E Hënë, 11.18.2019, 12:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PSE 6 MAJI 2015 I REXHEP DEDUSHAJT ËSHTË NJË DATË E RE NË KALENDARIN E KOHËS?
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Mërkurë, 05.06.2015, 09:23am (GMT+1)


1.
Secili ka datat e veta në jetën e tij, po kjo e 6 majit 2015 e shqiptaro-amerikanit Rexhep Dedushaj hyn dhe në kalendarin e kohës, ku prej vitesh janë aty dhe emri e veprat kombëtare të tij për Plavë-Gucinë e Pejën…. Kit’ datë të sotme të këtij historiani atdhetar nuk po e përveçoj privatisht për mirë, por e shenjon vet aktualiteti ynë shqiptar i vështirë. Është një datë që i duhet politikës kombëtare shqiptare, edhe në Kosvë, edhe në Shqipëri, edhe në trevat shqiptare nën Malin e Zi e nën Serbi, edhe në Maqedoni.
Po vjen historiani i njohur vuthjan Rexhep Dedushaj në një kohë dhimbjeje të madhe kur me mijëra shqiptarë të Kosovës po largohen këta muajt e fundit nga toka e tyne genetike. Po ikin nga toka, nga deti, nga ajri. Kahmos. Me gjithçka. Gjithkund. Po ikin nga politika “ku-ku” e Kosovës, nga sofra e unjtë, nga arat e pambjella, nga rrugët papunë…Kjo është një tragjedi, pasi më 1998-1999 shqiptarët e Koosvës i përndjekte Millosheviçi për spastrim etnik e tashti po e përndjekin vetëveten…Realisht sotpërsot Kosova është shteti ma i përndjekur i Europës kontinentale e ishullore. Kontributi i madh i Europës dalëngadalë me qëndrimet e saj vitpasviti po përkthehet tashma dhe ndryshe: në një turp të ri të saj, e për disa shtete të saj si një “orgazmë” politike e shovene...! E nejse, fjalën e kishim tek ikjet eksodike. Tek braktisja e madhe e Kosovës së vogël. Dhe jo vetëm e saj…po edhe Plavë-Gucia e tij nën Malin e Zi.
Po vjen atdhetari shqiptar Rexhep Dedushaj në një kohë të vështirë për Kosovën, e cila – sipas të dhanave të CIA-s në publikime të saj zyrtare – renditet shteti më i varfër i Europës së Bashkuar e Të Ndarë. Përndryshe: një nga 25 shtetet ma të varfëra të botës për vitin 2014. Kosova e ka 53.6 për qind indeksin e varfërisë, 8.3 për qind inflacionin, papunësi e shfrenuar, etj. Nga mërgata e saj në Europë e Amerikë janë pakësue dërgesat deri në 18 për qind të GDP të Kosovës.
2.
Për të gjithë ata që nuk e dijnë po them se Rexhep Dedushaj ka mbi një çerek shekulli në Amerikë. Saktësisht: 27 vjet. Ka shkue 41 vjeç e po kthehet 67 vjeç, pikërisht më 6 maj, në përvjetor të lindjes së tij. E ka përzgjedh datën e kthimit dhe, njëherash, kjo datë e përzgjodhi atë. I vështirë rikthimi: planeti Amerikë i magneton edhe gjermanët me ndejt përjetsisht aty e jo ma shqiptarët në Ballkan, që shumëkush kit’ gadishull (veçmas pjesën perëndimore) i sheh si “apendesit”…e (…eh’) shpeshherë iu ka kthye në “fuqi baroti” për luftra botërore e ballkanike.
Të gjitha ia dha Amerika qytetarit të saj dinjitar Rexhep Dedushaj përveçse Vendlindjen e tij, që është në Qarkun e hershëm të Pejës otomane e përfshinte Pejë, Plavë-Guci, Rrozhajë… Demokracinë e madhe, pasi Amerika është tempull i saj. Lirinë e plotë. Ndejen e mirë. Çekun e majmë. Shoqërinë e afërt e të gjanë, që vetëm disa ia njoh si Avdyl Dedushaj, Idriz Lamaj, Dema Balidemaj, Muharrem E. Hardolli, Naim Dedushaj e shumë të tjerë. Edhe mua tashti do më mungojë diçka jetësore shoqërore, i afërt e afirmativ, në Amerikë: Rexhep Dedushaj. Shpesh kur kujtoja Amerikën më vinte në mendje dhe Rexhep Dedushaj, e ka’i’herë takoheshim nga afër prej së largit, në mure e dritare të Facebook të Mark Zuckerberg. Ka’i’herë edhe i kena dhanë vurmak fjalës ndërveti e shpesh e ma shpesh ishte si një “katedër” për historinë e Plavë-Gucisë ku unë e ngreja dorën për pyetje e i rrija “me laps e letër” në dorë, telefon e facebook, e-mail.
