VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NDËR(KOMBËTARËT) DHE GRUSHTI I SHTETITNga RAMIZ LUSHAJ

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 04:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

NDËR(KOMBËTARËT) DHE GRUSHTI I SHTETIT

Nga RAMIZ LUSHAJ


E Premte, 02.04.2011, 02:03pm (GMT+1)

1.

Partia Socialiste, në jetën e dy dekadave të fundit (1991-2011) dhe në strukturat e saj, i ajzbergohen dukshëm e nganjëherë përballës, të paktën tre krahë politik, sa të fuqishëm dhe të rrezikshëm: krahu politik i bllokmenëve (palca e indet e saj), krahu politik i ushtarakëve (ashti i saj) e krahu politik i biznesmenëve (tulet e saj), që bashkëveprojnë si një trup i vetëm politik, pavarësisht nga përparësitë e prapshtitë, duke toleruar e turfulluar për raportet e racionet brenda hallkave e hapave të saj.

Ky trinjak politik i së majtës e ka ngritë dhe e mban në këmbë për kryetar të tyre Edi Ramën, pasi është produkt biologjik e praktik i këtij aliazhi politik (1941-2011). I përket krahut politik të bllokmenëve, pasi është nip, në linjën e qumështit, i ish-antarit të Byrosë Politike të KQ të PPSH, Spiro Koleka. I përket krahut politik të ushtarakëve, pasi në linjën e gjakut është djali i ish-antarit të KQ të PPSH e antarit të Presidumit të Kuvendit Popullor të RPSSH, Kristaq Rama, një ish-veteran i PPSH, përndryshe sot, e konvertuar në PS. I përket krahut të biznesmenëve, se në tre palë zgjedhje lokale ndodhet në krye të bashkisë së kryeqytetit, më të madhes në fonde e popullsi në të gjithë Shqipërinë.

Këtij, Edi Ramës, këta tre krahë politik të PS-së, nuk munden t'ia heqin as gjakun dhe as qumështin në damarët, lëkurën e hapat e tij, po veç atë ditë (më 8 maj 2011) kur të mos e marrin mandatin e kryetarit të bashkisë së Tiranës nga vota e popullit me përngutje do t'ia heqin edhe karriken e kryetarit të PS-së, në emër të një "fryme e politike të re"(!) dhe do ta katapultojnë aty një fytyrë tjetër. Nëse trenjakëria politike e PS-së e mbajtën grushtbashkuar e me puc ndaj statutit, kandidatëve e votave si kryetar të partisë së tyre, ishte dhe fakti i patejkalueshëm se ende iu duhej si kryetar bashkie, e për ta ruajtur këtë karrike e për t'u ulur në atë të kryeministrit të vendit mbetet tejet i pangopur për të ecë, siç cijat e çetnikohet, (20 janar 2011) "mbi kufoma të vrarësh", "në fushë lufte"...(!!!)

Këta tre krahë politik, me Edi Ramën, si kryetar i montuar, si përfaqësues i tyre, i rebeluar në liritë politike e qytetare, e nxorën në 21 janarin e turpshëm e të kobshëm krahun e vet të armatosur me mjete prehistorike e moderne, i hodhën rreth 300 mercenarë në frontin ballor e rrethor luftarak të grushtit të shtetit në tentativë ekstreme për të pushtuar institucione kushtetuese të shtetit shqiptar, në ditën për diell, në mes të Tiranës, në zemër të Europës.

2.

Krahu politik i bllokmenëve, të cilët, pas përmbysjes të shtetit terrorist të enveriadës, u rritën në mitrën e përgjakur të PS (PPSH), me farë lidhnajë e bimë lisnajë të nomenklaturës së kuqe, si trashëgimtarë biologjikë po edhe pasardhës të tyre në lidhje farefisnie, parvjet, në elektoriadën 2009, jo veç u shtuan si numër klanor e kulisor, por u bënë edhe oktapod i kësaj force politike të së majtës. Ky krah i përpunon jo vetëm doket e dukjet e PS, po edhe pentagramin e politikës së saj, nga teksti e muzika, orkestracionet e regjia. Këta janë si gjarpni i bokave, fuqinë e marrin nga bishti (nga 1941-1990) e lëvizin kokën majtas e djathtas (1990-2011) për të gjuajtur aty ku shigjetojnë...

Kjo i ka trimëruar së tepërmi eksponentë faqezinj të shtetit terrorist komunist si Nexhmije Hoxhën, Ramiz Alinë e ndonjë tjetër të këtillë, deri aty e atje saqë të ofensojnë me deklarata kërcenuese kundër së djathtës, liderëve e mazhorancës qeverisëse të sotme, ndryshe nga çdo ekzemplar i këtij kalibri bolshevik në Europën Lindore.

Një të tillë krah politik bllokmenësh nuk e gjen si shembëllim as në Partinë Sozialiste të Millosheviçit në Republikën e Serbisë, mbiemrin e së cilës (socialiste) e lakmuan dhe e mbajnë prej vitit 1991 këta të ish-PPSH në Tiranë, ndërsa në të gjitha trojet etnike shqiptare në shtete të Ballkanit këtë emërtim nuk e ka pranuar asnjë parti politike shqiptare.

