E Enjte, 04.25.2024, 11:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Me akuzat e PDK-së do të merret drejtësia në Amerikë e Kosovë


E Martë, 11.16.2010, 02:31pm (GMT+1)

Florin Krasniqi është i njohur si një ndër shqiptaro-amerikanët që ka furnizuar UÇK-në me armë nga Amerika. Madje gjatë luftës ai ka veshur uniformën e UÇK-së dhe ka luftuar në Kosovë, bashkë me pjesëtarët e tjerë të UÇK-së.

Por, Florin Krasniqi kohëve të fundit është bërë i njohur, jo vetëm me anëtarësimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosja, por edhe me kritikat e tij të ashpra drejtuar lidershipit të PDK-së. Në intervistën për "Bota sot" flet, Krasniqi për anëtarësinë e tij në Vetëvendosje dhe vendimin e tij për të marrë pjesë në zgjedhjet e 12 shkurtit. Në këtë intervistë Florin Krasniqi, flet edhe për zhgënjimin e tij ndaj ish bashkëluftëtarëve dhe komandantëve të tij të luftës.

"Bota sot": Z. Krasniqi ju jeni i njohur si një ndër shqiptaro-amerikanët që keni furnizuar UÇK-në me armë nga Amerika. Madje keni veshur uniformën dhe keni luftuar në Kosovë? Megjithatë ditëve të fundit keni shprehur një zhgënjim ndaj ish bashkëluftëtarëve apo komandantëve tuaj të UÇK-së. Pse ky zhgënjim?

Krasniqi: Zhgënjimi im ndaj bashkëluftëtarëve të mi vjen prej faktit se pas përfundimit të luftës dhe pas inkuadrimit në institucionet e vendit, ata e sollën vendin në këtë gjendje, e rritën varfërinë në Kosovës, e rritën krimin e organizuar. Pra gjithçka e keqe që ka mundur të ndodhë në Kosovë, ndodhi nën sundimin e tyre. Lufta u bë si u bë, mirë e keq këtë do ta tregojë historia, por mënyra se si ata e menaxhuan vendin viteve të fundit është shumë, shumë e gabueshme.

Nuk mund t'i quaj ndryshe strukturat e SHIK-ut!

"Bota sot": Ju i keni quajtur edhe banditë disa prej zyrtarëve që janë në pushtet. Mos është kjo një shprehje e rëndë për ata?

Krasniqi: Unë e kam thënë edhe njëherë publikisht dhe e them përsëri: mendoj që këta njerëz, sidomos Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK) nuk i ka dhënë askujt llogari kurrë. Kanë bërë gjithçka që kanë dashur dhe kurrë nuk kanë dhënë llogari. Atëherë si ti quajmë ata ndryshe, çka janë tjetër ata, hajt ta gjejmë një emër tjetër se si t'i quajmë ato struktura dhe ata njerëz të SHIK-ut!

"Bota sot": Jeni rreshtuar në Lëvizjen Vetëvendosje. A është kjo arsyeja pse keni ashpërsuar fjalorin tuaj kundër klasës politike në Kosovë apo zhgënjimi juaj daton menjëherë pas përfundimit të luftës?

Krasniqi: Jo, zhgënjimi nuk daton menjëherë pas luftës. Unë kam pritur që gradualisht këta të ristrukturohen në politikë, sepse të dalësh prej luftës në politikë nuk është një gjë e lehtë. Por arsyeja pse unë jam në Vetëvendosje, është programi kombëtar që krejtësisht pajtohem në programin politik të Vetëvendosjes. Besoj se Vetëvendosja ka energji të reja që Kosovës i duhen aq shumë, ka ide të reja dhe ka vlera për të cilat unë besoj se janë vlera konstruktive edhe do ta shtyjnë proceset politike përpara. Me shtyrjen e këtyre proceseve politike, Kosova do të ndryshojë edhe mirëqenien, do të rregullojë shtetin e ligjit, do të vejë bazat e mirëfillta të një shteti të mirëfilltë.

Më shumë se pushtetin, e duam shtetin!

"Bota sot": Synoni të jeni një deputet i Kuvendit të Kosovës. Por keni një problem me dokumentacionin. A shpresoni që të tejkaloni këtë çështje procedurale të nënshtetësisë së Kosovës?

Krasniqi: Unë gjithmonë punoj që statusin tim ta rregulloj përpara se t'i marr vendimet. Unë jam i lindur në Vranoc të Pejës, jam rrit në Kosovë, kam shkuar në Amerikë në moshën 22 vjeçare edhe kjo është shtetësia e dyfishtë.

"Bota sot": Nëse Vetëvendosja i fiton këto zgjedhje dhe ju merrni pushtetin, cilin post synoni apo në cilin resor ministror do të jeni më i suksesshëm?

