E Premte, 03.29.2024, 08:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

ETIMOLOGJIA E RE E GJUHËS

Nga AVNI XHELILAJ


E Hënë, 01.03.2011, 05:32pm (GMT+1)

(Opinion nga vepra "Shqipja dhe Sanskritishtja " e PETRO ZHEJIT)

Gjuha shqipe është një gjuhë kyç, gjuhë e parë (lingua primeva). Ajo rri më vehte, e pa përzier me gjuhë të tjera,e unë nuk di nëse ka një gjuhë tjetër në botë që do t'i afrohej asaj". Jeronim De Rada

Duke ndjekur herë pas here me kuriozitet dhe interes konferencat apo simpoziumet e ndryshme kombëtare, madje dhe ndërkombëtare mbi historinë ,arkeollogjinë e mbi të gjitha mbi gjuhën , apo albanologjinë ,gjithonë kam dashur të dëgjoj diçka me vlerë e të madhe nga këto tubime, për vendin e gjuhën tonë. Por me thënë të vërteten thuajse gjithmonë kam dalë i pakënaqur. Edhe në është thënë diçka inkurajuese që më ka gudulisur sadopak sedrën dhe krenarinë time si shqiptar,atë thënie të mangët, e kam dëgjuar nga ndonjë studiues i huaj, por kurrë nga "akademikët",gjuhëtarë ,apo Albanologë qofshin vendas apo shqipëtarë ,që nga koha e rilindasve tanë të shquar e për t'i dhënë fund tek i madhi Fishta me shokë.

Akoma vazhdojmë të shohim emisione televizive me protagonistë të palodhur mediokër,dashakeq dhe antishqipëtarë, që nuk kuptojnë,ose e kanë si detyrë të mos shqiten nga ekranet tona. Por me sa duket jetojmë në një periudhë liliputësh,e lëpirashesh , qe mund të shesin gjithçka të mirë të këtij vendi ,o nga padija ,o nga babëzia, qoftë dhe për hobi e për t'u dukur të "kohës".

Ky lloj mllefi për këta "të vegjëlit albanologë", të zë kur arrin të lexosh veprën e Petro Zhejit"-Shqipja e Sanskritishtja". Duke lexuar këtë libër,arrin të kuptosh,se thesari i të gjitha gjuhëve dhe në vazhdimësi i të gjitha shkencave të tjera, gjindet tek gjuha, e mbi gjithë të tjerat, në gjuhën tonë shqipe,të cilën vetë ne e kemi mohuar dhe vazhdojmë të mohojmë këdo që thotë diçka të vërtetë e të mirë për dhe rreth gjuhës tonë.Sikur e verteta te gjindej tek gjuhët e tjera ,cilatdo qofshin ato, me siguri që do të kishte dalë,por daljen e kësaj të vërtete tek gjuha jonë e pengojmë vetë ne shqiptarët, e "farisejtë" tanë që mbushin ekranet, konferencat apo kongrese qofshin,të emërtuar "Albanologjie.

.Në një bisedë që bëra para pak ditësh me profesorin tim të fakultetit Pëllumb Bitri, i rekomandova të lexonte librin në fjalë.Ky mendim më erdhi , pas një kafe që pimë miqësisht,me Prof. Bitrin .Ai me shrehu habinë e tij për shumë fjalë të gjuhës Baske,(krahinë e Spanjës, ku Prof.Bitri tashmë jeton), të cilat kishin ngjashmëri me gjuhën tonë shqipe. Por pas disa ditësh pasi Prof. Bitri i kish hedhur një vështrim të shpejtë këtij libri(Shqipja dhe Sanskritishtja),më takoi përsëri dhe mjaft entuziast ,me një fytyrë që i ndriste nga ngazëllimi ,nuk duroi pa m`u shprehur mua sikur të kishte Petro Zhejin para vetes:-"Të faleminderit Petro, se më bëre të ndihem dhjetë herë më shumë shqiptar ".Profesor Bitri i mirënjohur në, dhe nga të gjithë mjekët apo stafi petagogjik i fakultetit të mjeksisë,bën pjesë në atë grupim apo plejadë intelekualësh me vlera të padiskutueshme ,i cili jo nga dijet e thella që ka ,të cilat nuk u mungojnë dhe shumë profesorëve apo intelektualëve të tjerë ,por nga thirrja e gjakut dhe genit shqiptar,arriti të thithë e të ngazellehet,thjesht nga një lexim i shpejtë i një materiali që me argumente të pakundershtueshme ngre gjuhën shqipe në pozicionin me euristik të saj, dhe jo vetem kaq...E pra një libër është, por në thelb është një vepër madhore ,e cila ka 15 vjet që ha pluhur,se gjuhëtarëve dhe "akademikëve" apo albanologëve tanë,nuk u pëlqen, ose u prish terezinë e rehatinë e liliputit në raport ,me gjuhëtarët fqinje apo antishqipetarë që na rrethojnë.

