VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ËNDËRRA OLIMPIKE E MAJLINDËS

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 05:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
ËNDËRRA OLIMPIKE E MAJLINDËS
E Mërkurë, 02.02.2011, 04:04pm (GMT+1)

Majlinda Kelmendi, kampione botërore për të rinjë në xhudo nga Kosova ka arritur të bëhet pjesë e një projekti të jashtëzakonshëm të BBC-se që quhet Ëndërrat Olimpike ku përcillet përparimi i 26 atletëve nga mbarë bota në përgatitjet e tyre për Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm në Londër.

Në kuadër të këtij projekti ditë më parë në British Museum në Londër u zhvillua një aktivitet i organizuar nga BBC dhe British Council që kishte për qëllim binjakizimin e shkollave të cilat i kanë vijuar këta atletë nga mbarë bota.

Virgjinia Crompton e BBC-së, kordinatore e këtij projekti tha se BBC është duke përcjellur 26 rrëfime për rrugën e këtyre atletëve drejt Lojërave Olimpike të vitit 2012 në Londër.

"Atletët janë zgjedhur nga mbarë bota dhe ata përfaqësojnë sporte të ndryshme dhe karriera interesante unike. Në këtë listë janë Usain Bolt, kampioni aktual olimpik dhe mbajtësi i rekordeve botërore në 100 dhe 200 metra, pastaj është edhe boksieri mongolez, Badar Uugan Enkhbatyn që synon medalen e dytë të artë olimpike në Lojërat e ardhme në Londër, por përfshin edhe atletë të tjerë që nuk njihen shumë, si vrapuesi palestinez në 5000 metra, Nader el Masri. Pra kemi atletë të ndryshëm nga Usain Bolt i Xhamajkës e deri tek Majlinda Kelmendi, nga Kosova e cila ëndërron që të përfaqësojë Kosovën për herë të parë në Lojërat olimpike."- thotë Virgjinia Crompton e BBC-së, koordinatore e këtij projekti.

Majlinda Kelmendi përmes disa kronikave të BBC-së dhe pranisë së saj të përhershme në faqen e interneitit bbc.com në rubrikën Olympic Dreams është bërë tashmë e njohur në qarqet sportive si në Britani ashtu edhe në mbarë botën.

Binjakëzimi i shkollave të kampionëve

Por këtë radhë vetë shkolla e saj në Pejë, Ali Hadri ishte në qendër të vëmendjes për disa ditë në aktivitetin e binjakëzimit të shkollave të këtyre shpresave të ardhshme olimpike.

Majlinda në ambiente shkolle

Virgjinia Crompton e BBC-së, kordinatore e projektit thotë se ajo që kanë bërë është se i kanë kontaktuar shkollat e këtyre atletëve dhe në të njejtën kohë kanë shpallur një konkurs me shkollat këtu në Britani për t'u binjakëzuar me ato.

"Nisma grumbulloi këtu në Muzeumin Britanik të gjitha këto shkolla dhe ideja ishte që ato të njohin njëra tjetrën dhe të fillojnë një partneritet miqësie ku do të shkëmbejnë përvojat dhe idetë sa i përket arsimit por edhe menyrat se si kalojnë kohën e lirë nxënësit në kënde të ndryshme të botës" - thotë Virgjinia Crompton e BBC-së.

Në organizimin e këtij aktiviteti ishte i përfshirë edhe Andrew Vivien nga Këshilli Britanik (British Council) i cili thotë se organizata e tij që promovon marrëdhënje kulturore dhe partneritete arsimore, artistike, mes Britanise dhe vendeve nga anembanë bota ishte shumë e lumtur që të merrte pjesë në këtë aktivitet. Ky ishte një rast fantastik për të frymëzuar dhe motivuar shkollat tona që të marrin pjesë në një aktivitet të tille kulturor, tha zoti Vivien.

Mësuesja e Majlindës, Mehrija dhe shoqja e klasës Miranda

Në ambientet e bukura të Muzeumit Britanik secili atlet kishte stendin e vet, përfshirë edhe shkollën Ali Hadri në Pejë të Malindës, e cila përfaqësohej nga mësuesja e saj e anglishtes, Mehrije Kastrati dhe shoqja e Majlindës, Miranda.

Ato të dyjat shprehën krenarinë për sukseset e Majlindës dhe thanë se jo vetëm shkolla e saj por e gjithë Kosova duhet të jetë krenare me Majlindën.

Mësuesja Mehrije dhe Miranda, shoqja e Majlindës, përballë Muzeumit Britanik

Majlinda Kelmendi në një bisedë të mëhershme me BBC-në në anglisht tha se do të ishte personi më i lumtur në botë nëqoftëse se ajo arrin të merr pjesë dhe të fitojë medale në Lojërat Olimpike në Londër vitin e ardhshëm.

Ajo tha se Kosova është një shtet i ri, kështu që do të jetë një shans i përkryer për t'i treguar botës se në Kosovë janë shumë të rinj të cilët me të vërtetë mund të bëjnë gjëra të mira.

Majlinda Kelmendi është pa asnjë dyshim krenaria e Kosovës dhe kjo atlete e vendosur do të vazhdojë betejën e saj derisa të parakalojë në stadiumin olimpik të Londrës në vitin 2012 ku shpreson që në duar të mbajë flamurin e Kosovës.

(http://www.bbc.co.uk/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FONTANA E FJALËVENga BAKI YMERI (02.01.2011)
PËRSE NUK DËNOHEN KRIMET E PPSH?????Nga BESIM NDREGJONI (01.31.2011)
STRATEGJIA E RAMIZ ALISËNga RASIM BEBO (01.31.2011)
NJË VIT NGA VDEKJA E FADIL FERATIT (01.30.2011)
ANATOMIA E DASHURISË SHQIPTARE DHE THEMELIMI I FJALËVENga MIHAI ANTONESCU (01.30.2011)
REXHIS FILBIN VENDOS TË LARGOHET NGA PROGRAMI I TIJ TELEVIZIV (01.29.2011)
Leter e HapurZ. PRESIDENT. UNË NUK KAM MË BESIM TE JU!Nga RIZA MANÇE (01.29.2011)
SHQIPTARËT NË PËRVOJËN E HOLOKAUSTIT (01.29.2011)
Intervistë e avokatit të njohur në Nju Jork, ish nënprokuror i Përgjithshëm i ShqipërisëFATOS DERVISHI: KA NJË MUNGESË KOMUNIKIMI MES INSTITUCIONEVE, MOSNJOHJE DHE MOSRESPEKTIM TOTAL TË LIGJIT (01.28.2011)
SHQIPTARËT NUK DUHET TË PRESINNga DANIEL GÀZULLI (01.28.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]