Krasniqi: Pyetjen "nëse" nuk kam qejf të më bëni më. Ne do t'i fitojmë zgjedhjet. Kur Vetëvendosja do t'i fitojë zgjedhjet, njëra prej frazave që Vetëvendosja e ka përdorë qysh prej thënies publike se do të marrim pjesë në zgjedhje, është se Vetëvendosja do të ndërton shtet, jo pushtet. Unë mendoj se postet politike janë pushtet. Unë nuk jam i interesuar për pushtet, mendoj unë dhe tërë Vetëvendosja është e interesuar për shtet. Parimi i Vetëvendosjes është shteti, e pushteti ndahet sipas aftësive, sipas përvojës etj. Por, një gjë dihet, Vetëvendosja nuk do t'i "trajnojë" njerëzit në punë. Fatkeqësia ekonomike në Kosovë është për faktin se rreth 70 për qind të ministrave, zëvendësministrave, kryeministrave dhe të tjerë në posteve të larta politike nuk kanë pasur asnjë përvojë pune në jetën e tyre. Puna e parë e tyre ka qenë ose ministër, zëvendësministër, ose drejtor i një drejtorie në ministrinë e caktuar. Kjo ka qenë njëra prej tragjedive dhe problemeve që Kosova ka ngecur ekonomikisht.

"Bota sot": Megjithatë, në cilin resor e shihni vetën më të suksesshëm?

Krasniqi: Unë mendoj që përvoja ime është në biznes. Mendoj se ka një aferë kritike ndaj Vetëvendosjes për mungesën e njerëzve që mund të avancojnë biznesin në Kosovës. Në qoftë se ka njeri të suksesshëm të biznesit në Kosovë, ai jam unë. Jam ai që e kam pru kredinë e parë amerikane private në Kosovës në vlerë 5. 5 milionë dollarë. Jam i vetmi prodhues, gjenerues privat i energjisë në Kosovë që gjithçka që kam bërë në Kosovë e kam bërë në mënyrë të suksesshme. Mendoj se përvoja ime në këtë drejtim është shumë e mirëseardhur në një qeveri të ardhshme. Them përsëri nuk pretendoj ndonjë post politik, por pretendoj që përvoja ime të jetë shumë e mirëseardhur për qeverinë e ardhshme të Vetëvendosjes në relacionin e biznesit privat me shtetin.

Niveli i akuzave të PDK-së është shumë i ulët

"Bota sot": Zotëri Krasniqi, ditëve të fundit Partia Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media ka hedhur akuza të rënda kundër jush. Si ju përgjigjeni ju këtyre akuzave?

Krasniqi: Mendoj që niveli i akuzave ka qenë tepër i ulët. Shumica e pjesëtarëve të PDK-së janë distancuar prej këtyre deklaratave të ulëta që janë bërë prej një grupi të caktuar të PDK-së. Unë këto akuza do t'ia lë drejtësisë edhe në Kosovë, edhe në Amerikë. Mendoj se ata kanë bërë shpifje të rënda, kanë fabrikuar gjëra që nuk ekzistojnë, për shembull hidrocentrali në Radoniq, nuk ka hidrocentral fare, jo që s'e kam unë, por s'e ka askush. Gjithashtu merren me gjëra të familjare sime. Në qoftë se unë e kam një grua që nuk është shqiptare dhe kjo më bën pseudopatriot, atëherë në qoftë se ajo është pseudopatriotizmi, sipas tyre, atëherë është shumë e ulët. Kështu që nuk dua të merrem me atë nivel.

"Bota sot": A do të ushtroni padi kundër këtyre "shpifjeve"?

Krasniqi: Sigurisht se po.

"Bota sot": Çka pritni nga drejtësia?

Krasniqi: Unë pres që sipas ligjit, kompensim material, kompensim moral. Me rëndësi është që gjyqi këtu dhe në Amerikë të vendosë fajësinë e tyre. /

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SONDAZH PËR UDHËTIMIN PA VIZA TË SHQIPTARËVE (11.16.2010)
TRADITA E LIDERIT (11.16.2010)
MIRËSJELLJA E PARTIVE POLITIKE (11.16.2010)
LISTA PËR DEPUTETË E LDK-së (11.16.2010)
GAZETARJA E RTK MAJLINDA ALIU TRIUMFON NË GARË NDËRKOMBËTARE (11.16.2010)
PËR REGJISTRIMIN E TOKËS NË RIVIERËN SHQIPTARE... (11.15.2010)
Rexhepi: IsaMustafa ka privilegjuar klanin që “është në koalicion me PDK-në” (11.14.2010)
PROFESOR KRISTO FRASHËRI IA ÇJERR MASKËN PËRFUNDIMISHT SHOVINISTIT JANULLATOSNga Prof. Dr. ESHREF YMERI (11.14.2010)
TMERRI I PERSEKUTIMIT NGA HOXHA PËR MIQËSINË ME BEQIR BALLUKUNNga FATOS KONGOLI (11.13.2010)
IES APELON PËR FILLIMIN E DIALOGUT TË VIZAVE ME KOSOVËN (11.12.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]