Unë jam mjek e jo gjuhëtar, dhe të them të drejtën, gjuha si lëndë nuk ka qenë ndër lëndët e preferuara, për të mos thënë,që ka qenë e mërzitëshme ,aq sa mezi prisja që kjo orë mësimi të mbaronte sa më parë.Por në një bisedë me një mësues gjuhe ,kur unë fillova të flas për vlerat e gjuhës shqipe, të marra nga libri i Petro Zhejit ,u stepa kur ai papritur më ndërpreu :-"Vërtet si qëndron problem i polisemisë,se këtë kurrë nuk kanë ditur të na e spjegojnë mirë në fakultet, e unë të them të drejtën akoma nuk e kam të qartë!". Ky fakt ,apo kjo pyetje e beftë ,më mpiu.Ajo nuk ishte thjeshtë padituri, ajo ishte një mjerim i vërtetë,jo i mesuesit ish studentit të gjuhësisë qe diçka të tillë ja kërkonte një mjeku,por i petagogëve që pretendonin se kishin mësuar këtë student,për ta nxjere në treg si mësues gjuhe.Vërtet ç`farë u mësojnë studentëve në atë fakultet?!..Po për motivimin apo forcën motivuese të gjuhes ,vallë u mësohet studentëve atje? A kanë njohuri studentet e fakultetit të gjuhësisë për metodën sinkronike që mund të perdoret në etimiollogjenë e re të gjuhës apo vazhdojnë me metodën e vjetër ,të lodheshme ,të pafund e asnjëherë plotësisht të sigurtë,atë diakronike?! Mora pjesë në promovimin e librit "Etruskishte-Toskërishte",të mikut tim Niko Stillo.Ndër shumë të tjerë me tërhoqi vëmendjen,fjala e një petagogu të fakultetit të gjuhësisë , i cili me shumë entuziazëm,ndër të tjera tha se kishte porosi dhe nga zoti Shezai Rrokaj,që të studiohej seriozisht Pellazgjishtja...(gje mjaft e mirë kjo),-"bile kjo do të jetë dhe tema e doktoratures time",.-përfundoi fjalën personi në fjalë ,që në fakt shprehte në vetvehte sinqeritet dhe entuziazëm.Pas mbarimit të promovimit, iu afrova petagogut ligjërues dhe për të shuar një kuriozitetin tim,e pyeta:-"Për kuriozitet desha të di, ç`farë metode përdorni ju në fakultet, kur studioni apo spjegoni etimiollogjine e gjuhës?.Vazhdoni akoma me metodën diakronike?"..." Sigurisht!" M`u përgjigj ai,"ajo është metoda më e mirë për studimin etimiollogjik të gjuhes, dhe ne jemi një grupim petagogësh, që kemi studiuar shumë e vazhdojmë, dhe me siguri që do ta nxjerrim në fund këtë pune",-mu përgjigj petagogu mjaft entuziast e krenar."Me sa di unë,-ju përgjigja,-ajo metodë nga vetë emërtimi që ka, është diabolike, dhe si e tillë e studion gjuhën te paktën në dy kohë,(Dia-Kronos),pra e dyshimtë,dyzuar dhe si e tillë, nuk të nxjerr kurkund, kështu që kam frikë se po lodheni kot."

Në moment petagogut, sikur iu pre fjala dhe entuziazmi, dhe më pyeti për emrin dhe profesionin....Mos vallë kaq e ndaluar e kaq e nëmur qënka vepra e Petro Zhejit, e cila të sqaron e të mëson sa të lodh dhe t'i bën më të lehta e të dashura këto punë,jo për linguistët por dhe për të tjere si unë me profesion tjetër për tjetër.Këtu m'u kujtua një fjale që më tha miku im, Shpëtim Nazarko:"Nuk ka faj lënda që të është bërë e bezdisur në shkollë.Faji ka qënë i mësuesit që nuk ka ditur ta sërvirë e të ta bëjë të lehtë e të dashur atë për ty".

