VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MË NJEH AMERIKA, MË NJEH JAPONIA, NUK MË NJEH QEVERIA

Nga AGIM VATOVCI, President i Shoqatës së Personave me Hendicep dhe Aftësi të Kufizuara të Kosovës


E Shtunë, 11.20.2010, 11:21am (GMT1)

 

Në foto: Unë në Samitin e Natos në Lisbonë

Shoqata jonë dhe e gjithë problematika e njerëzve me aftësi të kufizuara ka hasur në përkrahje shumë të vogëltë institucioneve kompetente të Kosovës. Unë kam pasur shumë takime dhe kam trokitur në shumë dyer të Institucioneve tona për të advokuar probleme të rënda me të cilat ballafaqohen qyetarë të Kosovës me aftësi të kufizuara. Kam siguruar kryesisht vetëm përkrahjen verbale. Edhe pse në rastin tone bëhet fjalë për njërën nga kategoritë më të rrezikuara të shoqërisë deri më tani asgjë nuk është ndërmarrë për zgjidhjen sistemore të problemeve tona: punësimi, mbrojtja shëndetësore, udhëtimi në mjetet e transportit publik, sigurimi i mjeteve adekuate për levizje apo ushtrime e tjera. Kategoria e njerëzve me aftësi të kufizuara është lënë anash në shoqërinë e sotme kosovare. Thuase ne jemi qytetarë të cilët nuk kanë nevojë për ndihmë dhe qasje serioze të institucvioneve tona. Por, nga ana tjetër ne jemi ende gjallë dhe kjo pikërisht falë popullit madhor amerikan. Ju përshendet:Agim Vatovci - President i Shoqates së Personave me Hendicep dhe Aftësi të Kufizuara të Kosovës.

AGIM VATOVCI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.