VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LEGJENDA DHE BETEJA E KOSOVËS - SONTE NË TEATRIN E PARISIT

E Mërkurë, 04.08.2015, 10:51am (GMT1)


Në datat 8 prill ora 20:30 dhe 12 prill ora 17:00, në skenën e “Théâtre de l’Opprimé” (Teatrit Liria në Paris) do ngjitet shfaqja e Simon Pitaqaj e tulluar “Lufta e vjetër”.

Vepra e ndarë në dy pjesë, do të sjellë një histori , e cila tregon për raportet mes Lindjes dhe Perëndimit, konfliktit mes myslimanëve dhe të krishterëve përmes historive ballkanike dhe lindjes së shtetit të Kosovës, Betejës së Kosovës së viti 1389.

Teksti i Albaric Samuel dhe Simon Pitaqaj, me muzikën e Ali Haddar, kostumet e Vjollca Bega dhe bashkepunëtorëve artistike si Cinzia Menga e Alexandra Lacroix, do të intepretohet për publikun parizen nga aktorët Ibrahim Ahmadouche, Santana Susnja, Loic Monsarrat, Simon Pitaqaj dhe Annabelle Hanesse.

Mitet dhe legjendat nëpërmjet teksteve të Kadaresë dhe historisë ballkanike, do të rëfejnë historinë e ushtrisë së fuqishme osmane të Sulltan Muratit, i cili ishte i pari që pushtoi Kosovën.

Pjesa e cila do të vijë e realizuar në skenë me disa elementë kinematografikë, do të kombinojë imazhe mes dritës dhe hijes, si një pikturë në skenë dhe do të ndërthur frazën muzikore improvizuese, muzikën tradicionale dhe këngët patriotike.

Kjo vepër është cilësuar nga Ministria e Kulturës si “Një himn për jetën, një këngë poetike dhe vizuale ku shpresa rilind nga hiri dhe vdekja”.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.