Po vërtet ç`farë është Etimiollogjia e gjuhës? Etimiollogjia e gjuhës është një shkencë ose degëzim i shkencës së madhe të gjuhësisë,e cila merret me ndryshimet që ka pësuar fjala në vite e shekuj, pra shkurt ajo studion lashtësinë e një gjuhe, sa e lashtë është ajo gjuhë në vetvete dhe në raport dhe me gjuhët e tjera. Me fjalë të tjera,ajo përpiqet të gjejë prejardhjen e fjalës dhe si rjedhojë dhe të gjuhës ku ajo bën pjesë.Vetë fjala etimio-logia është anaverse me fjalën mito-logia, që do të thotë se n.q.s. nga ana figurative mitollogjia është një shpërthim nga qendra në periferi, etimiollogjia është e kundërta e saj d.m.th.një lëvizje nga periferia në qender.Pra etimiollogjia kërkon origjinën e fjalës duke u nisur nga periferia për të shkuar në qendër d.m.th.në origjinë apo tek Ati. Për këtë është përdorur e vazhdon të përdoret një metodikë pune , e cila quhet metoda Diakronike.(Unë siç thashë edhe më lart, nuk jam gjuhëtar, por i befasuar nga libri në fjalë dhe ndjekës i rregullt i simpoziumeve dhe konferencave apo bisedave për gjuhën shqipe, po mundohem të komentoj sa më mirë të jetë e mundur, duke u bazuar në pjesë apo kapituj të librit të përmendur më lart).Metoda klasike që vazhdon të aplikohet akoma në etimiollogji, pra ajo diakronike, bazohet në disa rregulla, prej të cilave po përmendim dy të rëndesishme:Për të vërtetuar ose gjetur që dy fjalë etimiollogjikisht kanë lidhje me njëra tjetrën ,duhet që: a)Të jenë apo tingëllojnë të ngjashme me njera tjetrën, dhe b)Të kenë një kuptim të përafërt me njera tjetrën.Vetëm dy fjalë të tilla mund të merren në shqyrtim , apo studim për të gjetur rrënjen e tyre të përbashket.Por kjo mënyrë studimi nuk le spacium e hapsira të mëdha,vpër studim.Ajo bazohet në një konceptim mjaft të ngushtë e të kufizuar, duke vënë kushte të forta e mure të lartë, të cilët pengojnë seriozisht rrjedhshmërine dhe lirinë e studimit etimiollogjik të fjalës. Ky fakt ndoshta e ka bërë studimin etimiollogjik të gjuhëve një tërkuzë të gjatë ,përkushtim të një punëe të lodhshme,me shpenzim kohe dhe monetare pa arritur kurrë e pa shpresë për të arritur në rrezultate të verteta që do të thotë përfundimtare...Për këtë arsye, autori i librit në fjalë propozon një tjetër metodeë studimi në këtë fushë,metoden Sinkronike .Nga vete fjala apo emërtimi kuptojmë që kemi të bejmë ,me një unifikim në kohe të këtij studimi:"Sin-kron",që don të thotë të njëkohshëm,ose pa kohë ,jo në ndjekje e në vartësi të kohës.Që presupozon pra, t'i marrim fjalët për studim ashtu siç janë ,pa i pyetur për biografinë e kohës apo hapsirës e territorit nëpër të cilën ato kanë kaluar.Kjo metodikë ndryshon këtu me metodikën e vjetër apo aktuale Diakronike, e cila nga vetë emri me të cilin cilësohet,tregon "Dia-kron",për një ndarjë në kohë ,ose në më shumë se një kohe,që nënkupton një kohë Dia-bolike,të tërthortë kontradiktore me vehtveten,jo të drejtë,e si rrjedhojë me rrezultate të gabuara.

