VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NJË VIT NGA VDEKJA E FADIL FERATIT
E Djelë, 01.30.2011, 07:14pm (GMT1)

Akademi përkujtimore në një vjetorin e vdekjes e nënkryetarit të LDK-së dhe kryetarit të komunës së Istogut, Fadil Ferati

Me një akademi përkujtimore në një vjetorin e vdekjes u përkujtua nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i komunës së Istogut, Fadil Ferati. Me këtë rast drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës thanë se vepra dhe puna e Fadil Feratit duhet të shërbej si shkollë për qeverisje të mirë të vendit.
Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, janari nuk është vetëm muaji i parë i një viti të ri por si muaj i cili në vite të ndryshme nga jeta mori emrat më eminent të kësaj partie ,ndër ta edhe presidentin e ndjerë dhe kryetarine parë të LDK-së, Ibrahim Rugova dhe nënkryetarin e saj e kryetarine komunës së Istogut,Fadil Ferati. Kështu u tha në akademinë përkujtimore në një vjetorin e vdekjes së Fadil Ferati.
Fadil Ferati u nda nga jeta një vit më parë pasi humbi betejen me sëmundjen e kancerit. Fadil Ferati ishte kryetar i komunës së Istogut në katër mandate dhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga viti 2006.Ai ishte njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

(http://www.rtv21.tv)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.