Rexhep Dedushaj kur iku më 1989 për në Amerikë ishte mësues i landës së historisë në shkollat shqipe të Pejës me rrethina e, tashti, po kthehet prej andejna si historian me shumë libra monografik si “Krahina e Plavë-Gucisë në shekuj”(1993) edhe në gjuhën boshnjake, me titull “Plavo-Gusinjska nahija vekovima” (2003),“Shpërngulja e shqiptarëve të Plavë-Gucisë” (1997), “100 vjet Luftë” (1999), “Si e gjeta dhe si e lashë shkollën shqipe në Prefekturën e Pejës” (2006), “Gjurmë mërgimtarësh” (2009), “Çung Tahiri i Vuthajve” (2013). “Komandanti me plumb në trup” (2014). E kjo ndodh në Amerikë, në vendin e lirive e mundësive të madhe. E kjo ndodh tek njerëz të rrallë si Rexhep Dedushaj, që e shkruajnë historinë e trollit të vet etnik, të Plavë-Gucisë e të Pejës…dhe mërgatës së tyne në Amerikë. Ai vjen me tetë libra me interes panshqiptar, kombëtar. Nuk është pak. Përkundrazi: shumë. Nderim! Mirënjohje!
3.
Edhe atje në Amerikë Rexhep Dedushaj, shqiptaro-amerikan, historian, atdhetar kombëtar, kudo e kurdohë e kishtë Shqipërinë me vete: me Vuthaj, Plavë-Guci, Pejë, Kosovë, Shqipëri, Preshevë, Shkup, Podgoricë, Çamëri…Ai është një nga shqiptarët që në mbi tre dekadat e fundit ka kontribuar në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, ka dhanë për kombin e vet, ka ndihmue në lirinë e Pavarësinë e Kosovës, ka ngritë zërin për të drejtat historike, etnike e demokratike të Plavë-Gucisë të okuptuar e aneksuar nga Mali i Zi shoven e diktatorial, etj. Shqipëria ishte në zemrën e ndërgjegjen e tij, në sytë e hapat e tij, në penën e veprat e tij, në demonstratat për Çështjen Kombëtare Shqiptare, në takime e biseda me shqiptarët e me personalitete amerikane. E rdëshmon këtë rikthimi i tij në Atdhe pas 27 vitesh, në ditën e lindjes së tij, në ditën e emnit të tij, më 6 maj 2015.
Rexhep Dedushaj, mastër i shkencave historike, është nderue për kontributet e tij gjatë kohëqëndrimit në Amerikë: Ëdekoruar nga Forumi Shqiptar i Kulturës, Edukimit e Shkencës në Tiranë me Çmimin “Pjetër Budi” (më 28 maj 2008). Shoqata Atdhetare “Dibra” i ka dhanë “Mirënjohje” (më 7 mars 2005) si një mësues kombëtar, ndër 12 mësuesit e përzgjedhur nga të gjitha trevat shqiptare. Njihet e mbetet si një nga veprimtarët e njohur të Federatës Panshqiptare “Vatra” në Amerikë.
Sot, më 6 maj 2015, Rexhep Dedushaj po vjen nga Nju Jorku i Amerikës në Prishtinë të Kosovës me Pasaportë Amerikane, pasaportën e shtetit ma të fuqishëm të globit. Ai e ka dhe pashaporten tjetër: Pashaporten e Kosovës, shtet i ri në hartën e botës, me pasaportën e të cilit del deri në oborr të shtëpisë?! Europa e Bashkuar, që ka ardhë aty në Prishtinë e në krejt hartën e Kosovës në Flamur e deri tek Hymni memec i Kosovës, duhet me e ditë se është aty dhe për Kosovën, dhe për Serbinë…, po nuk duhet ta pranojmë që ta shohin Kosovën me sytë e njerkës, çeker, pasi deri më sot nuk po ia njeh Lëvizjen e Lirë në hapësirat Shengen, etj.?!
