VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHTEPIA E AZEM HAJDARITNga RAMIZ LUSHAJ

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 10:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

SHTEPIA E AZEM HAJDARIT

Nga RAMIZ LUSHAJ


E Shtunë, 12.11.2010, 09:45am (GMT+1)

Në Tropojë, në vendlindje, prindrit jetonin së bashku me Azemin në një shtëpi dykatëshe, që vendndodhja ia bante aq të dukshme bukurinë e, prej oborrit e në ballkone të saj, të vinte në dritë të synit e në pllambë të dorës krejt Lugu i Malësisë e, deri atje përtej, në horizont, vizohej Qafa e Morinës, që e "prente" Malësinë nga Gjakova e vet e Gjakovën nga Malësia e saj.

Këtë shtëpi, diçka e veçantë si mundësi e realitet për atë kohë në qytetin alpin, nga themelet e në kulme, e ka lartngrit' Azemi me duart e mendjen e tij, (siç e vetthote më 1991 i bante deri ne tre norma ne dite), me djersën e familjes e të shoqërisë së tij të madhe, në derën e së cilës kanë hyrë shumë politikanë të Tiranës, të Prishtinës etj. dhe e kanë ndjerë mikpritjen e saj.

Më kujtohet si sot, kur në vitin 1986, u planizue një fond në Tiranë për ngritjen e një qëndre kulturore të fëmijëve në qytet e, krahas projektit model të një institucioni të tillë në qytetin e Skraparit, merrte diskutim, si një nga variantet e mundshme, edhe shtëpia e bukur e Azem Hajdarit, kundrejt veprimeve financiare e ekonomike të asaj kohe.. Siç duket regjimi i mbyllur komunist kishte nisur rrokullisjen drejt gropës së vetëhapur e ky fond nuk hyni në kuadratet e planeve të asnji viti, po e cekem këtë fakt si rast për të pasë një ide se ç'vepër kishte lartue Azem Hajdari për familjen e vet, për jetesën e tyne.

Kjo e ka atë randësinë e vet, pasi, gjithsesi, ai që mundet më e ndërtue një shtëpi të bukur në kohë të vështira mundet me i sfidue vështirësitë e kohnave për me kontribue në ndërtimin e një shteti të mirë për qytetarët e vet.

Pikërisht këtë e dëshmoi Azem Hajdari me nandë vite jetë aktive në politikën kombëtare shqiptare, me guximin e trimërinë e tij, me mendjen e zemrën e tij, me djersën e gjakun e tij, ndonëse ai nuk ishte aste një ditë në funksione të larta shtetërore për të hedhur firmën e tij, po i la gjurmët e veta në memorien e kohës së pluralizmit e të demokracisë, në analet e historisë, në vizionet e vitalitetet e brezave.

E tashti po më vjen në shteg me shtue diçka të njohun: kur do të vijnë dita që kjo shtëpia e Azem Hajdarit në vendlindje të kthehet në "Shtëpi Muze", pasi ka nja dhjetë vjet që është hedh si ide e mirë e vitet e fundit duket si një orok i pritshëm.

RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AZEM HAJDARI, SHEMBËLLIM FRYMËZIMI E PËRNGJASUES ME GJERGJ ELEZ ALINË (12.09.2010)
SHKODRA MES UJIT DHE SHPRESËS (Fotoreportazh) (12.09.2010)
DITA E DINJITETITNga SALI BERISHA (12.09.2010)
DOSJA E FUNDIT E WIKILEAKS PËR SHQIPËRINËNga LUTFI DERVISHI (12.08.2010)
20 VJET PAS RËNIES SË KOMUNIZMIT INTEGRIMI EVROPIAN MBETET ËNDËRR (12.08.2010)
DHJETORI SHEMBI SISTEMIN KOMUNIST, TANI DETYRË ËSHTË DEMOKRACIANga BARDHYL UKCAMAJ, New York (12.08.2010)
AMBASADORI RAJERSON: MBRESA IME NGA SHQIPËRIA, DASHURIA E JASHTËZAKONSHME PËR SHBA (12.07.2010)
MORI SHKODËR, MOJ MIZORE, PAK NA U DUKE E SHUMË NA DOLE...Nga REXHEP SHAHU (student i përjetshëm Shkodre) (12.07.2010)
PUSHKATIMI I HASJANËVE QË KISHIN BASHKËPUNUAR ME DESANTËT QË ZBARKUAN NGA KOMPANIA 4000Nga SEJDI PEKA (12.06.2010)
AUREL PLASARI APEL SHISH DHE PROKURORISË PËR BIBLIOTEKËN KOMBËTARE (12.05.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]