Ky krah politik, sa i hapur dhe i mbyllur, në të vërtetë është motorri i PS-së, që punon me karburantin e PPSH, që falë zotësisë e ligësisë i kanë rigjallëruar rrënjët e shtrirë degët më mirë e më shumë se vet mafia e sotme politike e Rusisë, vendi ku lindi komunizmi bolshevik. Këta më shumë se ditë me diell mbi tokëlypin të zebrojnë imazhin shqiptar e ndërkombëtar të PS-së. Nisur nga kjo pokuritje, kjo forcë politike, i zgjodhi atëherë kur iu duheshin dy djemë të Dhjetorit '90 kryeministra të vendit, Ilir Metën e Pandeli Majkon, po nuk i lanë gjatë dhe as të ecnin lart e larg, ndonëse Ilir Meta ka dhunti të lindura si lider e përvojë akumuluese e rrezatuese si udhëheqës në demokraci, sepse ama e PS-sa (PPSH) kërkonte lider në linjën e gjakut e të qumështit të lidhun me etërit biologjik e politik të kësaj partie. Këta tani nuk duan as lider historik sikur Fatos Nano. Këta duan një hibrid e kamikaz politik si Edi Rama, që dielli i demokracisë të mos e ketë ngrohur mirë, që gjaku e qumështi të mos i ketë mërdhirë, që kur të eci në rrugën e partisë ta ketë mendjen e mpirë dhe kur të shkojnë në zyrë t'i mësojnë se si mund të dalin edhe (për)jashtë...

Këta katovicianë, me emrat e lidhjet e veta të (pa)njohura, i gjen deputetë në Parlament, në organet e drejtësisë, në organizma të shoqërisë civile etj.. dhe te përgaditja, organizimi e ekzekutimi kriminal i grushtit të shtetit në vit electoral, në kohecjen e Shqipërisë drejt statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian.

3.

Krahu politik ushtarak i PS, numerikisht më i madhi, me një bërthamë gjeo-ideologjike e politikë labirnthore gjeometrike, mbetet tejet i besuar, (flitet se arrin deri në 40 për qind të efektivit të saj), përveç prurjeve sythore risore, i rrjeshtohen si "dorë e hekurt" edhe veteranë të saj të shenjtë apo djajë të kuq, që nuk iu ndanë PPSH në luftë e në paqe dhe tani e ndjekin me militantizëm në vitet e demokracisë, gjithnjë të gatshëm për sakrifica e sfida ekstreme për çdo plan e objektiv të partisë së vet. Njëherash tubon edhe një pjesë të ish-ushtarakëve të akuzuar për krime gjatë Luftës Antifashiste e Civile (1943-1945) e disa syresh ndoshta rreken se ende duhen guerilas (!) Rendohen edhe një pjesë e atyre "syvigjilentëve" që shërbyen në struktura të sigurimit famëkeq të shtetit e morën në qafë mijëra vetë, biles edhe bashkëpunëtorë të djeshëm të përlyer ende i mbajnë nyjelidhun pas PS-së. Gjenden edhe një pjesë e atyre "shpatmprehtëve" që shkaktuan drama njerëzore gjatë kryerjes së detyrave në organet e diktaturës së proletariatit etj. Iu janë shtuar jo pak rradhët edhe nga një kontigjent i ushtarakëve që nga reformat demokratike të integrimit në forcat e mbrojtjes, rendit, etj. dolën në tregun e lirë të punës dhe nga brumi e nostalgjia e së kaluarës mbeten idhtarë frontal në çdo rast ndaj të djathtës qeverisëse etj.

Ky krah politik ushtarak është nga më të rrezikshmit e këtij vendi kah i thonë Shqipëri Natyrale e në komunitetet shqiptare në shumë vende të botës, i shfaqur egërsisht në vitin 1997 me bandat e armatosura, etj., te vrasja politike e Azem Hajdarit para selisë së PD-së, etj. dhe, së fundit, te grushti i shtetit i sofistikuar e i përqëndruar, më 21 janar 2011, për të cilin hinkojnë se "anija" e organizimit të tij ku i ka "gjurmët në det"(!) Nuk i duhet anashkaluar as faktit se po rrëshqet i përvijuar në disa konture duke pasë për model Federatën Ruse ku putinianët e vjetër e të rinj e kanë kaplue në brinjë e kapilarë, nga këmbët te koka, shtetin e "Revolucionit bolshevik të Tetorit",.

"Militarizimi" i politikës së saj buklohet edhe në këto dy vitet e fundit, pas elektoriadës së vitit 2009, ku në krye të PS të Tiranës, (që ka antarë partie sa në 14 rrethe të vendit) ka zgjedhë për kryetar të saj ish zv/drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndërsa në grupin parlamentar ka deputetë ushtarakë si ish komandantin e Gardës së Republikës, në stafin e saj të afërt e preferencial ka si këshilltar e lektor ish kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror të Republikës. Lista me prurje të tilla është aq varg e vang saqë po t'ia nisim nga viti 1991 e këtej ndokush nga ndërkombëtarët do të pyeste: "PS është parti politike apo ushtarake"?!

