E Martë, 04.23.2024, 05:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
DOM NDRE MJEDA, AT VINCENS PRENUSHI DHE AT PJETËR MESHKALLA PËRKTHYES TË STILLE NACHT, TU SCHENDI DALLE STELLE...
E Shtunë, 12.25.2010, 10:39am (GMT+1)


"Ti ulesh prej parrizit" dhe "O e qeta natë" - You came down a star from Heaven - Tu schendi dalle stelle - Stille Nacht - 



Atmosferë Krishtlindjesh


Stille Nacht


Historiku i këngës "˜TI ULESH PREJ PARRIZIT'

 

Në dhjetor të vitit 1754 Shën Alfons de Liguori improvizoi në një Kishë të Nolës këngën-himn të Krishtlindjes: "Ti zbret nga yjet". E lehtë për t'u kënduar, e përshtatshme për mundësitë vokale të fëmijëve, të grave e të njerëzve të popullit, kjo nina-nanë u përhap shumë shpejt e u përkthye në gjuhë të ndryshme të botës, duke u bërë, së bashku me "˜Stille Nacht', një tjetër himn i Solemnitetit të Lindjes së Krishtit.

Është një nga këngët më të ëmbla të Krishtlindjes. E këtë këngë, të cilën e pëlqente shumë edhe kompozitori i famshëm italian, Gjuzepe Verdi, ne vijojmë ta këndojmë si lutje, sepse u frymëzua pikërisht nga dëshira e Themeluesit të Redentoristëve, autorit të shumë veprave asketike e dogmatike, rrëfyesit, muzikanit, kompozitorit, dijetarit të madh, Shën Alfonsit, për t'ia predikuar Ungjillin çdo krijese, edhe me tinguj muzikorë. Prandaj pa këtë himn Krishtlindja do të kishte diçka mangut.

Kënga u përkthye shumë shpejt edhe në gjuhën shqipe, nga një përkthyes që kishte cilësi të përafërta me krijuesin e saj. E cili nga studiuesit e letrave shqipe e di se përkthyesi i himnit të dytë të Krishtlindjes, pas "˜Stille Nacht', është meshtari e poeti i madh, Dom Ndre Mjeda, i shtyrë nga e njëjta dëshirë: "˜t'ia predikonte Ungjillin çdo krijese'.


Dom Ndre Mjeda

Ja këtu më poshtë kënga në përkthimin e Mjedës.

"˜TI ULESH PREJ PARRIZIT' -
Tu Scendi Dalle Stelle - You Came a Star from Heaven

Përkthyer nga DOM NDRE MJEDA

Ti ulesh prej parrizit,
O Zot e mbret madhnije.
E në tokë vjen m' u bâ nieri
Vetem prej dashtenije:
Aq i dashtun jé per né
Qi në nji shpellë ti vjen me lé!
O Zot i lum,
Un s'e kam ditë se ti
Né të shkretët na don kaq shum!
Për ty qi rruzullimin
Gjithmbarë e ké krijue,
S'jânë gjetë as shpí as petka,
E zjermi të ka mungue.
Tash âsht dimen, akull, borë,
Me qindrue njashtu â zór.
O djalë i shkretë!
Prei së ftofti ti po dridhe,
Po dridhe e po bertet!
O Biri i të naltit Zot.
Ti pate gjith lumnín,
Por deshtas e ké lanun
E kapë e ké vorfninë.
Pra pse kján e pse gjimon,
Kerkush tý nuk po t'ankon:
Ti do me më msue
Se pa durim nuk mundet
Kerkush m'u shelbue.
Ne disha gja ti fshân
E kján, o bukuri,
Persč, si duhet, nieri
S't'a din gjith at dashtëní;
Vesht e mora un i ngrati
Se at mundim t'a nep ty mkati;
O mkat mallkue!
Por ti, o Zot, më fal!
Më fal se jam pendue!
Ti flÄ™n përmbi at grazhd,
O i lumi djalë plot hír.
Por zÄ™mers me mârrë gjűm
I del fort pűn' e fshtír.
Zęmra e jote pse po lngon!
Natë e ditë shka po mendon?
Un tjeter s'po mendoj
Veçse me dekë per njerin.
Me dekë qi ta shelboj!
Me lé e me dekë per mue
Dashtnija të ka shternguemun:
E vetë pa të dashtë, o Jezu,
Si mundemi me rrnuemun?
Shpnesa e ęme, o Virgjin Mrí,
Me dashtë Krishtin se nuk di,
Tý të kjosha true:
Më mso gjithmonë me e dashtun,
Me e dashtë e me e levdue!

Përkthyer nga Dom Ndre Mjeda

 

HISTORIKU I KËNGËS "STILLE NACHT" - "O e qeta Natë" - "Silent Night"


Në këto ditë të mëdha e posaçerisht ne kete në atmosferë të Natës së Shenjtë të Lindjes së Krishtit, me qindra herë kemi dëgjuar në Kisha, në radio, në televizion e pranë Betlehemit, tingujt dhe fjalët e këngës së famshme "Stille Nacht" - "O e qeta Natë". Po cili është historiku i krijimit të kësaj kënge, ndër më të famshmet e më të përhapurat në mbarë botën?

