VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SINADINOVSKI PROMOVOI NË SHBA 'SHQIPTARËT ORTODOKSË NË MAQEDONI'

E Djelë, 04.05.2015, 04:49pm (GMT1)


Profesori universitar Prof.dr. Branislav Sinadinovski, shqiptari ortodoks nga Maqedoni këto ditë do të promovojë veprën e tij “Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni” para pjesëtarëve të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sinadinovski në këtë vepër kapitale shkruan për të historinë e shqiptarëve ortodoks në Maqedoni kryesisht në zonën e Rekës së Gostivarit dhe të Dibrës, një rajon i heshtur sot dhe i populluar shumë pak nga banorë që janë shqiptarë etnik, por nga asimilimi dhe frika ata nuk duan të flasin për historinë e tyre.

Sinadinovski një intelektual i njohur në Maqedoni rrëfen rrugëtimin dhe golgotën e jetës së tyre drejt një asimilimi monstruoz, heshtja dhe heqja dorë nga origjina dhe identieti kombëtar dhe problemet e tjera. Por edhe për rikthimin tek identieti dhe guximi i brezave për t’u deklaruar shqiptarë etnik.

Ai ka udhëtuar drejt SHBA-ve dhe se promovimi i veprës së tij do të jetë në Çikago, dhe më pas edhe në Nju Jork dhe qendra të tjera ku jeton diaspora shqiptare.

Por kjo vizitë ka nxitur kurreshtjen e madhe të diasporës dhe se janë nxitur debate se kjo vizitë dhe promovim a duhet të jap një mesazh unifikimi kombëtar dhe jo tendenca për keqpërdorime nga struktura politike në diasporë dhe Maqedoni, të cilët tentojnë të përfitojnë nga vizita e shkrimtarit dhe diplomatit shqiptar Sinadinovski.

Sinadinovski në bisedën e fundit për INA ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në SHBA të jenë pjesëmarrës në manifestimet e promovimeve dhe se ai realizon këtë mision vetëm si misionarë i çështjes shqiptare, dhe sidomos çështjes së shqiptarëve ortodoks në Maqedoni.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.