Elementët e një grushti shteti të pastër të 21 janarit 2011 duken edhe në sekuenca televizive: disa ish-drejtues të mëparshëm të niveleve të mesme e të larta të Policisë së Shtetit e të Gardës së Republikës, ish-punonjës të sigurimit të shtetit, si dhe punonjës aktual të policisë bashkiake të Tiranës e të disa bashkive të vendit, (të qeverisura nga socialistët), fektonin e heponin në atë shesh flakë e gjak, në mes të 300 mercenarëve të krahut të armatosur, deri te fronti ballor i mësymjeve pesëorëshe për pushtimin e Kryeministrisë. Ata që dikur ishin në mbrotje të rendit e të institucioneve të tij iu dilnin përballë forcave të policisë e të gardës me uniformën e shtetit, që po e mbronin me zotësi, sakrifica e sfida shtetin e vet, shtetin tim, shtetin tonë. Kjo të krijonte idenë e tmerrshme të formësimit të dy fronteve ushtarake përballë njëri tjetrit(!), ishte dhe një "luftë psikologjike e tejskajshme", një "luftë e ftohtë dhe e nxehtë", e përgjakshme, barbare, mesjetare. Edvin Rama, ky njeri error, terr e terror, shkon aq larg e bie aq poshtë sa gardistët në mbrojtje të shtetit i fyen duke i cilësuar "horrat e Gardës" Këto fakte, që janë në udhën e hetimit e të gjykimit, përbëjnë para së gjithash vet tragjizmin e PS-së e të majtës së bashkuar.

4.

Krahu politik i biznesmenëve në rritje duklohet mjaft i fuqishëm në PS, se kanë zënë pozita e pozicione në politikë te PS-ja e në "klerink" te bashkia e Tiranës, aqsa ndër partitë parlamentare në Shqipëri, sipas publikimeve, ka vendet e para e numrin më të madh të deputetëve multimilionerë, dhe janë bërë aq të rrezikshëm në pultimet ndaj saj saqë vet deputetë socialistë dalin e flasin për nisma të atilla që të mos jenë në parlament etj.

Vet PS e Bashkia e Tiranës ka kohë që janë çertifikuar nga masmediat e populli si dy firma "Sh.p.k.", me president të tyre, Edi Ramën. Nëse hetimet e gjykimet do të faktojnë se janë derdhë futurism a në filtrim (me çka thuhet) rreth 2 milionë dollarë USD për kryerjen e grushtit të shtetit, atëherë mundet të heqim paralele në mes të "premtes fashiste" të 7 prillit 1939 e të "premtes terroriste-komuniste" të Edvin Ramës në Tiranë, më 21 janar 2011, se fashizmi, komunizmi e terrorizmi janë e njëjta zgjyrë e mënxyrë. Kuptohet, ndonëse po vinte fundjava, krahu i armatosur i PS nuk shkoi për "uikend" për pesë orë, por për puc agresiv për marrjen e pushtetit me armë të ngritura lart, biles përpjekjet për "puç të butë" (!) ende llahtarisen, sajdisen, grepohen e gurgacohen jo vetëm në të "premtet e Edvinit" (28 janar, 4 shkurt), po edhe në avullin e kondicionerëve, në "pllumbnajën e zarfave postare", në terrovinën e zarëve mercenarë...

5.

PS në elektoriadën 2009 ka trumbetuar me aksion e si novacion strategjinë e saj: "Politika e re për Ndryshim", ndërkohë që, pas dy vitesh kalendarike, kryen një grusht shteti të mbetur në tentativë, duke plagosur mbi 100 vetë: 81 gardistë e 27 policë, që po e mbronin me dinjitet moral e profesional rendin kushtetues, sigurinë kombëtare, qetësinë e të gjithë shqiptarëve.

Kjo është "politika e re" e PS: me "hynj të çamë", revole në brez, djegje makinash, përgjakje të policisë e të gardës?! Ky është "Ndryshimi" i reklamuar prej sa: j me eksploziv e me bomba, me kallashnikov, me puç ?!!

Çka kanë bërë këta tre krahë politik të PS-së mbi uniformat e sigurisë kombëtare shqiptare më 21 janar 2011 nuk e kanë bërë shqiptarët e Kosovës mbi uniformat e policisë serbe në demonstratat e fuqishme të fundnëntorit 1968, kur iu kundërvunë hapur regjimit okupues shovinist sllavo-komunist të Titos, për të kërkuar Autonomi, Kushtetutë, Flamurin Kombëtar Shqiptar, Universitet etj.. Asokohe, në Kosovë, më 30 nëntor 1968, u plagosën vetëm 10 punëtorë të Shërbimit të Sigurimit Publik e 4 punëtorë të shërbimit të zjarrfiksave, ndërsa në Tiranë, në këtë grusht shteti rebus e renegat, krahu i armatosur i PS, plagosi 7 herë më shumë vëllezër të vet të gjakut shqiptar në radhët e policisë e të gardës, (ku humben jetën edhe tre viktima njerëzore). Kjo u ysh pabesisht e krye tragjikisht me motivin e vetëm: nga etja e etërve e bijvë të së majtës për riaardhje në pushtet me çdo kusht e me çdo mjet.

6.