Autori në këtë konteks propozon që rregulli i dytë(b),të ndryshojë,duke ndryshuar kështu të tërë rregullin themelor të studimit etimiollogjik të gjuhes,për t'u shprehur e funksionuar krejt ndryshe me të parin apo aktualin. Ai, autori i librit, e përkufizon kështu rregullin kryesor e të artë të Etimiollogjisë së re:-"Kur dy fjalë janë homonimike(njëlloj),ose gjysëm homonimike(të ngjashme),pamvarsisht nga kuptimi që ato kanë, por mjafton që të referojnë tek i njëjti symbol, ose të paktën në simbole ekuivalente,atëhere këto fjalë mund dhe duhet të jenë të bashkërrënjëshme(ose e njëjta fjalë)".

Një rregull i tillë i ri e i konceptuar krejt ndryshe nga i pari dhe aktuali, është një revolucion i madh në gjuhësi,i cili ndryshon krejtësisht konceptet dhe mënyrat e studimit etimiollogjik të fjalës.Duke eleminuar pikën(b),tek regullat aktuale të studimit të fjalës, ç'vleftësohet krejtësisht kuptimi i fjalëve i cili ishte një pengesë dhe kufizim mjaft i madh studimi. Me rënien e kuptimit të fjalës ,diapazoni i fjalëve për t'u marrë në studim , zgjerohet shumë. Si rrjedhim kursehet mjaft kohë e mund i shpenzuar kot deri më sot dhe problemet etimiollogjike të fjalëve zgjidhen më shpejt dhe çfarë është më e rëndesishmja, zgjidhjet janë përfundimtare që do të thotë të vërteta.:"Kur Dyshin (Dia) ta bëni Një(Sin),atëhere do të gjeni të vërtetën, dhe e ç'vleftësuar kuptimin e fjalës dhe kohën e territorin mbi të cilen ajo ka rrugëtuar, në fakt bie i gjthë kodi F (kodi formal,apo i formalitetit,i cili ka kufizuar, lodhur e sorollatur, gjuhëtarët në errësirë për vite e ndoshta shekuj me rradhë, pa ditur se ku po shkonin e pa shpresë zgjidhje të këtij problemi .Në këtë mënyrë, duke na çliruar nga robëria e konceptit,formalitetit,apo periferisë së "vorbullës",ku prej kohësh vinim rrotull si kali në lëmë,autori na çon në qendër të vorbullës,aty ku nuk ka mure ndarëse,ku nuk ka pengesa apo artifica të mundimeshme,pra tek kodi E, apo kodi i essencës, që do të thotë , tek simboli.Vetë simboli si"gjuha e fshehtë e Zotit"(e gjejmë të shkrojtur tek Cirlot),rrezaton një spektër mjaft të gjerë semantik,apo kuptimor të fjalëve, si një sememe nga ku burojnë të gjitha fonemat apo morfemat,të cilat pavarësisht se janë të njërrënjëshme,pra që dalin nga i njëjti burim ose i pjell e njëjta nënë,ato mund të kenë kuptime të ndryshme ,bile dhe të kundërta.E me kalimin e kohës shumë prej këtyre koncepteve, apo kuptim fjalësh kanë ndryshuar, dhe duke u larguar nën efektin kohë dhe distancë , kanë shtuar dozën e diferencimit ndërmjet tyre duke marrë kuptime gjithmonë e më të ndryshme ose të kundërta.Një gjë të tillë, metoda diakronike e studimit ,nuk mund ta gjejë, bile nga pamundësia dhe rraskapitja, ajo shpesh heq dorë për ta analizuar,duke e mbyllur me një konkluzion të gabuar,që "këto dy fjalë nuk kanë lidhje me njera tjetrën".

