E Premte, 04.19.2024, 12:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

KURBAN BAJRAMI FESTOHET NË MBARË HAPËSIRËN SHQIPTARE


E Mërkurë, 11.17.2010, 08:37am (GMT+1)

Tiranë: Festohet Kurban Bajrami në Parkun Rinia

Mijëra besimtarë muslimanë shqiptarë festuan dje Kurban Bajramin, me falje dhe ceremoni të tjera në Parkun "Rinia" dhe shëtitoren "Dëshmorët e Kombit", duke uruar njëri-tjetrin për këtë ditë të madhe të fesë së tyre. Besimtarët e të gjitha moshave, shumica të rinj, u mblodhën qysh në orët e para të mëngjesit pranë objekteve të tyre të kultit dhe sheshe e rrugë të gjera, nën në diell të ngrohtë, për të dëgjuar fjalimet e udhëheqësve të tyre fetarë.

"E lusim të madhin Zot që të na bashkojë zemrat në fenë e tij dhe të na i falë gabimet tona. - tha myftiu i Tiranës, Shaban Saliu. - Të gjithë vëllezërve dhe motrave muslimane u urojmë me plot gëzim Bajramin e madhërueshëm të Kurbanit. I lutemi të madhit Zot që, për shenjtërimin e kësaj feste të muslimanëve dhe për nderin e respektin e Profetit Muhamed, - Paqja qoftë mbi Të!, - t'i dhurojë mbarësi gjithë botës islame e mbarë njerëzisë. Veçanërisht, o i madhi Zot, për shenjtërinë e kësaj feste, bashkoji zemrat e shqiptarëve që të kalojnë më shumë ditë të lumtura e të gëzueshme në unitetin e kombit" - u lut ai.

Parku "Rinia" dhe shëtitorja "Dëshmorët e Kombit" u mbush sot si asnjëherë tjetër nga një numër shumë i madh besimtarësh, midis të cilave edhe shumë femra, që iu bashkuan ceremonive për këtë festë të veçantë. Edhe një numër i madh fëmijësh morën pjesë, po ashtu në festime.

Besimet fetare po marrin një shtrirje të gjerë vitet e fundit në Shqipëri. Në objektet e kultit të të treja feve, mblidhen çdo ditë grupe përherë e më të mëdha të rinjsh, që praktikojnë ceremonialet e posaçme në mjediset ku ata ndjekin mësimet fetare. Shqipëria e ka bërë tashmë traditë respektimin e festave fetare të secilit besim fetar, me tolerancë dhe bashkëjetesë, të vlerësuar nga të gjithë.

--

Kosovë Kremtimet për Kurban Bajramin

Festa e Kurban Bajramit po kremtohet në Kosovë nën thirrjet për paqe e tolerancë dhe ruajtje të bashkimit fetar e politike kundruall procesit politikë në vend. Mijëra besimtarë morën pjesë në ceremoninë e faljes së bajramit gjatë të cilës, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava tha se parimet e islamit synojnë krijimin e një shoqërie të shëndoshë, dinjitoze e humane me vlera të larta të një shoqërie të barabartë ku të gjithë njerëzit pa dallim do të gëzonin lumturinë shpirtërore e materiale.

"Ditë që bashkon zemrat e myslimanëve në gjithë botën, për të përjetuar gëzimin e harenë. Duke falënderuar Allahun për begatit në këtë botë, për krijesën më të përsosur njeriun. Festa e Kurban Bajramit për besimtarët përbën këshilla e porosi të cilat e ndihmojnë besimtarin për organizimin e jetës në këtë botë në përputhje me porositë e Kuranit, ngase jeta e njeriut duhet të përmbaj me vete vlerat më sublime", tha myftiu Tërnava.

Zëvendësi i Ipeshkvit të Kosovës, Don Lush Gjergji u përcolli udhëheqësve të Bashkësisë islame dhe besimtarëve urimet për paqe e dashuri mes njerëzve...

