E Martë, 04.16.2024, 08:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
MIRËSJELLJA E PARTIVE POLITIKE
E Martë, 11.16.2010, 11:14am (GMT+1)

Subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 12 dhjetorit nënshkruan të hënën një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës zotohen për një proces zgjedhor demokratik. Ato zotohen se do ta respektojnë Kodin e Sjelljes dhe rezultatin zgjedhor. Me këtë rast, ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell, tha se beson që këto zgjedhje do të jenë model edhe për rajonin.

Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 12 dhjetorit nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila u cilësua edhe si Kodi i Sjelljes gjatë procesit zgjedhor.

Nënshkrimi i kësaj deklarate u bë para ushtruesit të detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, e ku ishin të pranishëm dhe përfaqësuesit e pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë, si dhe ambasadorët e vendeve të Kuintit.

Presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi, tha se kjo deklaratë është një lloj Kodi i Sjelljes për zgjedhjet e lira të fshehta dhe demokratike.

"Sot, ne do ta nënshkruajmë këtë deklaratë, ku partitë politike, përfaqësuesit e tyre kudo që janë, ta respektojnë Kodin e Mirësjelljes, për t'i ftuar qytetarët për të dalë në zgjedhjet e lira dhe për të votuar atë kandidat apo atë subjekt politik që mendojnë se do t'i përfaqësojë më së miri dhe më së drejti", tha Krasniqi.

Deklarata e nënshkruar, u tha se nuk i zëvendëson rregullat dhe ligjin në fuqi për zgjedhjet. Por, përmes saj partitë politike marrin përsipër dhe i premtojnë popullit të Kosovës se do t'i përmbahen dhe do ta promovojnë aktivisht këtë deklaratë dhe rregullat e përcaktuara me ligj.


E, një prej rregullave kryesore të demokracisë është pranimi i rezultatit të zgjedhjeve në fund të procesit, tha ushtruesi i detyrës së presidentit, Krasniqi.

"Dëshirojmë që rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 12 dhjetorit të jetë vullnet i qytetarëve të Kosovës dhe jo vullnet i manipuluar i qytetarëve të Kosovës, ky është qëllimi i kësaj deklarate që do ta nënshkruajmë sot dhe besoj dhe kërkoj që të gjitha partitë politike, të gjitha subjektet politike ta respektojnë", theksoi Krasniqi.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristiofer Dell, ishte i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të deklaratës. Ai tha se pret një proces të suksesshëm para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

"Jam i sigurt se zgjedhjet do të jenë model për rajonin", u shpreh ambasadori Dell.

Po ashtu Dell tha se pret një proces të pastër zgjedhor, i cili, sipas tij, nënkupton që rezultati final të reflektojë vullnetin e qytetarëve.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë gur themeltar i demokracisë, thuhet në preambulën e deklaratës. Përmes saj, partitë politike pajtohen se do të respektojnë ligjet në fuqi, kodin dhe deklaratën e përbashkët lidhur me zgjedhjet e përgjithshme më 12 dhjetor 2010. (http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LISTA PËR DEPUTETË E LDK-së (11.16.2010)
GAZETARJA E RTK MAJLINDA ALIU TRIUMFON NË GARË NDËRKOMBËTARE (11.16.2010)
PËR REGJISTRIMIN E TOKËS NË RIVIERËN SHQIPTARE... (11.15.2010)
Rexhepi: IsaMustafa ka privilegjuar klanin që “është në koalicion me PDK-në” (11.14.2010)
PROFESOR KRISTO FRASHËRI IA ÇJERR MASKËN PËRFUNDIMISHT SHOVINISTIT JANULLATOSNga Prof. Dr. ESHREF YMERI (11.14.2010)
TMERRI I PERSEKUTIMIT NGA HOXHA PËR MIQËSINË ME BEQIR BALLUKUNNga FATOS KONGOLI (11.13.2010)
IES APELON PËR FILLIMIN E DIALOGUT TË VIZAVE ME KOSOVËN (11.12.2010)
PSE S'MERITOJMË TË HYJMË NË EUROPËNga REXHEP SHAHU (11.12.2010)
ÇFARË DUHET TË BËJË SHQIPËRIA PËRBALLË "LODHJES NGA ZGJERIMI"? (11.12.2010)
Uk Lushi: Nuk duhet të shantazhohet shtetiIntervistoi Beqir Sina (11.11.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]