E Hënë, 11.18.2019, 03:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
KONFERENCA E BUJANIT DHE BASHKIMI KOMBËTAR
Nga GJON NEÇAJ

E Martë, 03.31.2015, 03:11pm (GMT+1)



Ajo që bashkon më shumë shqiptarët dhe çdo komb tjetër, që njëherazi është fillesa e çdo bashkësie, padyshim është historia. Është ajo histori që daton me fillimet e gjuhës, kulturës dhe fillimet e identitetit që krijojmë, karakterit dhe shumë prej aspiratave të jetës sonë. Ne shqiptarët nuk kemi një histori të mbushur me triumfe e mposhtje popujsh, nuk kemi një histori superfuqish, megjithatë e kemi një histori ndër më të lashtat e rajonit tonë. Ndoshta fati deshi që ne të mos kishim një gjuhë shqipe të shkruar që ta trashëgonim, që më parë historinë tonë, por ne kemi shumë e shumë për të thënë e për të treguar për veten tonë nëpër shekuj. Ne ishim këtu, ne jemi akoma.

Kjo është historia e popullit shqiptar. Ajo që hodhi e para idenë dhe nisi themelet e bashkimit, ishte Konferenca e Bujanit. Ajo, është vlerësuar si një nga ngjarjet e mëdha të historisë së kombit shqiptar nëpër konferenca shkencore, ngjarje e cila u zhvillua këtu e 71 kusur vjet më parë, e që idetë e saj janë aktuale ende sot e gjithë ditën, ndonëse të parealizuara.

Përfaqësuesit e luftës nacionalçlirimtare të Kosovës, në Konferencën e Bujanit, mbajtur më 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944, kishin miratuar rezolutën me të cilën popullit të Kosovës i njihej e drejta e vetëvendosjes. Konferenca e Bujanit është mbajtur në komunën e Bujanit, Tropojë (Malësia e Gjakovës), në kullën e Sali Manit, bajraktarit të Krasniqes, që ndodhej pranë bazës së shtabit kryesor të ushtrisë nacionalçlirimtare të Kosovës dhe të komitetit krahinor për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit. Aty morën pjesë 64 delegatë (jo 49 siç është shkruar e thënë) nga të cilët, 43 shqiptarë të Kosovës, 14 nga Tropoja, 3 malazezë, 3 serbë dhe një shqiptar nga Plava. Konferenca, siç shkruhet në historikun e Tropojës, të cituar për herë të parë, ishte e përbashkët duke përfshirë edhe krahinën e Tropojës, si bujtëse të delegatëve dhe organizatore.
Delegatët përfaqësonin të gjitha viset dhe shtresat shoqërore të Kosovës. Midis pjesëmarrësve kishte komunistë, nacionalistë dhe atdhetarët të tjerë demokratë, përfaqësues të forcave të armatosura, të rinisë e të gruas antifashiste. Bujani u zgjodh si mikpritës i përfaqësuesve të dy kombësive, shqiptarëve dhe serbëve, që kërkonin një marrëveshje për parandalimin e konflikteve të mëtejshme ndëretnike. Ajo zgjodhi kryesinë prej nëntë vetash, tashmë të njohur: Mehmet Hoxha, kryetar; Rifat Berisha, nënkryetar; Pavle Joviçeviç, nënkryetar dhe anëtarët Xheladin Hana, Fadil Hoxha, Hajdar Dushi, Zekeria Rexha, Milan Zeçari dhe Ali Shukriu. Në rezolutën e miratuar në këtë konferencë thuhet se Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron të bashkohet me Shqipërinë.

Para disa kohësh, sipas mediave të shkruara dhe elektronike, Presidentja Atifete Jahjaga, gjatë vizitës zyrtare në Zvicër, pos të tjerash, e pyetur rreth asaj se si e sheh dëshirën e shprehur hapur nga shumë të rinj kosovarë për një shtet të madh shqiptar, tha se vendi tani ka ambicie të tjera. Sipas saj, qëllimi i Kosovës dhe i të gjithë banorëve të saj është integrimi në Bashkimin Europian. Mbase qëllimi i presidentes është integrimi gradual i Kosovës në strukturat europiane, e rrjedhimisht kushtet krijohen edhe për bashkimin kombëtar, por mbetet pezull se ç’pikëpamje ka lidershipi kosovar në përgjithësi dhe a mbetet konferenca e Bujanit një nga ngjarjet e mëdha të historisë shqiptare.

GJON NEÇAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FRAN GJOKA - GAZETAR I DITUR DHE FJALËBUKURNga Prof. Dr. GJOVALIN SHKURTAJ (03.29.2015)
KUR ZOTI (NUK) HARRON!Nga AGRON SHABANI (03.27.2015)
LEKA BUÇAJ: KAM QENË NËN KOMANDËN E GJENERALIT WESLEY CLARK - NUK ISHA PILOT, POR PJESE E SHERBIMIT INTELIGJENT (03.27.2015)
TROPOJA NDERON ME TITULLIN “QYTETAR NDERI” DJALIN E PERSONALITETIN E SAJ, DR. ISLAM LAUKA, AMBASADORNga VALDET ERMALI (03.26.2015)
KJO ËSHTË EDHE KOHA E FLAMUR LUTFI HOXHËSNga RAMIZ LUSHAJ (03.24.2015)
( Diskutimi i metodave...)NJË MENDIM NDRYSHE...-Apo çfarë duhet ( është dashur) të bëjmë me shumë për kombin dhe shtetin tonë...?! Nga AGRON SHABANI (03.23.2015)
LUTFI DERVISHI - NË SHQIPËRI NUK EKZISTON FARE LIRIA E MEDIAS (03.23.2015)
KUSH NA E KOMANDON SHPIRTINNga ILIR YZEIRI (03.23.2015)
NË GJURMËT E KRIMIT FAMILJARNga FRAN GJOKA - Lezhë    (03.21.2015)
U BËNË SA VITE QË U NJOHËM, DHE ÇDO HERË AI ËSHTË I NJËJTË...(Në vend të urimit, për ditëlindjen e prof. Murat Gecaj)Nga BAHTIR LATIFI, Boras - Suedi (03.20.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]