Fjalët qenë shkruar natën e Krishtlindjes së vitit 1818, nga meshtari Joseph Mohr (1792-1848), ndihmës famullitar në Oberndor të Salcburgut (Austri). Në të njëjtën natë qenë muzikuar nga Franc Xavier Gruber (1787-1863), organist i qytezës së afërme, Arsndorf. Sipas dëshirës së Mor, motivi muzikor qe punuar për dy zëra, shoqëruar nga kori dhe kitara. Mor e këndoi vetë këngën dhe e shoqëroi me kitarrë, ndërsa Gryber bëri pjesën e basit. Fjalët dhe melodia u përhapen menjëherë, aq sa kënga u bë "Himn i përbotshëm i Krishtlindjes".

Autorët e këngës nuk figurojnë në asnjë enciklopedi të madhe, ndoshta sepse "Stille Nacht" është i vetmi krijim i tyre. Por shumë muzikantë të shquar, emrat e të cilëve gjinden në të gjitha encikolopeditë, kanë deklaruar se do t'i jepnin me gjithë zemër të gjitha kryeveprat e tyre, për të qenë autorë të kësaj ninulle hyjnore, melodia e së cilës është e njohur nga njerëz të të gjitha moshave, të të gjitha kombësive.

Shumë shpejt kjo këngë nisi të këndohej edhe ndër shqiptarë. Ishte fillimi i shekullit, kur Atë Vinçenc Prennushi, françeskan, i prekur thellë nga bukuria e këngës, e përktheu dhe "O e qeta Natë", dhe u këndua për herë të parë në Kishën françeskane të Gjuhadolit në kremtimin e Krishtlindjes së vitit 1920.
 
Po ju njohim me tekstin e Atë Vinçencit, një nga përkthimet më lirike e më prekëse të këngës:


At Vinçens Prennushi

O NATË E QETË STILLE NACHT

I

Flej, o Qielluer,
Zojës në krahnuer.
Flej, mos kjáj,
ndale at' váj.
Gjumi t'vjen,
por ty s't'bahet me fjetë,
pse n'do kashta
t'rrin trupi Ty p'shtetë.

Jezus për p'shtim të gjithë neve,
Jezus për p'shtim të gjithë neve.

Ty Zoja Mri,
Ty gjithë dashtëni,
rrin tuj t'ruejtë,
ambël prujtë,

Ditë do t'vinë, o Shelbues, me u mekë;
Ka me të ra mbi një krygjë ty me dekë !
Jezus për p'shtim të gjithë neve,
Jezus për p'shtim të gjithë neve!


Ishte përkthim krejt i lirë i tekstit. Ndërkaq jezuiti Atë Pjetër Meshkalla e përktheu duke i qëndruar shumë më besnik tekstit gjermanisht, që nisi të këndohej në kishat e etërve jezuitë e këndohet edhe sot:


At Pjetër Mashkalla

O NATË E QETË STILLE NACHT

Përkthyer nga ATË PJETËR MESHKALLA


Nat' e qetë, Nat' e shejtë,
Krishti i lum sot ka le;
Shih si qeshet e bukura f'tyr',
Me sy t'ambel mbar shekullin k'qyrë'
Flej, o i bukuri, flej
Flej, se shpresa je Ti.

Nat' e qetë, Nat' e shejtë
Krishti f'mijë i Zoj's Mari
Qe, në prehen sa mir' po i rri,
Ejt'këndojnë me brohori:
Erdh i lumi Mesi
Erdh i lumi Mesi.

Nat' e qetë, Nat' e shejtë,
Me shpejti vijnë barijt
Me shikue k'te bukuri,
Me adhrue njik'te fëmijë
Krishti plot dashuni,
Krishti plot dashuni!

 


HTTP://WWW.VOAL-ONLINE


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHKODRA PA KUFIJNga ERVISA BUSHATI, Specialiste ambienti (MS) Shkodër (12.19.2010)
EDMOND HAXHINASTO: MARTI ABUZON ME PRESTIGJIN E KËSHILLIT TË EVROPËS (12.17.2010)
PJESËMARRJE DHE DISKUTIM NË FORUMIN EVROPIANNga AGIM VATOVCI (12.17.2010)
MBI NDRYSHIMIN E DISA RREGULLAVE TË DREJTSHKRIMIT TË GJUHËS SHQIPENga Prof. Dr. MEHMET ÇELIKU (12.17.2010)
AT GJERGJ FISHTA - VETËDIJA E KOMBIT SHQIPTARNë 70 vjetorin e vdekjes së PoetitNga DANIEL GÀZULLI (12.14.2010)
13 DHJETORI I SHKODRËSNga SHYQYRI SELHANI (12.14.2010)
CORRIERE DELLA SERA, 31.12.1940 - "LA MORTE DI GIORGIO FISHTA"Përgatiti: PAUL TEDESCHINI (12.12.2010)
AZEM HAJDARI KUSHËRI NË 9 BREZA ME HAXHI ZEKËN DHE BAJRAM CURRINNga RAMIZ LUSHAJ (12.12.2010)
SHTEPIA E AZEM HAJDARITNga RAMIZ LUSHAJ (12.11.2010)
AZEM HAJDARI, SHEMBËLLIM FRYMËZIMI E PËRNGJASUES ME GJERGJ ELEZ ALINË (12.09.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]