VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

102 VJET NGA KONGRESI I MANASTIRIT
E Hënë, 11.22.2010, 09:42pm (GMT1)

Sot mbushen njëqind e dy vjet nga krijimi i alfabetit të gjuhës shqipe. Kjo datë është ditë feste për shqiptarët e Maqedonisë. Në qytetin e Manastirit ku u mbajt Kongresi nga personalitetet e kohës, sot zhvillohen manifestime të ndryshme kulturore. Zyrtarë qeveritarë, deputetë shqiptarë të Parlamentit të Maqedonisë dhe shoqata joqeveritare vizituan shtëpinë e Alfabetit, e cila është shndërruar në muze.

Shtëpia e familjes atdhetare Qiriazi ku u mbajt Kongresi, ka mbetur ende si çështje e pazgjidhur pronësie dhe muzeu qëndron i mbyllur thuajse gjithë vitin. Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Abdilhaqim Ademi ka premtuar se në këtë shtëpi-muze do të punësohen pesë vetë të cilët do të kujdesen për trashëgiminë historike të shqiptarëve. Kryeministri Nikolla Gruevski ua uroi këtë ditë feste shqiptarëve të Maqedonisë duke theksuar se alfabeti për çdo komb paraqet rëndësi të madhe civilizuese.

Edhe presidenti Gjorgje Ivanov shkruan në një telegram urimi se "Maqedonia është krenare për vendin e rëndësishëm që zë Kongresi i Manastirit në zhvillimin e shkencës dhe kulturës shqiptare."

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.