Nga AGRON SHABANI (03.19.2015)
UÇK, FITUAR BETEJËN KUNDËR SERBISË NË LUFTË, MOS E HUMBNI NË KOHË PAQEJE NGA DEZERTORËT DHE KOMANDANTËT E PAQENË!Nga ASLLAN DIBRANI (03.16.2015)
ROBERT AUSTIN - PËR NOLIN BRAKTISJA E KOSOVARËVE NË FAVOR TË POLITIKËS ISHTE NJË MALLKIM (03.15.2015)
FËMIJËT JANË VAZHDIMI YNË, E ARDHMJA E VENDITNga FRAN GJOKA (03.14.2015)
PRAGMATIZMI DHE VIZIONI I RI I HASHIM THAÇIT NË DIPLOMACINË OSE POLITIKËN E JASHTME KOSOVARENga AGRON SHABANI (03.13.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]