VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
STAVILECI: SHQIPTARËT PO RRITEN SI POPULL, POR PO TKURREN SI KOMB E Hënë, 11.29.2010, 04:15pm (GMT1) Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 është arritja më e madhe historike, kurse flamuri kombëtar meriton nderim dhe respekt për vlerat e tij të vërteta si simbol i lirisë dhe pavarësisë kombëtare, u tha në konferencën e organizuar nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare me temën "Shqiptarët në shekullin 21". "Pyetja më e madhe është të shpjegojmë historinë si ka ndodhur, por pyetja më e madhe është pse nuk mundemi të bëjmë historinë ose pse nuk e quam historinë më tej, por mbeti në 1912. Dhe kur them nuk e quam historinë më tej nuk e kam fjalën të pjesë kombit nuk kanë shënuar arritje sociale, ekonomike, kulturore dhe vetëdijes kombëtare ose prej dymbëdhjetës, prej trembëdhjetës deri sot shteti shqiptar nuk iu shtua ndonjë pëllëmbë territor dhe pjesë të kombit shqiptar që mbetën jashtë në trembëdhjetën. Në të këtë kuptim ne ende nuk kemi arritur të bëjmë histori dhe historia na ka mbetur pak a shumë në atë 1912-13", ka thënë Ferraj. "Në përfundim të fjalës sime është edhe porosia që do të jepja për shqiptarët e shekullit 21, shqiptarët nuk ndihen të lirë në shekullin e 21 që nga njëra anë të rriten si popull e nga ana tjetër të tkurren si komb. Mendoj se në këtë porosi ka edhe përcaktim timin. Edhe pse e trajtojmë në petkun festiv temën e konsideroj si mjaft serioze, prandaj nuk mjafton t'i qasesh në mënyrë relaksuese. E konsideroj edhe mjaft tensionuese që t'i qasesh në një trajtë krejt të qetë, sikurse e konsideroj shumë të ngrohtë që t'i qasesh krejtësisht me mënyrën më të thuktë", ka thënë Stavileci. "E madhe është që është kryer shpallja e pavarësisë kombëtare me 28 nëntor 1912 dhe sovraniteti i pavarësisë së Kosovës. Çfarë është dëshira për të kryer në të ardhmen kombëtare të shqiptarëve. Unë 28 nëntorin 1912 sikurse edhe të tjerët e përjetojmë arritjen më të madhe historike, kurse flamurin kombëtar që meriton nderim dhe respekt për vlerat e tij të vërteta sigurojnë simbol të lirisë dhe pavarësisë kombëtare jo vetëm të një pjese por të pavarësisë kombëtare në tërësi kudo që shqiptarët jetojnë", është shprehur Nushi. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |