E Premte, 03.29.2024, 08:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

IMZOT NIKOLLË KAÇORRI - FIGURË E NDRITUR E KOMBIT SHQIPTAR

Nga NUE OROSHI


E Mërkurë, 11.24.2010, 06:57pm (GMT+1)

Të dielën e kaluar Bashkësia e Kishës së Shën Luçisë në Durrës shënoi 90 vjetorin e vdekjes së prfitit e patriotit dom Nikollë Kaçorrit së bashku me bashkëpunëtorin e vet, Hafiz Ali Podgorica. Këto dy figura flasin qartë për traditën e kultivimit të vlerave kombëtare e dialogut ndërfetar ndër shqiptarë.

" Kalben njerëzit e ndershëm atje ku lartësohen kriminelët" (Sami Frashëri): Pikërisht më fjalët e pakta, por plot mendim të filozofit të shquar shqiptar Sami Frashëri "Kalben njerëzit e ndershëm atje ku lartësohen kriminelët", dëshiroj ta filloj shkrimin për imzot Nikollë Kacorrin, njeriun e flamurit, projektuesin e pavarësisë së Shqipërisë. Lufta për mbrojtjen e kombit ishte kredo jetësore e imzot Nikollë Kacorrit, por fatkeqësisht dhe jo rastësisht për gjithë këto vite veprimtarinë patriotike të tij do ta mbulojë tisi i harresës, i arkivave të ndryshme në Shqipëri. Po pse u kalbën, u harruan dhe u përbuzën figurat historike, ndërsa u lartësuan kriminelët, pansllavistët, turkofilët dhe grekofilët e shumë fila e servila të tjerë kjo do të dëshmohet atëherë kur shqiptarët do ta shkruajnë historinë e tyre në bazë të argumenteve shkencore, pa ngjyrime ideologjike e pa synime të ngritjes të atyre, që më shumë i sollën dëme se dobi kombit.

Sa i përket jetës dhe veprimtarisë atdhetare të Imzot Nikollë Kacorrit informacione më të bollshme japin sidomos disa artikuj të shkurtër në Revistën "Leka", e cila dilte në Shkodër para periudhës së komunizmit. Një studim të mirëfilltë dhe të plotë deri më tani e ka bërë don Pren Kola me titull " Imzot Nikollë Kaçorri për mëvehtësinë ë Shqipërisë", studim i cili u botua në revistën "Shpresa" të Prishtinës dhe "Zëri i Shën Nikollës" në Velezhë të Prizrenit.

 

Kush është imzot Nikollë Kacori ?

Imzot Nikollë Kacorri u lind në vitin 1862 në fshatin Kre i Bajrakut të Lurës. Ai rridhte nga një familje, babai i së cilit ishte katolik, ndërsa nëna islame, gjë që tregon për tolerancën fetare tek shqiptarët. Si çdo fëmijë shqiptar edhe imzot Kacorri u rrit më fisnikërinë, bujarinë, besën dhe trimërinë, që ishin tradita të vyera të malësisë dhe që ndikuan më vonë në përgatitjen atdhetare të tij. Duke parë aftësinë e madhe të Nikollës së vogël Arqipeshkvi i Durrësit imzot Ambrosio pas një vizite që bëri në Lurë e mori me vete për ta përgatitur për meshtar e prijës të popullit.

Në vitin 1884 mbaroi studimet filozofiko teologjike për meshtar dhe u shugurua po të njëjtin vit në Shkodër. Një kohë shërbeu në Delbnisht, pastaj u emërua famullitar në Durrës. Për veprimtarinë e zellshme dhe të frytshme kishtare dhe njerëzore Papa i asaj kohe e nderoi me "Kryqin e artë", "Për Kishë dhe Papë". Po në këtë vit emërohet edhe Ipeshkv. Ky titull do t'i ndihmonte edhe më tepër në lëmin politik, në luftën për çlirimin e atdheut. Në mes të viteve 1905 1907 drejtoi kryengritjen e armatosur kundër turqve në Kurbin.

Në vitin 1908 në Kongresin e Manastririt së bashku me at Gjergj Fishtën dhe Luigj Gurakuqin e shumë atdhetarë të tjerë, i dhanë kahje perendimore kulturës shqiptare, duke e vendosur alfabetin që kemi tash e 91 vjet. Mori pjesë edhe në Kongresin e Elbasanit i cili synonte të korigjonte imazhin negativ të kongresit të Dibrës (korrik 1909) të organizuar prej xhonturqve. Veprimtaria atdhetare e imzot Nikollë Kacorrit, sulltanit iu bë ferrë në sy dhe ai e priste vetëm një shkak sa më të vogël për ta burgosur. Dhe shkaku u gjet, mu në momentin kur ishte përfshirë për një kryengritje të armatosur në gjithë Shqipërinë. Për gjyqin dhe denimin me disa vjet burg dhe gjobë në të holla i referohemi Revistës "Leka", e cila boton lajme të gazetës "Dielli".

"Dielli i dates 8.3.1911 shkruan:"

Me 15 te Dhjetorit u kenduen ne gjykatore te Durresit letrat qe paten ardhur te prishura preji temizit te Stambollit,me 17 vazhdoi gjygji perseri pore pa len shum me fole te ndershmin prift atdhetar,dhe ppa thirr njeri si deshmitar.E denuan perseri me dy vjet burg e 25 lira gjob.Avokati mbrojtes zoti Talib Efendiu nga Gjirokastra kerkoji te zburgosurit e Don Nikoll Kaqorrit,dhe e bani temiz per se dyti por gjygji nuk e liroji".Dielli nr 89 shkruan"Nga gazetat e huaja mesuam sihariqin se te ndershmit prift katolik nga Durresi z Don Nikoll Kaqorrit ju dha falje preji sulltanit per denimin qe kishte dhen gjykatorja ushtarake,.Pergezojm nga thelbi i zemres te shkelqyerin atdhetar dhe i lutemi zotit ti fale pas keteji shendet dhe prehje per te miren e atdheut.

 

Ne korrik te vitit 1911 ushtria turke zuni ne Shijak rrogtarin e imzot Nikoll Kaqorrit me tri manxerre e do fishek e letra poste qe po i qonte ne Delbnisht te Arqipeshkvi i Durresit imzot Bianki.Imzot Nikoll Kaqorri ke qite ne gjygjin ushtarak e ke denue me burg e sidomos per shkak te nje letre ku jepte drejtime per nje kryengritje kombetare.

Kjo tregon se imzot Nikoll Kaqorri ishte njeri nder dy tre arkitektet kryesor te berjese se shtetit te ri Shqiptar,ku me se miri kjo gje ilustrohet ne memorandumin derguar Mbretit te Austro Hungaris Franc Jozefit vetem dy jav para se te shpalleji Pavarsia e Shqiperis.

Pas gjithë këtyre përpjekjeve kombëtare dalëngadalë përgatitej terreni për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë . Në fillim atdhetarët shqiptarë kishin vendosur që pavarësia të shpallej jo në Vlorë, por pikërisht në Durrës, në qytetin ku imzot Nikollë Kacorri zhvillonte veprimtarinë atdhetare. Por autoritetet turke lajmëruan telegrafikisht komandën e Janinës dhe u përgatit me shpejtësi një njësi ushtarake turko-greke që të mos lejonte në çdo mënyrë suksesin e përpjekjeve të atdhetarëve shqiptarë për të shpallur pavarësinë, dhe me çdo kusht të bëhej likuidimi i tyre. Duke iu falenderuar patriotëve durrësakë delegatët shpëtojnë dhe marrin rrugën e Vlorës. Kështu me 28 nëntor 1912 në orën 14.00 botërisht u shpall pavarësia e Shqipërisë. Kuvendi Kombëtar i Vlorës formoi Qeverinë e parë shqiptare, Qeveri e Përkohshme me këtë përbërje.

