VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SAHATQIJA, NË EMËR TË GRAVE DEPUTETE, ANKOHET NDAJ GAZETARËVE

E Hënë, 04.06.2015, 09:11am (GMT1)


Deputetja e LDK’së, Teuta Sahatqija po e vazhdon debatin me gazetarët dhe nuk është tërhequr nga cilësimi që ju ka bërë atyre duke i quajtur shpiuna.

Madje, ajo ka thënë se po i mbron gjokset e kolegeve deputete nga fotografimi eventual i gazetarëve.

“Prandaj me duhet te kerkoj falje, jo per reagimin, por qe nuk e bera se pari nje fotografi e nje incizim te gazetarit acrobat mbi rrethojat e ballkonit duke e drejtuar kameren ne gjoksat e grave deputete qe jane te ulura ne rresht te fundit ne vendin e tyre te punes”, ka shkruar ajo.

Lexojeni të plotë reagimin

1. “Konstatimi” se I kam quajtur gazetaret “spiuna”- pa e spjeguar kontekstin, pa e spjeguar cila ishte situate qe nxiti reagimin tim. Pra duke e marre kete ceshtje si te kryer

2. Kerkimi I distancimit tim dhe te parties time mbi bazen “e ceshtjes se kryer”

3. Kercnon me padi ende pa u mbledhe Asociacioni I Gazetareve

4. Kercnon me fjale tendencioze “Ky vend, keta njerez dhe keta deputet duhet qe perfundimisht ta kuptojne se cka dmth te akuzosh e fyesh nje gazeta”

Deshiroj te pergjigjem ne secilen pike:

1. Pas dy oresh te diskutimeve ne sallen e Kuvendit, e pashe se njeri prej gazetareve qe e percjelle punen e Kuvendit, ishte perkulur mbi rrethojat e ballkonit deri ne ate mase sa te rrezikon rrezimin ne sallen e Kuvendit. Ky ballkon gjendet mbi kokat e deputeteve. Gazetari I perkulur mbi rrethoja kishte kameren ne dore te drejtuar ne menyre perpendikulare, apo te drejte per drejte mbi trupin e deputetes turke Myfera Shinik. Pas asaj ai e drejtoi kameren ne te njeten menyre mbi trupat e deputeteve te Nismes, te cilat jane te ulura ne rreshtin e fundit te uleseve te Kuvendit.

Pasi e verejta iu drejtova deputeteve duke ju thene se nga larte po ju “spiunojne” dhe po ju incizojne pjeset e trupit, siq ka ndodhur edhe ne raste tjera. Ka pasur raste kur gazetaret te cilet jane ne ballkon te kuvendit per te percjellur punen dhe fjalimet e deputeteve kane incizuar dhe shperndare fotografi te prapanicave te percjelura me tekste tejet fyese e sexiste ndaj gjinise femrore deri ne ate se cka veshin deputetet nen fustan. Siq ka ndodhur ne rastin e deputetes boshnjake pak kohe me pare.

2. Kerkimi I faljes nga ana ime apo e distancimit te parties time nga une

Me duhet te ju perkujtoje se ne rastin e publikimeve te fotografive te prapanicave te deputeteve, ka pasur gazetare te cilet kane kerkuar gazetari profesionale dhe respektim te kodit tee tikes. Por Asociacioni I gazetareve asnjehere nuk eshte marre me kete. Nuk eshte distancuar nga gazetarja e cila ka fotografuar prapanicat e as nuk ka kerkuar nga mediumet qe te mos e bejne kete. I njejti Asociacion nuk ka hapur gojen kur jane fyer grate e ne mesin e tyre edhe deputetet.

3. Pak minuta pas reagimit tim ne Kuvend, neper FB dolen “Kercnimet me padi” nga Gazetari Shkelqim Hysenaj I cili foli ne emer te Asociacionit, pa pasur mundesi qe ky asociacion t embledhet.

4. Kercnon me fjale tendencioze “Ky vend, keta njerez dhe keta deputet duhet qe perfundimisht ta kuptojne se cka dmth te akuzosh e fyesh nje gazeta”

Me fjale tjera “do ju tregojme qejfin atij/asaj qe guxon te flet kunder nesh”

Cka jane keto fjale, cka eshte ky kercnim, ku eshte kodi I etikes se gazetareve?

A do te thote se ne nuk guxojme as te flasim kur na perqeshin, kur I trajtojne grate si objekte seksi, apo kur behet paraqitja tendencioze e figurave te kujtdo?

Po ja perkujtoj Asociacionit te Gazetareve te cilet ne reagim thane se kjo nuk eshte hera e pare qe une reagoje me nervoze, qe reagimet e vetme ndaj “gazetareve” ishin

1. Kur eshte keqperdore ballkoni ku qendrojne gazetaret per te fotografuar prapanicat dhe

2. sot kur u parandalua fotografimi I gjoksave te deputeteve.

po ju siguroje se ne raste te ngjashme perseri do te reagoje, por po shpresoj se Asociacioni do te jete ne nivel e te reagon vet paraprakisht.

Ne sallen e Kuvendit, ne grate deputete jeme ne vend te punes, jemi ne tavolinat tona dhe cfaredo tendence e gjuetise per te fotografuar pjeset e trupit tone e per te paraqitur ne menyre tallese neper medium paraqet shkelje te etkies jo vetem t egazetarise port e nje etike familjare, etike qytetare, etike njerezore.

Prandaj me duhet te kerkoj falje, jo per reagimin, por qe nuk e bera se pari nje fotografi e nje incizim te gazetarit acrobat mbi rrethojat e ballkonit duke e drejtuar kameren ne gjoksat e grave deputete qe jane te ulura ne rresht te fundit ne vendin e tyre te punes.

Kerkoj nga Asociacioni I Gazetareve, te jete veteret I paanshem, te kerkoje respektim te etikes gazetareske, te mos keqperdore poziten e vet per te mbrojtur fotografimet e shkrimet mizogjene te cilat e denigrojne figuren e gruas.

Per fund po bashkangjes disa vegza me “lajme” ndaj te cilave Asociacioni do te duhej te reagonte dhe te merrte masa per te ngrite nivelin e gazetarise ne Kosove.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.