Komunizmi e terrorizmi janë njëlloj të rrezikshëm, po në Shqipërinë tonë, në këto 60 vjet (1941 2011) nuk ishin as binjakë ndërveti. Nëse Eva me Adamin e krijuan Botën, komunizmi e terrorizmi ndërkombëtar pollën e mbollën shtetin e kuq terrorist të Enver Hoxhës e të Ramiz Alisë dhe po e lanë më tej e më shumë kombëtarët e ndërkombëtarët do ta kemi të tillë edhe "shtetin edvinist", me egërsi hitleriane e praktika mesjetare në sipërmarrjen e grushtit të shtetit të pambaruar, edhe në kushtet e Rendit të Ri Botëror, në dekadën e tretë të pluralizmit e demokracisë shqiptare. Figura eksplozive politike e Edi Ramës përbën në gjenezë e në horizont një kërcënim ballkanik e euro-atlantik në rritje të pasosun.

Kryedrejtuesi Edi Rama e tre krahët politik të PS-së e disa aleatë të tyre të huajtur, me këtë grusht shteti ia kalojnë ekstremisht edhe idhullit të tyre klasik, Marksit, që në Manifestin e tij Komunist parashtron edhe alternativën e marrjes së pushtetit e të shtetit në rrugë paqësore.

Ndërmarrja e këtij grushti shteti për pesë orë rresht, pa e përmbyll dialogun politik të nisur me mazhorancën, duke bojkotuar Parlamentin e ligjet e tij të integrimit të vendit, mbajtja në këmbë tash dy vjet e të majtës së bashkuar me liderë e militantë të saj në greva e demonstrata me gurë në dorë e hunj në krahë dhe me armë në brez, tregon se këta janë më të këqinj se idhulli tjetër i tyre, diktatori Stalin, i cili në Luftën e Dytë Botërore arriti të nënshkruante marrëveshje edhe me kundërshtarët e vet, si me SHBA, Mbretërinë e Bashkuar.

7.

Me grushtin e shtetit të 21 janarit 2011 Edi Rama, i (vet)përdoruri si kamikaz politik i/prej PS-së, dëshmoi se përngjason si një Bin Landen, veçse i mungon çallma, nuk rrinë maleve të Afganistanit etj..

A nuk përdori edhe Edi Rama njerëz kamikaze, makina kamikaze, bomba, eksploziv... më 21 janar 2011 duke kryer një vetvrasje politike për veten e tij e të partisë së tij, spirrimin e imazhit të Shqipërisë, pasoja shkaksore ciflore e cfilitëse, psikologjike e sociale, në jetën e përpjekjet dinjitoze të popullit shqiptar për t'u integruar në botën euro-atlantike?

A nuk qëndroi Edi Ramë Pushtuesi i Ri me disa nga të krahëve politik të PS-së te kullat binjake (dy kulla të larta në Tiranë, përballë Kryeministrisë, me emër popullor përngjasues me kullat binjake në Nju York, që i sulmoi Bin Landeni!) duke pirë uiski e parë karshi m'karshi nga dritaret e televizori grushtin e shtetit, duke qëndruar në pritje të pushtimit të institucioneve legjitime të shtetit shqiptar, i gatshëm dhe i fandaksur për të pirë shampanjën e fitores si kryeministër puçist(!) Njësoj, edhe Bin Landen struket shpellave të Afganistanit e gjetkë në pritje të lajmeve për aksionet e kurdisura prej tij për vepra terroriste?!

Si Bin Landeni në Irak, në Afganistan etj. ku ndodhen forcat e NATO-s që ky i kërcenon me shantazhe e sulme terroriste, edhe Edi Rama, në një vend antar të NATO-s, lëviz në të njëjtat ujëra të pista, siç është grushti i shtetit i 21 janarit 2011, lëshon deklarata terror për revolta të dhunshme të pritshme në Tiranë e në rrethe për rrëzimin e një qeverie të ligjshme, të një parlamenti të ligjshëm, pasi ka disa vite që gjuan me gurë e hunj policinë, që bllokon rrugët nacionale, që zenë me javë bulevardin kryesor të Tiranës me grevistë urie etj.

Komuniteti Ndërkombëtar, SHBA, BE, NATO, i bëjnë thirrje Bin Landenit të mos ndërmarrë sulme terroriste e nuk i përfill ato, njësoj edhe Edi Rama vepron ndaj këtyre organizmave ndërkombëtare e shteteve mike euro-atlantike kur i bëjnë thirrje të heq dorë nga politika e tij terroriste në protesta e demonstrata të dhunshme, të heq dorë nga skenarët A, B, C... të grushtit të shtetit të 21 janarit 2011(!)

Nuk ka se si të ndodh ndryshe: Edi Rama është pjellë biologjike e politike e shtetit terrorist komunist. I ati i tij, një skulptor i madh, po njeri i vogël në cilësinë e antarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSSH ka vethedhë firmën për të fundmen varje në litar në Europën Lindore, për marrjen e jetës poetit disident Havzi Nela, që u ekzekutue në kushte barbare komunisto-fashiste si mbajtjen për disa orë të varur për ta parë populli i Kukësit në mënyrë të organizuar, varrosja e tij në këmbë në një gropë-murnajë etj..

