VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KRISTJAN SOKOLI, SHQIPTARI I PARË NË NFL - DUA T'I NDEROJ SHQIPTARËT

E Djelë, 05.03.2015, 08:35am (GMT1)


Më në fund një shqiptar do të luajë në ligën superiore të futbollit amerikan, NFL.

Kristjan Sokoli, i lindur në Shqipëri është përzgjedhur ( draftuar) nga Seattle Seahawks ku do të luajë sezonin e ardhshëm, raporton KTV.

Edhe pse deri më tani ka luajtur si mbrojtës me kolegjin e tij Seattle e ka listuar si Guard.

Sokoli është shprehur i entuziazmuar me zgjedhjen duke thënë se dëshiron t’i nderojë shqiptarët.

“Jam shumë mirënjohës. Për mua, kjo ka të bëjë që ta bëjë veten krenar, familjen time dhe gjithë shqiptarët. Ka shumë shqiptarë që punojnë shumë, por nuk kanë arritur aq shumë, për shkak të mundësive të vogla. Për mua, të vij në Amerikë dhe të bekohem me këtë mundësi, më jep vullnet të punojë shumë për ta bërë krenare familjen time dhe gjithë popullin shqiptar”, ka thënë Sokoli, transmeton koha.net.

Ai ka emigruar në SHBA në moshën 9 vjeçare, pasi që babai kishte shkuar paraprakisht atje.

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.