VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BalkanWeb: Shqiptarët iu druhen tërmeteve
E Shtunë, 04.11.2009, 04:48pm (GMT1)

Voal-online - Agjencia e lajmeve BalkanWeb, në kontekstin e tërmeteve në vendin fqinj, Italinë, ka realizuar këto ditë sondazhin me temën "A e ndieni veten të sigurte nga termetet në shtëpine ku banoni"? Lexuesit e kësaj agjencie i janë përgjigjur "Jo" pyetjes me 1 306 vota ose 75.9%.

Shqiptarët nuk ndjehen të sigurt në shtëpitë e tyre, kur flitet për fenomene natyrore si tërmetet. Rezultatet e përgjigjeve flasin se 1 306 votues tremben nga tërmetet, pra 75.9% e të pyeturve. Ata që nuk tremben në banesat e tyre kanë qënë vetëm 414 votues ose 24.1% e totalit prej 1 720 votave dhënë gjithsej në këtë sondazh të vendosur online vetëm prej pak ditësh. Agjencia komenton se pasiguria vjen për shkak të vetë fenomenit të frikshëm Tërmet ose dhe për shkak të ndërtimeve të reja dhe pa kriter në zona të ndryshme të Shqipërisë, ku shumicën e rasteve studimet e tokës dhe lëndëve të ndërtimit janë ato ku dyshohet më shumë.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.