Ndaj edhe Edi Ramë Pushtuesi i Ri, me këto simptoma bio-patologjike komunisto-terroriste, me kryerjen e grushtit të përgjakshëm të shtetit më 21 janar 2011, mbetet një Bin Landen i ri i Europës së vjetër në fillimet e këtij shekull të ri.

8.

Një nga elementët porogaçë të strategjisë mafioze politike e ushtarake të grushtit të shtetit rrënjëzohet te piketimi kulisor kalendarik i ekzekutimit të tij. U shigjetua pikërisht 107 ditë para zgjedhjeve për pushtetin lokal, pasi në bazë të Kodit Zgjedhor ishte kohë e mjaftueshme për ta zhytyr vendin në zgjedhje të parakohshme për pushtetin qëndror, duke i kulpnue e kaparue dy palë zgjedhje në një ditë të vetme: më 8 maj 2011.

Kësaj ulkonjërie të enveriadës me organizatorë e ekzekutorë të standardit afrikan, grykës të skenarit tunizian, iu duhej me turravrap hipotekor katapultimi në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, pasi donin ta vishnin me "vello demokratike" marrjen me flakë e gjak të pushtetit legjitim të dalë nga vota popullore e 29 qershorit 2009.

Nisur nga këto, gjithësesi, Edi Ramës, që më shumë vënë në punë forcën se kokën, i interesonte dialogu politik i pambyllur me mazhorancën qeverisëse e me ndërkombëtarët, ndaj e ushqente me qumësht mushke çdo zgjidhje të ofruar, sepse kjo kallukançë e protestave e demonstrative të dhunshme struconte për zgjedhje të parakohshme e njëherash në bark kanguri mbante fijet e hijet e grushtit të shtetit ballor, rrethor e zinxhiror, me element mbështetës me e padashje, aktiv a pasiv, me gjurmë e dyshime të deklaruara publikisht me adresime... deri te Prokurorja e Përgjithshme e Shtetit (që kokën e mban djathtas e vështrimin e hedh majtas(!) e deri në kupolën më të lartë të shtetit, te Presidenti i Republikës, që bëhet "top" për punët e veta e "gogël" për punët e shtetit (!), Nuk dua të paragjykoj, po prokuroria e vendit tim ka lloçmbetur në vitin 1998, kur me përngutje politike e të pastudjuar i kërkonte Parlamentit heqjen e imunitetit të deputetëve, Sali Berisha, ish-president, Pjetër Arbnori, ish-kryetar i Kuvendit, Shaban Memiajt etj. dhe ndër ta listonte edhe F. Bejo-n, (që nuk ishte deputet (!)). Po kështu veproj edhe më 2011 ndaj drejtuesve të Gardës së Republikës që i kërkonte njëanshmërisht e urgjentisht në pranga pa i mirëpeshuar ligjet e faktet, me emocione e presione, me para apo pas mendim për "dënim kolektiv", etj..

Çuditërisht e padrejtësisht ende grushti i shtetit po i ndjek pas Shqiptarët e kësaj toke e të kësaj bote, si: me protestat e demonstratat që fibrojnë e flaktojnë dhunë të tejzgjatun e të befasishme në dimensione politike, ideologjike, psikologjike; në ekrane me pamje lufte; me deklarata pa fre e pe që krerë të opozitës së majtë të bashkuar çangojnë "për 13 mijë të vrarë"(!); nëpër kafe me llafe e llaveshje; në emigracion me pyetje e mëdyshje, tek fëmijët që po I lënë mënjëanë librat a lodrat, se prindrit e tyre po i mbajnë "lart kokat..." (!)

Në këtë mes, në hedhjen në demonstratë të deklaruar e kthimin në grusht shteti të organizuar nuk ka zanafillë e as duvak vidioja e montuar për korrupsion të paprovuar ndaj Ilir Metës, po është vet vija bio-politike e Partisë Socialiste, që në mendje ka dizinformimin e në gjak terrorizmin komunist, që don ta luftojnë këtë lider të shtylltë për të mos marr timonin e kësaj partie etj. Ajo "video-skandal", sipas të dhanave publike në masmedia, kishte kohë, që nga gushti 2010 që tjerrej e përdredhej nga duar të fshehta e të zgjatura, nga opozita "çiklloponin" nëpër zyra e studio dhe iu duhej si kurth urithor për ta nxjerrë në janar (!), pikërisht kur do ta kryenin edhe grushtin e shtetit, duke para manipuluar opinion publik etj. Kjo video nuk është rast i vetëm, pasi opozita, duke nisur e bitisur edhe të drejten e vet, (keq)dizinformonte pa ja nda në paudhësinë e saj gjatë gjithë vitit 2010 për "korrupsion" ndaj ndonjë ministri/e apo deputeti/e e ndaj familjes së kryeministrit, etj. E kjo përngjan si puna e kokoshit që na con pa u gdhirë mirë e kur vjen mëngjesi nuk shohim në tryezë asnjë vezë prej tij (!).

