E Enjte, 10.17.2019, 08:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
REAGIM KUNDËR KASTRIOT MYFTARAJT - KOKORIZGJI I INTERESAVE TË SERBISË, ABUZUES NDAJ BALLIST MORINËS!
Nga ASLLAN DIBRANI

E Hënë, 04.13.2015, 07:05am (GMT+1)


 

Padia e drejtuar nga një  njeri kokorizgji  i interesave të Serbisë nuk  korrespondon  me  realitetin!

 

Morina, tifozi i famshëm i "Kombëtarës Shqiptare", i cili akuzohet nga serbët si autor i mundshëm i lëshimit të Dronit me flamurin e "Shqipërisë Etnike" mbi qiellin e Beogradit, në ndeshjen Serbi-Shqipëri,u bë alarm i madh nga qarqet e Beogradit që dridhi edhe raportet politike.Kjo ngjarje pati përplasje të shpeshta  ndërshtetërore me akuza të ndërsjella. Ballisti ishte një përformancë artistike moderne me logjikë të kujtesës së një krijuesi artistik,që vërtet tronditi shpirtat ,ashtu siç duhet ta bëjë një vepër artistike!Tronditi serbet,që shprehen primitizmin e vet me reagime të llojllojshëm deri të djegiet e shtëpive dhe dyqaneve të shqiptarëve në Serbi. Një serb një  i ri tregon videon e babës së tij që goditi  televizorin me karrige nga zemërimi që ka pa valëvitjen e flamurit tonë mbi Beograd.!Ngriti në këmbë të gjithë shqiptarët  duke filluar në Tiranë,Prishtinë  e qytete tjera në përkrahjen  e Ballistit.!Tronditi edhe Platinin se mos është bombe,tronditi mediat e botës edhe akoma jehona e kësaj kryevepre artistike vazhdon…Pastaj ata që duan me i dhanë ngjyrë tjetër  siç është rasti i këtyre  ditëve nga gazetari Kastriot Myftarajt kundër Ballistit (Ismail Morinës) që e përshkallëzoj  situatën  me alarm qyqari me  ngritjen  e akuzës me kallëzim penal mesa vijon reagoj kundër tij dhe citoj tekstin e tij si më poshtë:

 

 

Pamje e  flamurit autokton mbi Beograd nga Smail Morin Ballisti  i akuzuar nga  gazetari Kastriot Myftaraj!?.

 

Kallëzimi penal konsiston në këto vepra penale sipas parashikimit  të imagjinatës   së cektë , të çuditeshe me plot intriga,shpifje madje edhe denigruese. Një  padi e drejtuar nga një  njeri kokorizgji  i interesave të Serbisë, është një skandal në vete që  nuk duhet  ta marrim shumë për shqetësim pasi kombi ynë dhe populli ynë gjithnjë pati njerëz qe i hanë bukën kombit tonë  ,flasin shqip por varrin ja mihin për çdo ditë. Një gjë e tillë po ndodh edhe me  çoroditësin e gazetarisë shqiptare  Kastriot Miftarajn, pak njohës i historisë shqiptare e aq ma pak historisë së  Kosovën qe më frazimet e tij fëlliq simbolin tonë kombëtar , shtrembëron historinë,merret me  fjalët e çarshisë!!!???... Ai masë miri e dinë se(kush e ndërsen, nga kush është i paguar dhe çka fiton me këtë)?.

Ky gazetaruc, përpiqet ta mbroj Shqipërinë nga  veprimtaria "armiqësore e Serbisë  në bashkëpunim me tifozin   shqiptar  Ballistin  e ngritjes së Dronit mbi Beograd", me çka ja ka gjet edhe kodin se ku e paska cenuar Shqipërinë sipas,nenit 230 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë,që vepra e Ballistit, nga Kastriotit  u vlerësuar si terroriste dhe  armiqesore”!

Zoti Myftaraj harron se  Beogradi zyrtar theu kodet ndërkombëtare duke  i ndaluar  tifozët e skuadrës shqiptare që ta përcjellin ndeshjen Shqipëri -Serbi.

-Ky paska harruar thirrjet ofenduese dhe poshtëruese me doza e urrejtjes raciste të përsëritura me mijëra herë  nga spektatorët serb në stadiumin e Beogradit.Shteti serb ishte bashkë me ta si huliganë, primitiv dhe barbar!. Gjestet e serbëve janë nga pozita shtetërore.Dallimi është i qarte, por thuaj se ata janë mjeshtra të vete-viktimizimit dhe të nxjerrjes dhjamë edhe nga pleshti si rasti i Martinoviqit në Gjilan para 20 vjetësh e futi shishen në zorrën e trashë  duke i akuzuar shqiptarët se e dhunuan,por të Droni është diçka tjetër.

