VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ardian Fullani: Shqipëria duhet medoemos të përfitojë nga fondi që 20 vendet më të fuqishme akorduan për FMN
E Enjte, 04.16.2009, 05:24pm (GMT1)

Voal-online - "Përsa kohë bankat janë të sigurta, ekonomia shqiptare nuk rrezikohet nga kriza globale" kështu deklaroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani gjatë prezantimit në parlament të raportit për vitin 2008.
"Bankat shqiptare do të jenë likuide edhe në vitin 2009, pavarësisht kushteve shtrënguese. Tashmë nuk ka arsye objektive që individët të mbajnë paratë jashtë bankave" u shpreh kreu i Bankës Qendrore.
Fullani theksoi se gjatë këtij viti, problemi kryesor i ekonomisë është mungesa e likuiditeteve, si pasojë edhe të shtrëngimit të kredive. Në këto kushte, guvernatori kërkon që të sigurohen financime nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
"Problemi më i madh i ekonomisë shqiptare në vitin 2009 do të jetë mungesa e likuiditetit. Shtrëngimi i kushteve të financimit dhe kriza e likuiditetit kërkon gjetjen e burimeve të reja financiare sidomos atyre të huaja. Shqipëria duhet medoemos të përfitojë nga fondi që 20 vendet më të fuqishme akorduan për FMN. Shqipëria i plotëson të gjitha kriteret" theksoi Fullani.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.