Ndër(kombëtarët) nuk hanë barë në "livadhin e Edi Ramës", pasi kanë sy e veshë për deklaratat e tij të para 21 janarit 2011, që trumbetonte: askujt të mos i rrejnë mendja se PS nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 8 majit 2011. Po ndërkombëtarët kanë edhe vetëdije politike e ndërgjegje qytetare, kur e dëgjojnë Edi Ramën, (pas grushtit të shtetit të mbetur në tentativë të rikthyeshme), teksa deklaron egërsisht se nuk do të hyjmë në këto zgjedhje për pushtetin lokal pa kaluar vendi në "zgjedhje të parakohshme"! Kjo lakuriqësi politike e tij e nxjerrë në dritë të diellit qëllimin strategjik të grushtit të tij të shtetit, të demonstruar dhe të pashuar, për të marrë nëpër flakët e tymta e mbi gjakun e patharë pushtetin e shtetin demokratik në Shqipërinë tonë, vend antar i NATO-s, me dy dekada sakrifica e sfida me të kaluaren e vet komuniste-terroriste të enveriadës e të edvinizmit, duke fituar përvojë të vlerësueshme e arritë hoje të mjaltueshme të një demokracie e zhvillimi dimensional euro-atlantik. Kjo qeveri, kjo maxhorancë qeverisëse ka bërë të pamunduren për ta zhvilluar vendin e vet, për ta integruar në botën euro-atlantike, ndërsa opozita e majtë, pabesisht e barbarisht, hidhet në protesta e demonstrata të dhunshem, kryen grusht shteti kriminal, duke tentuar të sjellin erën e myktë të enveriadës, flakët e 1997-tës, duke e eksplozivuar situatën, rrgallue arritjet, dëmtuar imazhin e ardhmërinë e Shqipërisë, siç jo rrallë ka keq ndodhë në historinë tonë kombëtare. Jemi shqiptarë e duhet të punojmë Shqiptarisht.

9.

Çështja se ky grusht shteti u organizua dhe u nyjëzua më 21 janar 2011 e jo, fjala vjen, më 21 dhjetor 2010, hedh më shumë dritë në zbardhjen e tij.

Në çdo janar, si rregull tradicional apo juridik, organizata ndërkombëtare si Bashkimi Europian, Këshilli i Europës etj. si dhe Senati e Kongresi Amerikan, më të cilët Shqipëria ka lidhje të fuqishme në vitet e demokracisë, i startojnë punimet e tyre në seancë plenare e në komisionet përkatëse. Ky fakt, sipas hijenave e hamendjeve të organizatorëve e ekzekutorëve të 21 janarit 2011 do ta bënte "më të jehonshëm" grushtin e shtetit tek ndërkombëtarët, e këta përgaditës "Kalë Troje", sa djallëzorë edhe gjaksorë, do të hiqeshin si paqësor e dialogues duke iu kërkuar të ndërhynin me qëndrime e veprime institucionale në zgjidhjen e krizës së provokuar nga vet neokomunisto-terroristë në Shqipëri, do të kërkohej të legjetimohej Edi Ramë Pushtuesi i Ri si kryeministër, vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme etj. Ky qëllim u thuk hapur edhe pas grushtit të shtetit, kur elementë hallkor të tij u (sh)këputen nga faktorë të brendshëm e të jashtëm, e atëherë, si gjithëherë, Edi Rambo iu drejtua ndërkombëtarëve deri në hakërrim: "Ndërhyni"(!), "Shihni raportet tuaja me Qeverinë Shqiptare" (!) etj.

"Shpellar"i fyen malësorët e Veriut ky Edi Rama, ndërsa vet, ky shpellar i politikës, me të tre krahët politik të PS-së e me Gjinushër të së majtës së bashkuar, mendonin se koha e 21 janarit 2011 punon në favor të tyre(!) Kjo, nisur edhe nga fakti se, veçanarisht në këto dy vitet e fundit, në këto organizma e shtete mike euro-atlantike kishin çuar disa herë më shumë korrespondencë shkresore kundër imazhit e arritjeve të Shqipërisë demokratike se sa kanë paraqitë projekt-ligje, thirrje për interperlanca, mocione apo projekt-rezoluta në Kuvendin e Shqipërisë; se më shumë kanë shkuar enkas e përbrijas me jargavitje dizinformimi e me vrernime pakënaqësie politike nëpër këto organizma e shtete mike se sa kanë marrë pjesë në Kuvendin e Shqipërisë me i zgjidhë problematikat e me i ndritë ardhmëritë e popullit që u dha votën, të vendit ku i kanë këmbët e kokën.

Ky Edi Rama, demoni i grushtit të shtetit me "strat-iotët" e tij, po qahet me lotë krokodili për një "Krokodil" të dytë në Bruksel, po Amerika e Europa kanë sytë, mendjen e zërin e vet. Jetë e mote, veçanarisht në gjysmën e dytë të shek. XX e në këtë shekull të ri, kanë mbajtë qëndrim të prerë politik, diplomatik, ekonomik e ushtarak ndaj grushteve të shtetit në Azi, në Afrikë e në Amerikën Latine, ndaj nuk mund të heshtnin duke folur apo të flisnin duke heshtur ndaj një grushti shteti të këtillë "alla-edi-ram", me frymëzim tunizian e me fytyrë komuniste-terroriste. Amerika e Europa e mirëdijnë se grushti i shtetit është filozofi e praktikë në trashëgiminë politike e ideologjike të PS (PPSH), se enveriada iu thuri hymne të pambarim grushteve të shtetit të Haxhi Qamilit, të Fan Nolit etj.; e mirëdijnë se edhe pasardhësit biologjik e politik të shtetit komunist-terrorist të enveriadës kryen grushte shteti me zjarr' e gjak në vitin 1997 e më së fundit, më 21 janar 2011.