Historia e tyre është e mbushur me pabesi ,akuza fallso ,diversion mashtrues ,armiqësi shekullore kundër shqiptarëve.Ajo u pa botërisht duke kërkuar  "vdekjen e shqiptarëve,Kosova është e jona t'i vrasim shqiptarët"etj,por për çudi zoti Kastrioti s'ka qene në gatishmëri t'i thotë dy fjalë ndërsa për Ballistin thotë se ishim në rrezik me ndez luten me Serbinë!?. Kah i erdhi kjo ide aq brutale  Kastritot Myftarajt? 

 

Gjithsesi kjo është një zgjuarsi shqiptare inteligjencë plotë shprehje nacionale, jo me fraza ,poezi,reportazhe po me flamurin  kombëtar simbol i bashkimit kombëtar.

 

Ndërsa gjesti i Ballistit është individual,e  ke të qartë?Lind pyetja si nuk e the edhe një fjalë të vetme për  terrorin primitiv qe u bë atë ditë kundër lojtarëve tanë edhe ndaj zyrtarëve të Shqipërisë. Ballistit bravos i qoftë që shfryu dufin e tij, por edhe bëri të ndihen mire mijëra tifozë sporti dhe shqiptarët në tërësi. Ai ia hodhi shtetit barbar Serbisë dhe i ka ngritur mendjen gjithë botës rreth Shqipërisë.Një  diversion  po u bëka edhe me  logjike dhe zgjuarsi  e jo vetëm me raketat balistike,dhe luftë frontale!.Gjithsesi kjo është një zgjuarsi shqiptare inteligjencë plotë shprehje nacionale jo me fraza ,poezi,reportazhe po me flamurin  kombëtar simbol i bashkimit kombëtar.

Autori i Dronit është një patriot shqiptar dhe hero pa diskutim e jo si Kastriot Myftaraj që turpëron emrin qe e ka .Ai, jo qe  është në gjendje ta kishte bëre një vepër të  këtillë për interesin shqiptar ,por saboton etiketon dhe njollos  nga frika  dhe simpatia për Serbinë.

 

Atë që beri Ballist Morina, kishim  shekuj  që e prisnim!

 

-Ky "analist shkon edhe ma tutje dhe thekson  së me  ngritjen  e flamurit etnik mbi Beograd ,Ballisti paska  bëre provokim  të luftës”, e parashikuar nga neni 211 e  Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Zoti Kastriot Myftaraj, është një turp, për ju, që aq shumë jeni i  cekët  në fushën politike. A s'është mjaft që ne shqiptarët po rrimë si macja nën sofër nga armiqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre?. A ta ulim kokën akoma pran një grushti Serbie  ta heshtim akoma  vrazhdësinë e tyre hegjemonist duke mos shprehur gatishmëri shqiptarët sa duhet për toka e veta?. A thua sa kohë, ne shqiptaret pritem të shihet një  flamur i përbashkët në arenën ndërkombëtare?. Atë që beri Ballist Morina, kishim  shekuj  që e prisnim, kishim shekuj që e kërkonim, një shenje, për t'i zgjuar shqiptarët dhe  turpëruar serbët dhe kjo ndodhi në mes të Beogradit, jo me shantazhiume e intriga si Kastriot Myftaraj ,por me vepër.

 

Zoti Myftaraj  vepron ,shprehet , dhe shkruan me tezat e armiqve tanë. Gjestin dhe veprimin që e bëri  Ballist Morina është dashur ta kryejnë  parlamentet e Shqipërisë dhe Kosovës.!

 

Ju kërkoni rrudhje të tokave shqiptare  duke mos i njohur shkëputjet e  pjesëve të veta Kosovës. Zoti Myftaraj  vepron ,shprehet , dhe shkruan me tezat e armiqve tanë!.Gjesti i Ballist Morinës, tregoi se (shqiptarët janë një dhe duhet të jenë një për të gjithë dhe te gjithë për një). Gjestin dhe veprimin që e bëri  Ballist Morina është dashur ta kryejnë  parlamentet e Shqipërisë dhe Kosovës. Ballisti me një fjalë bëri punë ma të madhe sa dy qeveritë   aktuale  për  "Atdheun", pastaj  ti duhesh te turpërohesh dhe  të përgjigjesh  vet penalisht tek  populli shqiptar  se ke cenuar vlerat e tij pikërisht ata që sakrifikojnë për te.