Ismail Qemali kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme, Imzot Nikollë Kacorri nënkryetar i Qeverisë, Myfit Bej Libohova ministër i punëve të brendshme, Abdi Bej Toptani ministër i financave, Mehmet Pash Deralla ministër i luftës, Petro Poga ministër i drejtësisë, Luigj Gurakuqi ministër i arsimit, Mithat Frashëri ministër i punëve botërore, Pandeli Cale ministër i bujqësisë dhe Lef Nosi ministër i Post Telegrafeve. Duke pasur parasysh faktin se Ismail Qemali edhe si ministër i punëve të jashtme pjesën më të madhe të kohës e kalonte jashtë Shqipërisë lirisht mund të thuhet se Imzot Nikollë Kacorri , luante rolin e kryeministrit në Shqipëri. "Shumë të vështirë e të rrezikshme janë këto ditë për ne shqiptarët e për nanën tonë Shqipërinë që të katër shtetet e Ballkanve po dojn me e përpi e me coptu". Më këto fjalë imzot Nikollë Kacori e fillonte Memorandumin derguar Perendorit të Mbretit të Austro Hungarisë Franz Jozefit I. Ky memorandum i shkruar dhe përgatitur prej Imzot Nikollë Kacorrit, dhe mban datën 12 nëntor 1912, gjashtëmbëdhjetë ditë para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë së Shqipërisë. Përveç imzot Nikollë Kacorrit, nënshkrues të këtoj memorandumi janë edhe zotërinjtë, Mustaf Asim Kruja, Rexhep Mitrovica, Fuad Toptani, Abdi Beu, Murat Toptani, Sali Gjuka dhe Bedri Pejani. Në këtë memorandum praqitej e vërteta mbi Shqipërinë dhe i kërkohej ndihmë mbretit të Austro Hungarisë që shteti shqiptar mos të gllabërohet nga sfingsat sllavë, grek e turq. Këtu kërkohej që të njihet shteti shqiptar "në katër vilajetet e Shqypnisë me Kosovë, Manastir, Shkodër e Janinë". Këtu jipej edhe numri i shqiptarëve që jetonin në vitin 1912, mbi tre milionë frymë, dhe qysh atëherë u kërkua që Shqipëria me katër vilajetet të jetë neutrale siç ishin Zvicra dhe Belgjika.

Pas dështimit të Qeverisë së Ismail Qemalit imzot Nikollë Kaçorri së bashku me Mustafa Krujën, Luigj Gurakuqin, Fahri Gjilanin, Themistokli Germenjin themeloi lidhjen "Për atdheun e për Thronin" për shpëtimin e atdhuet nga trazirat e ndryshme antikombëtare. Pas gjithë kësaj së bashku me shumë atdhetarë të tjerë pa dëshirën e vetë imzot Nikollë Kacorri emigroi në Austri, ku qëndroi tri vjet në Vjen deri sa vdiq me 29 maj 1917. Po çfarë vdekje pati imzot Nikollë Kacorri, kësaj pyetjeje nuk mund t'i japim përgjigje të sigurt. Ai vdiq i ri, por vepra që la pas në luftë për mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit kombëtar është një udhërrëfyes për brezat e rinjë. Është e vërtet se imzot Nikollë Kacorri u vra dy herë, njëherë kur vdiq i thyer shpirtërisht për fatin e kombit, dhe të dytën herë kur veprimtarinë patriotike të tij e mbuloi tisi i harresës gati një shekull. Por edhe vrasësit e parë edhë të dytët do të harrohen, ndërsa veprimtaria patriotike e njeriut të flamurit Imzot Nikollë Kacorrit do të shenohet me shkronja të arta në historinë kombëtare të shqiptarëve.

NUE OROSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË LUTJE PËR PRISHTINËN (Paranteza e hapjes dhe Paranteza e mbylljes)Nga XHEMAIL MUSTAFA (11.23.2010)
DHJETË VJET NGA VRASJA E XHEMAJL MUSTAFËSNga SABEDIN HALITI (11.23.2010)
102 VJET NGA KONGRESI I MANASTIRIT (11.22.2010)
SA ËSHTË I SIGURTË AEROPORTI NDËRKOMBËTAR "NËNË TEREZA" NË TIRANË? (11.22.2010)
NË 20 VITET E FUNDIT JANË VRARË NË KUFI MBI 600 SHQIPTARË (11.21.2010)
GJUHËTARËT KUNDËR SHKRIMTARËVENga PRIMO SHLLAKU, Instituti i Promovimit të Vlerave në Gjuhë Shqipe (11.21.2010)
NJOHJA DHE ÇERTIFIKIMI I PRODUKTEVE SHQIPTARE ME STANDARTET NDËRKOMBËTARE (11.21.2010)
MË NJEH AMERIKA, MË NJEH JAPONIA, NUK MË NJEH QEVERIANga AGIM VATOVCI, President i Shoqatës së Personave me Hendicep dhe Aftësi të Kufizuara të Kosovës (11.20.2010)
REQUIEM PËR PROFESOR BEDRI DEDENBotuar në librin "Bedri Dedja në kujtesën tonë..." me rastin e tetëdhjetëvjetorit të lindjesNga KËZE KOZETA ZYLO (11.19.2010)
Me rastin e 80 vjetorit të lindjesNË ELBASAN ME BEDRI DEDJENNga ALEKO LIKAJ (11.19.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]