10.

Ky, Edi Rama, krahun llavor të armatosur, nuk e thirri në "zbor ushtarak" që të lëshoheshin me piskamë maleve përqark e nga qëndrat e zjarrit për "çlirimin imagjinar" të Tiranës, po 300 mercenarët e tij luftarak, të pompuar politikisht, me e pa lidhje organike me PS e me botën e krimit, i (sh)frenoi si kamikaz të politikës, sipas një skenari të prejkohshëm e të paarritshëm, m'u në sheshin kryesor të kryeqytetit, ndërmjet dy institucioneve kushtetuese të Shqipërisë: Parlamentit e Qeverisë.

Ky çetnik politik, i vetmi i këtij soji në botën euro-atlantike, nuk po kërkonte aty, në këtë shesh, as "tokat e babës" e as truall për pallat. Ndonëse aty e vetëm aty don të ngrejnë dhunshëm tribuna partiake si në elektoriadën 2009. Ndonëse aty dhe vetëm aty don të bëjnë protesta "mallii"kundër antarësimit të Shqipërisë në NATO, kundër Lëvizjes së Lirë të Shqiptarëve, etj. dhe për çdo aksident, qoftë edhe me makinë, tundohet e hepohet ta kthejnë si një "vrasje politike" etj. Ndonëse aty dhe vetëm aty don të "mrizojnë" me greva urie etj. Ky, Edi Ramë Pushtuesi i Ri, aty dhe vetëm aty, në atë ditë tragjike të 21 janarit 2011, kërkonte "karrike" dhe "koka"(!).

Nëse deri dje, Amerika e Europa e kishin problem regjimin komunist-terrorist të enveriadës sepse po e çonin popullin shqiptar drejt varrit e litarit, sot, pasardhësit e tij biologjik e politik në PS e në të majtën e bashkuar, e kanë problem Amerikën e Europën e Bashkuar se nuk po i lejon që në një vend demokratik si Shqipëria të risjellin e të përsërisin historinë e etërve të tyre.

Edi Rama i PS-së çohet si kryetar i bashkisë së Tiranës dhe e bllokon skaj më skaj jo pa qëllim, në këtë vit elektoral, qëndren e kryeqytetit, sheshin "Skënderbej", ku zhvilloheshin mitingje, sepse i don të gjitha mitingjet, protestat e demonstratat në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në sheshin rrugor ndërmjet Parlamentit e Qeverisë, ku edhe kreu puçin e tij të turpit, grushtin e shtetit të mbetur në tentativë.

Ky si ky, Edi Rama, tellallet gjoja për "zgjedhje të ndershme" etj., po vet ndërkohë po e zhvillon fushatën elektorale për pushtetin lokal me protesta e me demonstrata, me tensione e presione, dhe pasi i përgjak duart në puç hidhet e përdridhet para ndërkombëtarëve për "dorë të shtrime" për dialog politik(!) Këta, si këta, ende duan "kongrese Përmeti" (me yll të kuq, largimin e moslejimin në atdheun e vet të figurave historike siç vepruan me Mbretin Ahmet Zogu etj.); ende duan marrëveshje që kullon gjak, si ajo e Mukjes (që kundërshtarët politik t'i asgjësojnë si parti e në qeverisje dhe t'i rrethojnë diten me bomba e eksploziv e të presin natën për të sulmuar edhe me kallashnikov, si më 12 shtator 1998, si më 21 janar 2011, etj).

11.

Ky grusht shteti kishte frymën dhe flakët, narkozën dhe blozën e vitit të mbrapshtë 1997. Ishte i njëjti skenar faqezi, e njëjta regji ogurzezë.

Personazhet politik të organizimit të 21 janarit 2011 vargohen pothuajse të njëjtët emra e fytyra të vitit 1997, të cilët e përflakën, e përgjakën, e shkatërruan Shqipërinë, që e përmbysën me luftë të armatosur pushtetin e së djathtës demokratike shqiptare, si Gjinush-ërit që ende rrinë në frengji politike mafioze e kërcenon Kryeministrin e vendit (para grushtit të shtetit) me uturimë ultimatum: "ky është fundi yt"(!)

21 janari 2011 përkon, sipas skenarit të përgaditësve të prejkohshëm e të organizatorëve e ekzekutorëve të dhunshëm, me fillimin e protestave e demonstrative të vitit 1997, që u valëzuan në Lushnje, Vlorë etj. dhe sollën në mars 1997 Qeverinë e Pajtimit Kombëtar mbi gëzhoja armësh, pika gjaku e lotësh.

Ky, viti 2011, i konturon qartë dy linja politike për vitin 1997.