-Ju ma jeni të prirë nga  qëndrime jo shqiptare të qosh pluhur si kurse Fatos Lubonja rreth qenies  tonë  të lavdishme shqiptare, duke  njollos. Ju nuk është hera e pare që dilni me prononcime antikombëtare ,antishqiptare  siç ishte rasti  e vizitës se Edi Rama që ishte  në Paris (për aktin terrorist që e kryen  forcat islamike  kundër gazetarëve dhe karikaturistëve  francez) me eskortën e përfaqësuesve fetare të Shqipërisë.Ju dolët dhe e qortuat zotin Rama se është dashur me marr edhe  grekun Anastas Janullatos si përfaqësues  të ortodoksëve shqiptarë'' kur dihet botërisht se ai është njeriu ma i përbetuar  kundër shqiptarëve edhe se dihet që ka prejardhje çame!.

 

Ti e fyen njeriun e kontributit të internacionalizimit të çështjes shqiptare në Ballkan!?

 

Pastaj ju zoti Kastriot shkuat edhe ma lart  kur njollosni edhe flamurin shqiptar duke u përpjekur që t'i  akuzosh shqiptarët ne vijën e çështjes shqiptare, vet bien në gracka  me vetëdije. apo pa të, ti e din!?.

Me shprehjet tua si ma poshtë  nuk lëne përshtypje që i dinë gjërat si duhet andaj bien në lajthitje me vetveten tuaj  kur shpreheni  për ngritjen e flamurit mbi Beograd "Poshtërimi botërisht i Republikës dhe i simboleve të saj”, parashikuar nga neni 268 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë” duke e cilësuar Ballistin si bashkëpunëtor të Serbisë i hamendur,pa pasur argumente edhe vet del i pa çart para disa ditësh në opinion.

Lajmin tuaj e pritem pa durim!Isha shumë i lumtur se zoti Kastriot Myftaraj zbuloj një tradhtar përmes deklaratave të forta sa që ne publikut,na ndave kohë orësh në publikimin e  dokumenteve rreth zbulimit të spiunit të Serbisë kuptohet për Ballistin. Ai që del me tema kombëtare,qoftë edhe zbulim,apo hetim të njerëzve  të dyshimtë që veprojnë kundër shtetit tonë dhe popullit tonë duhet të quhet atdhetar , dhe dashamir i popullit ,ashtu te kosiderova edhe ty. Ti ishe i tillë për disa orë zoti Kastriot i dashur,patriot dhe atdhetar për mua,ndërsa Ballistin e sajova si armik terrorist dhe  spiun të Serbisë,gjithnjë duke e pritur në media  zbulimin edhe të një spiuni serb siç ishte i akuzuari dhe i zbuluari i yt (Isamil Morina Ballisti). Ishe patriot  dhe  sakrifikues për çështjen e Kombit!.Ai qëndrim i imi për ju zoti Kastriot Miftaraj,nuk zgjati ma shumë se kur dole me një deklaratë qesharake me hamendje, supozime,akuza kokorizje pa krip me plotë gënjeshtra. Për disa orë ti ishe  i dashur i përkëdheluri,por shpifjet tua të pa kurrfarë argumenti që nuk afrove në dritë u shndërrove në një njeri të dyshimtë dhe  abuzues për njeriun që dha  një kontribut të internacionalizimit të çështjes shqiptare në Ballkan.Ballisti foli në të gjitha gjuhët e botës dhe mbeti ai qe është ,por ju  zoti Kastriot  pajtohu se ai është në epërsi  dhe siç duket  ja keni përgatitur të keqen vetes tuaj që ju i keni dhënë rast Ballistit të padis për shpifje dhe fyerje personale. Kisha të këshilloj që t'i kërkosh kodet ligjore se me cilat do të përballesh m ligjet  e shtetit shqiptar. Ju nuk keni arritur ma lart se ta bindeni një program televiziv të Arian Canit për një debat televiziv.Për debat televiziv dhe  debate mediale,këtu jam kur të duash dalim dhe bëjmë debat lidhur me këtë çështje.Sot Ballisti njihet në tëre botën me kryeveprën që beri,ndersa ju?.

