VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ANGELA VALENTI DURAZZO, GAZETARE DHE SHKRIMTARE, KA TREGUAR NË NJË LIBËR HISTORINË E PABESUESHMEDukët e Gjenovës me origjinë shqiptare

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 09:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

ANGELA VALENTI DURAZZO, GAZETARE DHE SHKRIMTARE, KA TREGUAR NË NJË LIBËR HISTORINË E PABESUESHME

Dukët e Gjenovës me origjinë shqiptare


E Enjte, 11.18.2010, 02:00pm (GMT+1)

Kur dëgjon mbiemrin "Durazzo" nuk mund të mos të të shkojë në mendje, se njerëzit që e mbajnë kanë gjak shqiptar, edhe pse në origjinë të hershme. Në fakt kjo është historia e dogëve të Republikës së Genova-s në Itali, që nga skllevër u bënë prijësit e një prej principatave më të rëndësishme të Mesjetës në të gjithë Europën.

Angela Valenti Durazzo gazetare dhe shkrimtare, por njëherazi edhe bashkëshorte e njërit prej pinjollëve të kësaj dinastie Giuseppe Durazzo, ka treguar në një libër historinë e pabesueshme që zë fill në fund të 1300-ës, që nis me mbërritjen në Genova të të parit që iu dha mbiemri Durazzo, sepse vinte nga porti i Durrësit. Tashmë ajo dhe fëmijët e saj së bashku me Giuseppe Durazzo-n, Konsull Nderi i Monakos në Shqipëri, shkojnë e vijnë në vendin tonë prej 12 vitesh. Ndonëse preferojnë të qëndrojnë larg prozhektorëve mediatikë, Angela në një intervistë për "Alsat", tregon se origjina nuk duhet harruar edhe sikur të kalojnë shekuj.

-Pikërisht nga mbiemri i familjes "Durazzo" kuptohet që ka një venë shqiptare në familjen tuaj, fëmijët tuaj janë të ndërgjegjshëm për këtë traditë dhe për këtë venë shqiptare në gjakun tuaj?

Po, janë shumë të ndërgjegjshëm, sepse në familjet e vjetra ekziston tradita, për të mos harruar kurrë origjinën, preardhjen edhe nëse këto janë të largëta, nuk ka rëndësi. Origjina është gjithnjë e tillë, sepse mbetet në gjak dhe është një gjë që nuk mund të harrohet. Kështu që sigurisht, fëmijët tanë janë të vetëdijshëm për këtë gjë.

Tashmë në një kthim tek rrënjët, ndonëse jetojnë në Cote D'Azur, ata vijnë shpesh në Tiranë edhe për shkak të projekteve të përbashkëta që i shërbejnë promovimit të artistëve dhe kulturës shqiptare. Një prej tyre është edhe ekspozita etnografike, që do të çelet në Genova së shpejti.

"Gjëja që me të vërtetë më ka goditur është titulli 'Albania, Lussi e Splendori' sepse jaoim me një fund, një ide të Shqipërisë ashtu si realisht është, në kostumet popullore, pra siç është ajo veshje luksi dhe të shkëlqyeshme", thotë Angela Valenti Durazzo.....gazetare, shkrimtare.

Përtej etnografisë, çifti Durazzo është promotor edhe i organizimit të eventeve, siç janë edhe leximi i Helena Kadare në Monako, si dhe ekspozita e piktorit Helidon Haliti që do të zhvillohet në Shtëpinë e Ankandeve në Montekarlo./Mira Tuci

(http://www.rilindjademokratike.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DËSHMIA E SË VËRTETËSNga At ZEF PLLUMI (11.17.2010)
ADEM DEMAÇI: VEPRAT E MIRA DUHET TË NDRIÇOHEN (11.17.2010)
KURBAN BAJRAMI FESTOHET NË MBARË HAPËSIRËN SHQIPTARE (11.17.2010)
Me akuzat e PDK-së do të merret drejtësia në Amerikë e Kosovë (11.16.2010)
SONDAZH PËR UDHËTIMIN PA VIZA TË SHQIPTARËVE (11.16.2010)
TRADITA E LIDERIT (11.16.2010)
MIRËSJELLJA E PARTIVE POLITIKE (11.16.2010)
LISTA PËR DEPUTETË E LDK-së (11.16.2010)
GAZETARJA E RTK MAJLINDA ALIU TRIUMFON NË GARË NDËRKOMBËTARE (11.16.2010)
PËR REGJISTRIMIN E TOKËS NË RIVIERËN SHQIPTARE... (11.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]