E Premte, 03.29.2024, 12:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

SA ËSHTË I SIGURTË AEROPORTI NDËRKOMBËTAR "NËNË TEREZA" NË TIRANË?


E Hënë, 11.22.2010, 11:26am (GMT+1)

Aplikimi i standartevetë BE dhe teknologjisë së fundit në fushën e sigurisë e kanë bërë aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza" vend të sigurt për kompanitë ajrore që operojnë në të dhe për pasagjerët.

Një fluks prej rreth 1, 5 milion udhëtarësh në vit nisen nga ky aeroport drejt destinacineve të ndryshme të botës apo mbërrijnë prej tyre në Tiranë. 11 kompani ajrore mes të cilave Lufthansa, Austrian Airlines, British Airways, Alitalia sa për të përmendur më të njohurat, operojnë në aeroportin "Nënë Terteza" i vetmi aeroport ndërkombëtar që ka Shqipëria. A ndihen të sigurtë udhëtarët?

Le t'i ndjekim në mikrofonin e DW-së:

"Ndihem i sigurt. Fare nuk kam frikë. Pse të kem frikë?

Në Shqipëri nuk ka ndodhur deri tani asgjë," thotë një burrë i moshuar që sapo ka zbritur nga udhëtimi me kompaninë ajrore greke "Olimpik".

"Kam frikë nga aktet terroriste. Çfarë nuk bën vaki," thotë një grua, edhe ajo e sapombritur në Tiranë me të njëjtin avion.

"Kontrollet duhet të jenë sa më të rrepta sa më të forta," thotë një tjetër.

Kontrollet dhe siguria në aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza" i ka marrë përsipër kompania evropiane e njohur me inicialet ICTS (International Consultasnts on Targeted Security), që është filial i kompanisë gjermane Deutsche Beteiligungs AG, me qendër në Frankfurt. E pranishme në këtë aeroport që prej 5 vitesh ajo sapo ka fituar tenderin ndërkombëtar për të vazhduar punen edhe për 5 vite të tjera në sektorin e sigurisë.

Menaxheri rajonal, Panajotis Kambouroglu, që kryer studimet e larta në Berlin, thot për programin shqip të DW. "Aksionerët tanë janë gjermanë dhe natyrisht shumë të interesuar për të patur një produkt të shkëlqyer për nga cilësia. Komponia jonë është këtu për t'i shërbyer Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe pasagjerëve të saj"

Shqipëria nga lista e zezë e vendeve të pasigurta në listën e bardhë

Për të realizuar ambicien e ofrimit të një produkti të shkëlqyer në fushën e sigurisë kompani aaplikoi teknologjitë më të përparuar adhe zbatoi me rigorozitet rregulloren e BE. "Të gjitha auditimet që kemi patur gjatë 5 viteve të fundit nga shumë organizata ndërkombëtare dhe nga BE kanë vlerësuar zbatimin strikt të procedurave dhe përdorimin e teknologjive më moderne. Ky vlerësim e ka nxjerrë Shqipërinë nga zona e vendeve të pasigurta apo të listës së zezë në atë të vendeve me siguri të lartë ose të listës së bardhë," thotë Panajotis Kambouroglu.

 

Pikat e dobta në sistemin e kontrollit dhe aktet e mundshme terroriste

Zhvillimet e javëvet ë fundit ku aktet terroriste morrën formën e eksplozivëve në sasira të vogla të dërguara për personalitete politike përmes shërbimeve postare me avion kanë ngritur kërkesat e rritjes maksimale të kontrollit nga kompanitë ajrore që operojnë në aeroportin e Tiranës. "Fakti që të gjitha sulmet më të fundit terroriste nuk jan ëdrejtuar tek avionët dhe pasagjerët tregon se ata janë tanimë të pamunduara për t'u prekur ng aterroristët dhe se kanë një siguri maksimale. Prandaj ata u përpoqën të testojnë siguriunë në zona të tilla si shërbimi postar, zarfat dher letrat," thotë Panajotis Kambouroglu.

Ky sektor, i konsideruar si pikë e dobët nga terroristët është futur tanimë në rrezen e kontrolleve të rrepta dhe të sigurisë ashtu si kontrolli i pasagjerëve, i pasaportave, i bagazheve të tyre, i gjithçkaje që hyn në aeroport deri tek kontrolli i perimetrit të tij.

 

Një hap para terroristëve- sfida për t'u fituar

Kompania ICTS zbaton rregulloret e reja të BE, që kërkojnë zgjidhje të integruara për të arritur rezultate pozitive maksimale. Terrorizmi shfaqet si një çështje ndërkombëtare, me pasoja ndërkombëtare që kërkon bashkëpunim për të arritur në zgjidhjet e duhura. "Sfida më e madhe për kompanitë e sigurimit është të jenë një hap përpara se terroristët dhe të jenë të gjendje të parashikojnë sesi punon mendja e tyre. Mendoj që kjo është një sfidë e madhe, është një sfidë botërore. Ne po perpiqemi ta realizojmë këtë," vë në dukje Panajotis Kambouroglu.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË 20 VITET E FUNDIT JANË VRARË NË KUFI MBI 600 SHQIPTARË (11.21.2010)
GJUHËTARËT KUNDËR SHKRIMTARËVENga PRIMO SHLLAKU, Instituti i Promovimit të Vlerave në Gjuhë Shqipe (11.21.2010)
NJOHJA DHE ÇERTIFIKIMI I PRODUKTEVE SHQIPTARE ME STANDARTET NDËRKOMBËTARE (11.21.2010)
MË NJEH AMERIKA, MË NJEH JAPONIA, NUK MË NJEH QEVERIANga AGIM VATOVCI, President i Shoqatës së Personave me Hendicep dhe Aftësi të Kufizuara të Kosovës (11.20.2010)
REQUIEM PËR PROFESOR BEDRI DEDENBotuar në librin "Bedri Dedja në kujtesën tonë..." me rastin e tetëdhjetëvjetorit të lindjesNga KËZE KOZETA ZYLO (11.19.2010)
Me rastin e 80 vjetorit të lindjesNË ELBASAN ME BEDRI DEDJENNga ALEKO LIKAJ (11.19.2010)
ANGELA VALENTI DURAZZO, GAZETARE DHE SHKRIMTARE, KA TREGUAR NË NJË LIBËR HISTORINË E PABESUESHMEDukët e Gjenovës me origjinë shqiptare (11.18.2010)
DËSHMIA E SË VËRTETËSNga At ZEF PLLUMI (11.17.2010)
ADEM DEMAÇI: VEPRAT E MIRA DUHET TË NDRIÇOHEN (11.17.2010)
KURBAN BAJRAMI FESTOHET NË MBARË HAPËSIRËN SHQIPTARE (11.17.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]