Ju zoti Kastriot theksoni,(duket qartë se autoritetet serbe duan ta përdorin emrin e Morinajt, si autor të dërgimit të Dronit, por jo të kenë të bëjnë drejtpërdrejt me Morinajn. Merret vesh, Ismail Morina është bashkëpunëtor i shërbimeve të fshehta serbe)?

-Nga teksti i lartshënuar shihet se je tip gazetari i varur nga dikush që të ndërsen  të hapë debate pikërisht pa baza.Mbetet përshtypja se sikur ju e pritni me kënaqësi pa durim dhe  me gëzim  arrestimin  e tij,apo edhe  ngritjen e ndonjë padije ndjekëse nga Interpoli!. Kjo shihet se e paskeni bërë një zbulim epokal që organet e Serbisë nuk paskan mundur ta  zbulojnë ndërsa  Kasrtion Myftaraj  e paska zbuluar kryesin  e këtij akti,ngritjen e flamurit në atë formë që u ekzekutuar. More, zotëri ti ke mbetur akoma në analiza mesjetare,bota po manovron edhe në planetët tjera e ti e thua është e mundur kështu e ashtu me shpifje.

Vazhdojmë edhe ma tutje mbi akuzat qe i ngrit kundër  Ballistitit, Kastriot  Myftaraj thotë: Ka edhe diçka tjetër më të thellë që fshihet të flamuri: “Autori i bannerit i kishte vendosur dy Etërit Themelues të Shtetit Shqiptar, Ismail Qemal Vlorën dhe Isa Boletinin, si dhe stemën e Republikës së Shqipërisë,shqiponjën e zezë në fushë të kuqe, brenda një fushe të zezë. Ky nuk ishte thjesht një poshtërim. Praktikisht me këtë banneri kishte kombinuar flamurin kombëtar shqiptar me flamurin e zi të Shtetit Islamik.

-Një tjetër simbol islamik në banner ishte harta, e ashtuquajtur nga Ismail Morinaj,si e Shqipërisë Etnike. Nëse e shikoni me vëmendje hartën do të vini re se në këtë hartë, brenda territorit të “Shqipërisë Etnike” përfshihet dhe Sanxhaku. Sanxhaku nuk ka qenë kurrë një treve e pretenduar si pjesë e Shqipërisë Etnike që nga koha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe deri më sot. Shumicën e popullsisë e përbëjnë boshnjako-muslimanët (54.5%) Serbët përbëjnë 33.9% të popullsisë dhe malazezët 7.25% të popullsisë. Vetëm 1.04% e popullsisë së përgjithshme të Sanxhakut, ose 4062 persona janë deklaruar shqiptarë".

 

Struktura e popullsisë së Toplicës 1877-1978

 

