VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - CORRIERE DELLA SERA, 31.12.1940 - "LA MORTE DI GIORGIO FISHTA"Përgatiti: PAUL TEDESCHINI

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 07:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

CORRIERE DELLA SERA, 31.12.1940 - "LA MORTE DI GIORGIO FISHTA"

Përgatiti: PAUL TEDESCHINI


E Djelë, 12.12.2010, 03:31pm (GMT+1)

Tue shfletue nji liber të vjeter mbi Historinë e Shqipnisë, gjeta rastësisht nji copëz të preme të gazetes ma të madhe italiane "Corriere dell Sera"- 31 dicembre 1940 , në të cilen bahej ky njoftim: "La morte di Giorgio Fishta il poeta nazionale albanese" (Roma 30 dicembre).

Këtë e skanarizova dhe e përktheva shqip:

"Vdekja e Gjergj Fishtes poeti kombtar shqiptar" (Rome me 30 dhjetor)

Erdhi lajmi nga Shkodra që per shkak të nji goditje zemre ka vdekë sot në mengjes At Gjergj Fishta i Urdhnit Françeskan (OFM), akademik i Italisë dhe shkrimtar i shquem shqiptar.

Fishta, i lindun në afersi te Shkodres ne vitin 1871, mbaroi studimet fetare në Bosnje dhe u kthye në atdhe mbasi u shugurue meshtar. Në Shkoder themeloi shkollen françeskane dhe filloi botimin e së përkohshmes "Hylli i Drites" . Të shumta jane botimet kulturore dhe letrare të cilave u dha jetë dhe zhvillim ky rregulltar. Poemat e tij, krijimet dramaturgjike dhe shkrimet e tij qyshe ne fillim u drejtuen në pergjithesi per dhanjen e impulsit të zgjimit të ndergjegjes patriotike shqiptare. Si drejtor i Shkolles Publike të françeskanve në Shkoder futi aty gjuhen kombtare qysh nga viti 1902, kur ajo ishte e ndalueme rreptesisht nga Qeveria osmane.

Mbas lëshimeve te kushtetutes turke të korrikut 1908, shqiptarët, te cilet kishin luejt nji rol me randesi në atë revolucion, deshten të mblidhshin forcat intelektuale dhe ti perfshijshin në nji bashkësi të perbashkët, por veshtirsia e parë në të cilen ndeshën ishte unjisimi i alfabetit. Në Kongresin shqiptar të mbledhun per këtë qellim mori pjesë At Gjergj Fishta, i cili ia arriti që të bante që alfabeti latin të pranohej, i cili ma vone u ba i perbashket dhe zyrtar per të gjithë Shqipninë.

Mbasi u ba nji nder eksponentet kryesor të Shqipnisë së ringjallun, ai morië në Konferencen e Paqes në Paris dhe ma vonë u emnue deputet dhe zevendes- president i parlamentit. Në shenj mirenjohje si mik i sinqert i Italise, per meritat e tija ndaj vendit të vet dhe per vlerat e botimeve të tij, u ftue në majin e shkuem me marrë pjesë në Mbretnore të Italisë.

Nder publikimet e shumta të At Gjergj Fishtes kanë randësi krijimet poetike të frymzueme në pergjithsi prej legjendave shqiptare dhe të prime me perkujtue ndjenjat kombetare. Veç poemes në tridhjet kangë të titullueme "Lahuta e Malcise" , ai ka shkrue hymne kishtare, lirika të ndryshme dhe satira me karakter politik.

Luigi Federzoni ka marrë masat që Akademia e Italisë të ketë perfaqesuesin e vet në funeral, dhe i ka dergue telegram ngushllimi familjes, kryeministrit të Shqipnisë, ministrit të Arsimit të Shqipnisë, parisë së etenve françeskan si dhe "Institutit Skenderbeg", antarë i të cilit ishte i ndjemi i shquem.

Përgatiti PAUL TEDESCHINI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AZEM HAJDARI KUSHËRI NË 9 BREZA ME HAXHI ZEKËN DHE BAJRAM CURRINNga RAMIZ LUSHAJ (12.12.2010)
SHTEPIA E AZEM HAJDARITNga RAMIZ LUSHAJ (12.11.2010)
AZEM HAJDARI, SHEMBËLLIM FRYMËZIMI E PËRNGJASUES ME GJERGJ ELEZ ALINË (12.09.2010)
SHKODRA MES UJIT DHE SHPRESËS (Fotoreportazh) (12.09.2010)
DITA E DINJITETITNga SALI BERISHA (12.09.2010)
DOSJA E FUNDIT E WIKILEAKS PËR SHQIPËRINËNga LUTFI DERVISHI (12.08.2010)
20 VJET PAS RËNIES SË KOMUNIZMIT INTEGRIMI EVROPIAN MBETET ËNDËRR (12.08.2010)
DHJETORI SHEMBI SISTEMIN KOMUNIST, TANI DETYRË ËSHTË DEMOKRACIANga BARDHYL UKCAMAJ, New York (12.08.2010)
AMBASADORI RAJERSON: MBRESA IME NGA SHQIPËRIA, DASHURIA E JASHTËZAKONSHME PËR SHBA (12.07.2010)
MORI SHKODËR, MOJ MIZORE, PAK NA U DUKE E SHUMË NA DOLE...Nga REXHEP SHAHU (student i përjetshëm Shkodre) (12.07.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]