Një konkluzion i tillë i gabuar ,detyrimisht që mund të qendrojë e plotësohet vetëm me një të dytë po të gabuar ,pauses e plotësues, që rezulton me mendimin apo përfundimin se gjuhët e ndryshme nuk kanë ndonjë lidhje esenciale me njera tjetrën, por ato janë krijuar më vehte, që do të thotë të mohosh monogjenezën e tyre(të gjuhëve).Ky fakt nuk do të thotë që edhe fjalë homonimike ose gjysmë homonimike,që qëndrojnë më afër simbolit, pra në ndarjen e parë të rrezes semantike të tij, fjalë të dala nga i njejti symbol të mos shprehin kuptime të kundërta, aq sa është e vërtetë që shumë gjuhë të lashta tregonin me të njejtën fjalë dy gjëra të ndryshme ose të kundërta në funksion e kuptim. Pikërisht për këtë fakt mjaft ngatërrues ,i cili ka veshtirësuar shumë studimin etimiollogjik të fjalës, Petro Zheji në librin e tij ka eleminuar faktorin kohë(Sin-kron),dhe konceptin apo elementin kuptimor të fjalës, duke e zhveshur kështu fjalën nga tepricat apo veshjet formale të kohës e vendit dhe e çon atë për ballafaqim e njohje tek nëna që e polli, pra tek simboli. Vetëm nëna (pra simboli),e njeh fëmijën e saj dhe vetëm ajo ka të drejtë,ta paisë ate me kartë identiteti ,për t'i thënë se cili është, e nga vjen; pra për të treguar origjinën e vërtetë të kësaj e fjale. Shembuj të shumtë e konkrete kushdo, mund t'i gjejë në librin në fjalë. A nuk është ky një revolucion i madh në gjuhësi?! Le ta gjykojnë gjuhëtarët,ose më mirë amatorët e të apasionuarit në gjuhë, se përsa i përket gjuhëtarëve apo albanologëve tanë siç u pëlqen vetja të quhen,aty e kane pasur librin ,përse nuk janë ndjerë?!Këtu ka dy arsye: ose ata nuk arrijnë ta kuptojnë, se ç'është e vërteta, megjithëse kjo metodë e re studimi, e lehtëson mjaft punën, dhe si një lojë fëmijësh të çon shpejt tek e vërteta,e cila është vetëm një,(Sin),sepse nuk mund të ketë dy të vërteta(Dia), por për ta arrirtur atë, duhen dije të mëdha në histori, mitollogji, në Fe,e mbi të gjitha në simbolistikë, gjë që jo çdo gjuhëtar mund t'i ketë, dhe ka vullnet për t'i arrirë; Ose më e keqja që këta akademikët tanë,të rehatuar në katedrat e tyre, e me privilegjet që gëzojne s'duan ta prishin këtë rehat, e presin mos thotë ndonjë gjë të re ndonjë "albanolog"gjerman,serb,apo grek qoftë, për ta duartrokitur,duke i ngrënë drekën në Athinë apo Beograd.Këto s`janë çudira, por një e vërtetë që ka ndodhur e vazhdon të ndodhë në Shqipëri aq shpesh e aq gjatë sa mund të thuash se është bërë traditë e këtij vendi a me saktë e intelektualëve të tij, aq sa mund të thuash ,e të krijohet përshtypja se vetëm shqipëtarë nuk ka ky vend, ose ata janë , por po mbeten në minorancë.

 

Dhjetor 2010

AVNI XHELILAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FLAKA E VJEDHUR E PODRIMJES NË FRËNGJISHT (12.31.2010)
PSE KAQ NEVRIK, Z. ÇUÇKA?Replikë e detyrueshmeNga DANIEL GÀZULLI (12.29.2010)
SHKRIME TË PANJOHUNA TË AT GJERGJ FISHTËSNga KOLEC ÇEFA (12.28.2010)
EPIKA GOJORE SHQIPTARE NË SIMPOZIUMIN NDËRKOMBËTAR TË UNIVERSITETIT TË HARVARDITNga Prof. Dr. ZYMER NEZIRI (12.27.2010)
DOM NDRE MJEDA, AT VINCENS PRENUSHI DHE AT PJETËR MESHKALLA PËRKTHYES TË STILLE NACHT, TU SCHENDI DALLE STELLE... (12.25.2010)
SHKODRA PA KUFIJNga ERVISA BUSHATI, Specialiste ambienti (MS) Shkodër (12.19.2010)
EDMOND HAXHINASTO: MARTI ABUZON ME PRESTIGJIN E KËSHILLIT TË EVROPËS (12.17.2010)
PJESËMARRJE DHE DISKUTIM NË FORUMIN EVROPIANNga AGIM VATOVCI (12.17.2010)
MBI NDRYSHIMIN E DISA RREGULLAVE TË DREJTSHKRIMIT TË GJUHËS SHQIPENga Prof. Dr. MEHMET ÇELIKU (12.17.2010)
AT GJERGJ FISHTA - VETËDIJA E KOMBIT SHQIPTARNë 70 vjetorin e vdekjes së PoetitNga DANIEL GÀZULLI (12.14.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]