VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FLAKA E VJEDHUR E PODRIMJES NË FRËNGJISHT

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 09:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
FLAKA E VJEDHUR E PODRIMJES NË FRËNGJISHT
E Premte, 12.31.2010, 02:16pm (GMT+1)

Botoi Shtëpia e Poezisë, Amya 2010

"Flaka e Vjedhur" është libri i dytë i Podrimjes që botohet në gjuhën frenge, e botoi Shtëpia e Poezisë dhe e financoi Ministria e Kulturës së Belgjikës.

Podrimja ishte mysafir i "Shtëpisë së Poezisë në Amay" në mars të vitit 2009. Podrimja konsiderohet jo vetëm njëri ndër poetët më të mdhenjë nga Kosova (albanofonët të atjeshëm që në gjininë femërore atdheu i tyre quhet Kosova, është figurë madhore e poezisë shqiptare të sotme.

Dhe nuk është e rastësishme as kur në shtatorin 2009 Ali Podrimja ishte kryetar i jurisë të Festivalit Ndërkombëtar të poezisë në Durrës.

Vepra e Podrimjës është e gjërë (bollshme), e ndryshme, e ushqyer prej disa temave të mëdha të ngulitura në thesarin e moçëm shqiptar: legjendat e vjetrat që ende jetojnë në këtë territor të quajtur dikur Arbëria (Iliria), e që kjo vetë e mbështjellur me lashtësinë mitologjike të huazuara nga antikiteti, rrezistenca e të gjitha përplasjeve, vdekja e birit të tij Lumi në moshën 9 vjeçare... dhe kjo vepër që mund t'i marri të gjitha format ka tërhequr vemendjen jo vetëm tek shqiptarët por edhe jashtë botës shqiptare. Në SH.B.A. Robert Elsie ia ka kushtuar një antologji me titull "Who will slay the wolf", botuar në Nju Jork në vitin 2000.

Në fund të po atij viti u publikua edhe në Francë nga Aleksandër Zoto, i cili është profesor në Jean Monnet de Saint-Etienne, në versionin dygjuhësh, me tekstin e përzgjedhur të titulluar "Défaut de verbe", në koleksionin D'une voix a l'autre, botuesi Cheyne à Chambon-sur Lignon.

Na është dukur e rëndësishme t'ua bëjmë të njohur një poet Ballkanas, i cili i tejkalon kufinjtë. Në fakt Kosova është e pavarur që nga 17 shkurti 2008 dhe, si Shteti i ri është njohur nga shumë shtete; duhet t'u përballojë edhe shumë problemeve, në njëfarë mënyre problemeve të zhvillimit. Do të ekzistojë vertetë në funksionim të afirmimit të një identiteti të fortë që shpërthen pashmangshëm drejt bukurisë. Në këtë drejtim Podrimja dhe vepra e tij mund të kontribuojë, sepse siç thotë në një poezinë e titulluar "Lufta ime", " Ligji nuk ekzsiton për mua/ Ja pse e shkruaj timin". Ligji për të cilin shkruan Podrimja është i bazuar në lirinë, respekt tjetrit. Ja përse është dashur t'ua bëjë të njohur (ta dëgjoni) ...

Ngjarjet historike i bashkohen atyre, personale, të intimes, të një ekzistence të ndërprerë nga ajo që e përmbyt. Poezia e zbulon rrugëtimin, lenë gjurmë të dukshme, nxit të përjetosh atë që e shpie shumë larg brenda realiteteve atyre realiteteve sulmuese, Ali Podrimja është në thirrje të poezisë së kluar, dhe të asaj të gjuhës së tij; poashtu edhe miteve, legjendave, përrallave të shtresuara në këtë gjuhë, si shumë të tjerë, që më në fund t'i jep çastit të prezencës së poemës që përmban emocione të forta dhe shprehje. Në mes të imagjinatës dhe sentimentëve të përjetuara luan në këtë poezi horizonti i shkrimit, pasiguria, preciziteti dhe shpjetësia e tij: "Hija ime më mashtron/ nganjëherë me orë të tëra unë dot ta kap/ nganjëherë aspak nuk e hetoj/ Ç' po ndodh Zot i im, fillon nga thonjet dhe bie diku / pertej hapësirës së bardhë/ Sillem rreth vetëvetës/ por nuk i besoj hijës sime/ ta marrë apo ta lë?

Zgjedhjen e përkthimin e poezive e bënë: Francis Chenot dhe Vasil Capeqi.

(Përktheu: R. Sahitaj)

Francis Chenot


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PSE KAQ NEVRIK, Z. ÇUÇKA?Replikë e detyrueshmeNga DANIEL GÀZULLI (12.29.2010)
SHKRIME TË PANJOHUNA TË AT GJERGJ FISHTËSNga KOLEC ÇEFA (12.28.2010)
EPIKA GOJORE SHQIPTARE NË SIMPOZIUMIN NDËRKOMBËTAR TË UNIVERSITETIT TË HARVARDITNga Prof. Dr. ZYMER NEZIRI (12.27.2010)
DOM NDRE MJEDA, AT VINCENS PRENUSHI DHE AT PJETËR MESHKALLA PËRKTHYES TË STILLE NACHT, TU SCHENDI DALLE STELLE... (12.25.2010)
SHKODRA PA KUFIJNga ERVISA BUSHATI, Specialiste ambienti (MS) Shkodër (12.19.2010)
EDMOND HAXHINASTO: MARTI ABUZON ME PRESTIGJIN E KËSHILLIT TË EVROPËS (12.17.2010)
PJESËMARRJE DHE DISKUTIM NË FORUMIN EVROPIANNga AGIM VATOVCI (12.17.2010)
MBI NDRYSHIMIN E DISA RREGULLAVE TË DREJTSHKRIMIT TË GJUHËS SHQIPENga Prof. Dr. MEHMET ÇELIKU (12.17.2010)
AT GJERGJ FISHTA - VETËDIJA E KOMBIT SHQIPTARNë 70 vjetorin e vdekjes së PoetitNga DANIEL GÀZULLI (12.14.2010)
13 DHJETORI I SHKODRËSNga SHYQYRI SELHANI (12.14.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]