Tashti dy pyetje të përafërta ia baj ditës së sodit e kohës tonë shqiptare: Kush dhe Si do ta presin Rexhep Dedushaj në Kosovë?! A e veç njerëzit e gjakut e të pragut, a veç rremat bio-genetik të farefisnisë, a veç do’ shokë të tij të vjetër e të ri’?! Po shteti i Kosovës, shteti i Atifete Jahjagës, i Isa Mustafës, i Hashim Thaçit, i Ramush Haradinajt…a kanë me e prit zyrtarisht, veçmas apo në një ceremony të veçantë? Po Akademia e Shkencave e Arteve të Kosovës apo i vjen diçka nëpër mendje për historianin flokëthinjër e emërmirë Rexhep Dedushaj?! Po komuna e Pejës me kryetar të sotëm, të përkushtuarin Gazmend Muhaxheri, a ka me e prit’, qysh ka me e prit’, a i rri në hatër për mirë dhania e një mirënjohje këtij shqiptari atdhetar që rikthehet pas një çerek shekulli nga Amerika e përtej Atlantikut në Atdheun e tij, në Pejën e lashtë e të re, në Pejën mes Alpeve Shqiptare, ndërkohë që të tjerët, me mijëra, përditë, po ikin nga trojet e veta?! Politika kombëtare e Kosovës duhet ta vlerësojnë këtë akt, këtë veprim e veprimtari të historianit Rexhep Dedushaj, pasi 6 maji 2015 është një datë e re në kalendarin e kohës… E, në përmbyllje: Rexhep Dedushaj nuk po rikthehet si “hero i ditës”, po vjen natyrshëm si një shembull i mirë i kohës që i duhet shumë politikës sonë kombëtare kur eksodi në Kosovë, Luginën e Preshevës, Shqipëri, në trojet etnike shqiptare nën Malin e Zi dhe në Maqedoni ka marrë përmasa të pazakonta. Sigurisht, vlerësimi i këtij shembulli të thjeshtë e me forcë të madhe tregon se politika zyrtare shqiptare nuk është në “ekzil”, po është në tokën e vet, ka punon për kombin e vet. Se nuk udhëhiqet vetëm nga politikanët e lartë me programe afatore, nga policët që bllokojnë eksodet, po dhe nga forca e shembullit të mirë të ditës.

Ne foto: Rexhep Dedushaj ( i dyti - djathtas) me ish-ambasadorin amerikan ne Tirane, Rajersonin.

RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMBASADORI MAQEDONAS LA BARSË DIPLOMATEN SHQIPTARE (05.05.2015)
NISHANI DEKOROI AT SEBASTIAN VAZHKALANË ME DEKORATËN 'NËNË TEREZA' (05.04.2015)
GRUPI GJERMAN QË E KËNDON SHQIP KËNGËN TONË 'KUR JAM KÂNË NJI VAKT I RI' (05.04.2015)
KRISTJAN SOKOLI, SHQIPTARI I PARË NË NFL - DUA T'I NDEROJ SHQIPTARËT (05.03.2015)
BASHKIM PA KUSHTËZIME DHE FISNIK I LDD-së ME LDK-nëNga IDRIZ ZEQIRAJ (05.03.2015)
NË PËRKRAHJE TË SHKRIMTARES DHE PUBLICISTES SË SHQUAR VILHELME VRANARI HAXHIRAJNga Prof. dr. ESHREF YMERI (04.27.2015)
NGA HISTORIA E IDEVE, TEORIVE DHE MENDIMIT TË NJOHUR POLITIK(Duke menduar në shtetin e ri kosovar...)Nga AGRON SHABANI (04.25.2015)
POETJA E VOGEL E SHENGJINITNga ZEQIR LUSHAJ (04.23.2015)
SINANDINOVSKI - KAM QENË, JAM DHE DO TË MBETEM SHQIPTAR (04.15.2015)
REAGIM KUNDËR KASTRIOT MYFTARAJT - KOKORIZGJI I INTERESAVE TË SERBISË, ABUZUES NDAJ BALLIST MORINËS!Nga ASLLAN DIBRANI (04.13.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]