"Kemi ardhur që vëllezërve e motrave tona, Bashkësisë Islame nga zemra t'iu urojmë Kurban Bajramin me dëshira që festat tona të përbashkëta ta përforcojnë gjithnjë e më tepër vëllazërinë tonë gjithë shqiptare dhe dialogun tonë ndërfetar i cili e ka një begati, një traditë, një histori dhe një kulturë shumë shekullore", tha zëvendës Ipeshkvi i Kosovës Don Lush Gjergji.

Në urimet e tyre për Kurban Bajramin, edhe udhëheqësit politikë të vendit vunë theksin në përkushtimin ndaj një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit dhe ruajtjen e tolerancës fetare e etnike.

"Ne ishim te myftiu i Kosovës në Bashkësinë Islame për t'i shprehur urimet më të përzemërta në emër timin por edhe të institucioneve që përfaqësoj dhe përmes Bashkësisë Islame gjithë qytetarëve mysliman të Republikës së Kosovës u dëshirojmë fat, mirëqenie, begati dhe një jetë më të mirë për të ardhmen", tha Presidenti në detyrë Jakup Krasniqi.

"Kjo është një festë e bashkimit, solidaritetit, miqësisë e dashurisë dhe unë dua të besoj se për Kosovën do të ketë vetëm ditë më të mira, mirëqenie më të lart sociale, prandaj edhe një herë falënderoj myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame për rolin e tyre shumë konstruktiv në kultivimin e tolerancës fetare në Kosovë", tha kryeministri në dorëheqje Hashim Thaçi.

"Falënderoj për gjithë atë çfarë Bashkësia Islame po jep për zhvillimin e tolerancës, për marrëdhënie të mira të qytetarëve të Kosovës jo vetëm në suaza të fes myslimane por për një korrelacion të fortë të gjithë besimtarëve në Kosovë, për kultivimin e sakrificës edhe të vullnetit të mirë te qytetarët që është një veti e jona", tha Kryetari i Prishtinës Isa Mustafa.

Edhe udhëheqës të institucioneve ndërkombëtare e partive politike përgëzuan besimtarët duke vënë theksin në përpjekjet e përbashkëta për siç thuhet ndërtimin e demokracisë e qëndrueshmërisë në vend dhe në rajon.

--

Shkodër Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

Dita e Kurban Bajramit përkon edhe me 20 vjetorin e rifitimit të lirive fetare në Shqipëri. Në Shkodër, qytetin ku 20 vite më parë u rihapën institucionet fetare, besimtarët muslimanë festuan Kurban Bajramin dhe ditën e rifitimit të lirive fetare, pas një periudhe të gjatë të persekutimit komunist.

--

Maqedoni Kremtohet Kurban Bajrami

Në Maqedoni po kremtohet Kurban Bajrami. Bashkësia Fetare Islame dhe drejtues politikë përmes mesazheve bëjnë thirrje për dashuri, mirëqenie dhe paqe.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Me akuzat e PDK-së do të merret drejtësia në Amerikë e Kosovë (11.16.2010)
SONDAZH PËR UDHËTIMIN PA VIZA TË SHQIPTARËVE (11.16.2010)
TRADITA E LIDERIT (11.16.2010)
MIRËSJELLJA E PARTIVE POLITIKE (11.16.2010)
LISTA PËR DEPUTETË E LDK-së (11.16.2010)
GAZETARJA E RTK MAJLINDA ALIU TRIUMFON NË GARË NDËRKOMBËTARE (11.16.2010)
PËR REGJISTRIMIN E TOKËS NË RIVIERËN SHQIPTARE... (11.15.2010)
Rexhepi: IsaMustafa ka privilegjuar klanin që “është në koalicion me PDK-në” (11.14.2010)
PROFESOR KRISTO FRASHËRI IA ÇJERR MASKËN PËRFUNDIMISHT SHOVINISTIT JANULLATOSNga Prof. Dr. ESHREF YMERI (11.14.2010)
TMERRI I PERSEKUTIMIT NGA HOXHA PËR MIQËSINË ME BEQIR BALLUKUNNga FATOS KONGOLI (11.13.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]