VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHKODRA PA KUFIJNga ERVISA BUSHATI, Specialiste ambienti (MS) Shkodër

                                                                                      

E Mërkurë, 04.17.2024, 12:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

SHKODRA PA KUFIJ

Nga ERVISA BUSHATI, Specialiste ambienti (MS) Shkodër


E Djelë, 12.19.2010, 08:18am (GMT+1)

Gati gjithmonë ka ekzistuar shprehja "Shkodran t'terun e lezhjan t'krehun zor se gjen" . Domethënë që për qytetin tonë nuk përbën një ngjarje te çuditshme, një vjeshtë me shira te pandërprera apo një dimër i lagësht. Por çfarë janë shndërruar në një sëmundje kronike për qytetin tone të shtrenjtë, duket se janë përmbytjet e njëpasnjëshme dhe katastrofike natyrore që po i ndodhin. S'do më pëlqente te kthehesha përsëri e te rishkruaja mbi këtë gjendje fatkeqe që kaploi shkodranet që nga data 2 dhjetor e deri me sot, pasi shumë është thënë nëpër media te ndryshme rreth kësaj teme, duke bërë komentet mbi ngjarjen, sipas konveniences së momentit mediatik.

Gjithsesi, ajo qe është e dhimbshme për një banor të rrethit të Shkodrës, është jehona qe ka bërë ky lajm jo vetëm mbi gazetaret informativ e opinionistë, por edhe mbi krijuesit dhe aktorët e satirës dhe humorit ne Shqipëri. Në media te ndryshme televizive, transmetohen show të ndryshëm humoristikë, që ndër të tjera mundohen të vënë në lojë pozitën, por që fatkeqësisht në shfaqjen e radhës, frymëzimi artistik vinte nga përmbytjet e qytetit të demokracisë, nga ujërat që vërshuan brenda qytetit të Shkodrës. Humori që kishte në qendër këtë fatkeqësi të cilewn vazhdon ta përjetojë një rreth i tërë i vendit tonë, nuk të bënte për te qeshur por për te qarë. Në sfond,... Shkodra e përmbytur, në qendër një pseudo-këngëtar bën parodi me një kitarë ne dorë, dhe kënga mbart humor Tik-Tak Tou që mua me thënë të drejtën mu duk me tepër si parodi kutish, se sa qarje halli për një fatkeqësi natyrore. Duke mos përjashtuar edhe pjesë të tjera humori, jo me psikologë, e jo me gazetarë... Ky është kulmi i pamaturisë njerëzore, duke mos dashur ti quaj çnjerëzore, pasi mendoj që asnjë nuk do e kishte uruar një fat të tillë për Shkodrën.

Vërtet sot Shkodra përbën kryefjalën e çdo lajmi apo editoriali ditor, por kjo s'do të thotë që të jetë po Shkodra, objekt humori patetik. Jooo, kjo metaforë nuk është e bukur... E dimë që Shkodra s'njeh kufij, pasi për të mund të flasësh e shkruash pambarimisht, pasi Shkodrën e gjen në çdo molekulë përbërëse të ekzistencës së qytetarisë shqiptare, por në këtë moment të situatës natyrore, është shkodrani i cili vendos kufij. Duke ndjekur nga afër opinionin e bashkëqytetarëve, mendoj që u duhet dhënë fund çdo lloj "komercializimi" që po bëhet me fatkeqësinë e qytetit tonë. Jo zotërinj, nëse dëshironi të shisni gazeta, apo të rrisni gamen e shikueshmërisë së emisioneve tuaj televizive, keni opsione të ndryshme, keni mjaft artistë, sportiste, politikanë të cilët mund ti shfrytëzoni sa të mundeni. Por të nëpërkëmbet emri i një qyteti krenar demokratik si Shkodra, për qëllime thellësisht komerciale, për përfitime tërësisht egoiste, është "mëkat shpirtëror kombëtar", "krim" tendencial hostenësh.

Ta prekesh TANI Shkodrën çdo ditë, me gjymtyrë e me sy, jo vetëm të bën ta duash, por edhe të vuash për të. Është vërtet paradoksale që të bësh paturpësisht humor me fatkeqësinë e bashkëkombësit tend,.

Nëse prologu i këtij fundviti është përmbytja e Shkodrës, ajo që përbën lajm në këtë rast nuk është fatkeqësia në vetvete, por mjeshtëria me te cilën individi përpunon ngjarjen sipas oreksit vetjak, partiak apo komercial. Nëse nuk dinë kufirin midis asaj qe është etike dhe jo etike, profesionale dhe joprofesionale, reale dhe joreale, s'ka përse Shkodra të behet viktimë e paditurisë tuaj.

ERVISA BUSHATI


Rating (Votes: )   
    Comments (2)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EDMOND HAXHINASTO: MARTI ABUZON ME PRESTIGJIN E KËSHILLIT TË EVROPËS (12.17.2010)
PJESËMARRJE DHE DISKUTIM NË FORUMIN EVROPIANNga AGIM VATOVCI (12.17.2010)
MBI NDRYSHIMIN E DISA RREGULLAVE TË DREJTSHKRIMIT TË GJUHËS SHQIPENga Prof. Dr. MEHMET ÇELIKU (12.17.2010)
AT GJERGJ FISHTA - VETËDIJA E KOMBIT SHQIPTARNë 70 vjetorin e vdekjes së PoetitNga DANIEL GÀZULLI (12.14.2010)
13 DHJETORI I SHKODRËSNga SHYQYRI SELHANI (12.14.2010)
CORRIERE DELLA SERA, 31.12.1940 - "LA MORTE DI GIORGIO FISHTA"Përgatiti: PAUL TEDESCHINI (12.12.2010)
AZEM HAJDARI KUSHËRI NË 9 BREZA ME HAXHI ZEKËN DHE BAJRAM CURRINNga RAMIZ LUSHAJ (12.12.2010)
SHTEPIA E AZEM HAJDARITNga RAMIZ LUSHAJ (12.11.2010)
AZEM HAJDARI, SHEMBËLLIM FRYMËZIMI E PËRNGJASUES ME GJERGJ ELEZ ALINË (12.09.2010)
SHKODRA MES UJIT DHE SHPRESËS (Fotoreportazh) (12.09.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]