VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PSE KAQ NEVRIK, Z. ÇUÇKA?Replikë e detyrueshmeNga DANIEL GÀZULLI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 08:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

PSE KAQ NEVRIK, Z. ÇUÇKA?

Replikë e detyrueshme

Nga DANIEL GÀZULLI


E Mërkurë, 12.29.2010, 11:06am (GMT+1)

Në "Gazeta Shqiptare" date 27/12/2010 z. Shpëtim Çuçka ka botue shkrimin me titullin qortues "Gjuha letrare shqipe dhe nëpërkëmbjet e shqiptarëve".

Po anashkaloj pjesën nevrike për ndërhymjen e z. Hans Joakim Lanksh, që gjithësesi nuk asht as tragjedi, as invazion nazist, ashtu si e shtjellon me nervozizem z. Çuçka. E me nervozizem, jo si do t'i takonte një gjuhëtari, aq ma tepër që predikon demokraci, asht shtjellue e gjithë tema.

Shqetësimin e jo pak gjuhëtarëve, shkrimtarëve dhe intelektualëve të fushave të ndryshme se ka vend për ndreqje të karakterit përmirësues e pasunues në normëzimin e shqipes standarde, z. Çuçka i kundërpërgjigjet alla partizançe (due të them, alla partizançe të vitit 1972) se "Janë vërtet tej caqeve të çdo turpi dhe brenda caqeve të veprës kundërkombëtare ato që thuhen sot për gjuhën letrare shqipe nga kundërshtarët e hapur apo të fshehur të saj. Është vërtet e pafalshme ajo që po ndërmerret kundër saj.
Por në rast se ata, që po përgatitin - me apo pa vetëdije kjo nuk ka rëndësi - rrënimin e gjuhës letrare shqipe, janë të vendosur ta shpien deri në fund veprën e tyre, atëherë le ta kenë të qartë se kësisoj po ndërmarrin në të vërtetë aktin e çarjes së kombit dhe të shkërmoqjes së shtetit. Dhe kjo nuk mund t'u falet e nuk do t'u falet. Kurrë."

Asht fare e lehtë të kuptohet se me një gjuhë të tillë e me një mllef të tillë flisnin komisarët e kuq 40 vjet ma parë, bile jo deri me akuza të tilla se "po ndërmarrin në të vërtetë aktin e çarjes së kombit dhe të shkërmoqjes së shtetit."

Ky lloj atdhetarizmi bajat nuk asht i vetmi rast. Në emën të të ashtuquajtunit "identitet kombëtar e unitet kombëtar" asht përjashtue çdo mundësi për të diskutue për ndreqje të mundëshme të normave të drejtshkrimit.

Po shtrojmë disa pyetje të thjeshta:

Nëse do të ndreqeshin disa rregulla, që koha ka dëshmue se kanë nevojë të përmirësohen, ku do të cenohej identiteti kombëtar, si do të cënohej uniteti kombëtar, përse kjo do të çonte në "shkërmoqjen e shtetit"?! A nuk jemi këtu në kufijtë e marrëzisë dhe të një nervozimi atavik?

Nëse shqipja standarde qenkish "gjuha letrare shqipe", siç e quen jashtë çdo koncepti shkencor mbi dy nocionet "gjuhë e njësueme" dhe "gjuhë letrare" z, Çuçka, atëherë, çfarë asht gjuha e De Radës, Naimit, Mjedës, Fishtës, Migjenit, Martin Camajt etj., gjuhë karrocierësh?

Akuza e kërcënime të tilla, qendrime të tilla në "istikamet" e vitit 1972, nuk çojnë uji në të mirë të shqipes. Debati shkencor, pa mllefe e akuza bajate pseodoatdhetarizmi, ai po, do të çonte në përmirësim e pasunim të shqipes.

Ka një normë, z. Çuçka, tek rregulalt e drejtshkrimit, ku thuhet se fjalën "parti" do ta shkruejmë me "P" të madhe, pra "Parti" -, kurse fjalën Atdhe do ta shkruejmë me "a" të vogël, "atdhe". Vallë edhe kjo nuk do të preket (se deri tashti nuk asht prekë asgja), se kështu do të çonim në "shkërmoqjen e shtetit"?

Trajtime të tilla isterike nuk ndihmojnë shqipen, i nderuem gjuhëtar.

DANIEL GÀZULLI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHKRIME TË PANJOHUNA TË AT GJERGJ FISHTËSNga KOLEC ÇEFA (12.28.2010)
EPIKA GOJORE SHQIPTARE NË SIMPOZIUMIN NDËRKOMBËTAR TË UNIVERSITETIT TË HARVARDITNga Prof. Dr. ZYMER NEZIRI (12.27.2010)
DOM NDRE MJEDA, AT VINCENS PRENUSHI DHE AT PJETËR MESHKALLA PËRKTHYES TË STILLE NACHT, TU SCHENDI DALLE STELLE... (12.25.2010)
SHKODRA PA KUFIJNga ERVISA BUSHATI, Specialiste ambienti (MS) Shkodër (12.19.2010)
EDMOND HAXHINASTO: MARTI ABUZON ME PRESTIGJIN E KËSHILLIT TË EVROPËS (12.17.2010)
PJESËMARRJE DHE DISKUTIM NË FORUMIN EVROPIANNga AGIM VATOVCI (12.17.2010)
MBI NDRYSHIMIN E DISA RREGULLAVE TË DREJTSHKRIMIT TË GJUHËS SHQIPENga Prof. Dr. MEHMET ÇELIKU (12.17.2010)
AT GJERGJ FISHTA - VETËDIJA E KOMBIT SHQIPTARNë 70 vjetorin e vdekjes së PoetitNga DANIEL GÀZULLI (12.14.2010)
13 DHJETORI I SHKODRËSNga SHYQYRI SELHANI (12.14.2010)
CORRIERE DELLA SERA, 31.12.1940 - "LA MORTE DI GIORGIO FISHTA"Përgatiti: PAUL TEDESCHINI (12.12.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]