VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Mbreti Leka Zogu i Parë nis vizitën katërditore në Kosovë
E Shtunë, 04.11.2009, 08:30pm (GMT1)

Voal-online Naltmadhnia e tij Mbreti Leka Zogu i Parë nisi sot vizitën katërditore në Republikën e Kosovës. Zyra mbretërore për informim bërit të ditur se Naltmadhnia e Tij arrin nesër në mëngjes në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Në 09.00 do të japë një konferencë për shtyp në hotel "Grand". Në delegacion bën pjesë edhe zëvendësministri i Kulturës Ekrem Spahia. Mbreti Leka  Zogu i Parë do të bëjë vizitë në familjen Rugova dhe vendosje lulesh në varrin e Ibrahim Rugovës. Ai do të shkojë dhe në Prekaz te familja e Adem Jasharit. Në Gllogjan të Deçanit, do të kryhet vizitë te familja Haradinaj kurse te Varrezat e dëshmorëve, do të vendoset kurorë me lule te varri i Luan Haradinaj. Gjatë ditës së hënë, Mbreti Leka Zogu i Parë do të takohet me presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi. Mbreti Leka Zogu i Parë, i shoqëruar edhe nga i biri, Princi Leka, do të ketë një takim edhe me Ramush Haradinajn, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërkohë, në bashkinë e Vitisë do të bëhet shpallja qytetar nderi e Mbretit Leka Zogu i Parë ku në një ceremoni do t'i dorëzohet titulli dhe çelësi i qytetit nga Kryetari i Bashkisë së Vitisë, Nexhmedin Arifi.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.