Zoti K.Myftaraj  ju jeni plotësisht në lajthitje i pa informuar pastaj mos dil me gjëra të tilla të gënjesh publikun!Ti e turpëron etiken e gazetarisë sonë!?.Ti je një naiv,apo injorant!Unë të sjell fakte e dëshmi të atyre territoreve të shpërngulura me dhunë,zjarre dhe terror. Akoma plagët tona janë të hapura. Shpërngulja e tyre  u përqendruan në  Kosove,Shqipëri si në fshatin Qerret në Durrës , në Tiranë, në Fier ,Shkodër,Elbasan e gjetiu ,por pjesa dërmuese iku për Turqi me marrëveshje të Serbisë dhe Turqisë. Po të sjell dëshmi pa e përfshirë Sanxhakun ve qe po ta them se asnjë bëshnjak nuk ka  aty. Të  gjithë janë shqiptar te asimiluar. Ndersa sa i përket Toplicen që ka në vitin 1877-1878 ka pasur 18333 banorë, prej të cilëve rrethi i Prokuples ka pasur 10825 banorë, prej tyre 4618 kanë qenë serb, ndërsa pjesa tjetër 6207, kanë qenë shqiptarë, rrethi i Kosanices ka pasur 6708 banorë, prej tyre 577 serbë, 5951 shqiptarë dhe afro 800 çerkez. Leskovci gjerë në vitin 1877 ka pasur 900 shtëpi të banuara me 5000 banorë shqiptar dhe pak serb. Në Prokuple me rrethinë ka pasur 2505 shtëpi shqiptare, 2031 shtëpi serbe. Në Kurshumli ka pasur 1956 shtëpi shqiptare, 638 shtëpi serbe. Kjo është një statistike  që tregon mase miri  historikun e atyre rajoneve. Gjysma e popullatës së Kosovës kanë mbiemrat nga ai rajon  me toponimet që akoma janë  në hartat gjeografike ,hyni  dhe e vërtetoni lexues te dashur .Mbiemrat që kanë sot shqiptarët e Kosovës dhe i përdorin  në bazë të toponimeve në regjionin e Toplices janë mesa vijojnë si ma poshtë:  Kastrati,Muhaxheri,Vllasa,Kapit,Bajçinca,Bellanica,Breznica,Batusha,Byqmeti,Jashanica,Reçica,Merovci,Rafuna,Retkoceri,Visoka,Tupalla,Stublla,Sllamniku,Pllana,Rakovica,Ramabaja,Rashica,Konjfca,Maqastena,Zhegrova,Terpeza,Shahiqi,Qyqalla,Maqedonci,Koprani etj. Janë toponime që sot shqiptarët e Kosovës i ruajnë, këta mbiemra në baze të toponimeve që i kanë pas si vendbanime. Po me të mjetit mbiemra sot i gjene edhe shqiptaret e Turqisë  prandaj ju shihet se nuk keni kurrfarë lidhje me territoret tona se ku i kemi de ku i kemi pasur.Ju nuk keni prova dhe potencial ta akuzonishqiptaret , aq ma pak Ballistin që shumë në formë precize i ka  fut ato territore  në kornizat e  kufijve të Shqipërisë së bashkuar .Ne nuk do të pyesim se a keni mbetur si viktimë e komunizmit në Shqipëri dhe nuk i ke mësuar në histori këto të dhëna, apo ti je një injorant dhe nuk i din gjerat?. Ne i konsiderojmë si toka tonat. Kemi lënë tapitë tona atje një ditë duhet edhe t'i kërkojmë dhe të kthehemi në tokat tona.Është koha që të tregohet një kallëzim penal ndërkombëtar kundër Serbisë për atë kohë. Nëse është për denoncim dhe kallëzim penal është Serbia e jo shqiptaret  zoti Kastriot!?.Ti njollos flamurin tonë me simbolin ma të  çmueshëm shqiponjën me flamurin  e kalifatit gjë,qe ne shqiptarët as që kemi gjë të përbashkët me ta. Sa i përket  vendosjes së dy figurave kombëtare, normal se ato janë që duhet të vendosen. Edhe ngjyra është ajo ma e mire në  të parë estetik po aq edhe

artistike. Këtu ka të bëjë me  ngjyrën kuq e zi e jo siç mendon ti me imagjinatën tuaj të fëlliqet vendi me mbeturinat aziatike që për fat të keq kanë zënë  rrënjë edhe në trojet tona!?.

 

Autori i reagimit është  publicist, ish i burgosur politik, anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani, poet, piktor dhe veprimtar shumë vjeçar për Kosovën.

 

ASLLAN DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UDHËTIM DREJT VENDIT TË SHENJTËReportazh nga  VLASH PRENDI (04.10.2015)
JA HISTORIA E KËSAJ FOTOGRAFIE DHE E KËTYRE DY FËMIJËVE (04.09.2015)
LEGJENDA DHE BETEJA E KOSOVËS - SONTE NË TEATRIN E PARISIT (04.08.2015)
A DUHEN NXJERRË MËSIME NGA RASTI I MALËSISË SË MADHE?Refleksion ndaj disa dukurive në shkollat tonaNga FRAN GJOKA (04.07.2015)
NË KRYE TË HERËS...Nga AGRON SHABANI (04.07.2015)
SAHATQIJA, NË EMËR TË GRAVE DEPUTETE, ANKOHET NDAJ GAZETARËVE (04.06.2015)
SINADINOVSKI PROMOVOI NË SHBA 'SHQIPTARËT ORTODOKSË NË MAQEDONI' (04.05.2015)
NJË 'POSTIM I JASHTËZAKONSHËM' SOLEMN OSE FESTIV!( Për Festën e Ringjalljes)Nga AGRON SHABANI (04.02.2015)
UNË E DUA SHQIPËRINË, E DUA KUKESIN, GJITHÇKA TË VENDIT TIM TË KRIJUAR NGA NATYRA, POR NUK E  DUA KORRUPSIONIN DHE PADREJTËSINË-thotë e reja kukesiane Aida SelmaniNga SOKOL DEMAKU (04.02.2015)
JA SI SHKUAN DREJT ZHDUKJES SHQIPTARËT NË MAVROVË ME RRETHINË (04.01.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]