Edi Rama që lloçitet në ujërat kënetore të vitit 1997 dhe kërkon riciklim të tyre si më 21 janar 2011, që donte me e kollofit me forcë të armatosur pushtetin e shtetin, me e përlloç Shqipërinë, që donte përveç kreut të partisë socialiste e të bashkisë së Tiranës edhe karriken e kryeministrit. Edi Rama i donte në ballë e në tavë të gjitha pushtetet e këtij vendi, krejt shtetin e shqiptarëve, pavarësisht se është njeriu më jetëgjatë në këtë shtet demokratik në funksionet e tij të pushtetit si ministër, si kryetar bashkie e tani, në dy mandate edhe kryetar i PS duke iu qëndruar "të tijëve" e "të tjerëve", i gatshëm për të sakrifikuar gjithçka në këtë vend për të siguruar veten, një karrike tjetër për veten. Ai nuk thotë "prapa më vjen historia", po gjithë Shqipërine e Kombin Shqiptar don t'i vejnë përpara...

Sali Berisha, një burrë shteti i formatit të madh, ka arritë të mos ketë "klon" politik të vitit 1997 në qeverisjen e tij kombëtare, politike e shtetërore, biles disa kundërshtarë të atëhershëm i ka bashkëpunëtorë të sotëm. Pikërisht edhe këtë fakt nuk ia falin dot Berishës këta të PS-së e të majtës së bashkuar, pasi donin që ky burrshtetas ta mbante në dorë urën e ndezur të vitit 1997 në politiken e tij partiake, në mazhorancën qeverisëse.

Nuk duhet të harrojnë, të paktën brezat e sotëm e të nesërm, se tre krahët politik të PS (PPSH) e aleatët e tyre shpirtëror e monedhor, në vitet 1990-2011, me guerilasit e vet, me bandat e armatosura, me njëmijë e një fije e mënyra mafioze e gjakësore kanë vrarë më shumë antarë e simpatizantë të së djathtës, se sa kemi dëshmorë (rreth 2300) të Luftës Antifashiste e Civile në të 24 brigadat partizane të Shqipërisë gjatë viteve 1943-1945.

Nuk po gjej ndonjë rast të ngjashëm në këtë planet, si ky i Edi Ramës, si ky i PS-së me aleatët e saj, që ndonëse në opozitë, të errësuar e të egërsuar për pushtet politik, hyjnë në tri konflikte të njëkohshme e të panevojshme: a) me popullin e vet deri në hedhjen e shkapërderdhjen në protesta e demonstrata e në mësymjen fanfare e fatale në një grusht shteti; b) duke krijuar konflikte edhe me komunitetin ndërkombëtar prej mostërhiqjes nga dhuna politike, ushtarake, psikologjike etj. mbi popullin e vet; c) del në konflikt edhe me të ardhmen e vendit të vet, duke përdorë edhe forcën e grushtit të shtetit etj. në dëm të progresit, të sigurisë e të lumturisë së brezave.

Në grushtin e shtetit të 21 janarit 2011 pati edhe diferencime të mëdha ndërgjegjësore kundër politikës së forcës me flakë e gjak të Edi Ramës e të krahëve politik të PS-së: a) ikën antarë e simpatizantë e të tjerë nga sheshi i puçit kur nisën ekstremitetet dhe u kthyen në shtëpitë e veta duke lënë aty vetëm krahun e armatosur të PS-së, vetëm 300 vetë për pesë orë në mësymje ofensive të tipit afrikan; b) Nuk shkuan në atë front me armë prehistorike e moderne as studentë të kulturuar, as shkenctarë, as artistë, as jurist, as shkrimtarë edhe nëse i kishin bindjet majtas; c) Në disa degë të PS-së në rrethe, si në Shkodër e dënuan këtë puç dhe nga strukturat drejtuese e në bazë u larguan mbi 100 veprimtarë të saj duke kaluar te forca tjetër politike e majtë, te LSI, që është pjesë e mazhorancës qeverisëse, e Koalicionit të Integrimit të Shqipërisë.

Edi Rama, me të tre krahët kryesor politik në PS e me aleatë gjinushianë, më 21 janar 2011 e vendosi veten si "pale e parë" në konflikt, si palë ndërluftuese (si më 1997) në organizimin e ekzekutimin e grushtit të shtetit, duke i parë e trajtuar si "palë e dytë " (!) "ndërluftuese"(!) forcat shqiptare të Policisë së Shtetit e të Gardës së Republikës, në këtë luftë mesjetare e barbare të Edi Ramës për marrjen me forcë të pushtetit.

Ndërkohë, para e pas grushtit të shtetit, ndërkombëtarët ndërhyjnë si "palë" mbi palët e jashtë palëve, me përgjegjësinë e lartë biblike që kanë Amerika e Europa në ndërgjegjen e tyre historike e morale për demokracinë, paqen e sigurinë në këtë planet e në këtë vend të bekuar, në Shqipërinë e mbijetuar në mijëvjaçarë e tashmë të konsoliduar e të integruar në botën euro-atlantike.

Diçka ndoshta i duhet kujtuar Edi Ramës, atyre që i keqhedh para në të tilla aventura puçiste e atyre që rrijnë pas me plane e aksione të tilla të errta e gjaksore: në Shqipëri ka edhe një palë të parë: Kombëtarët, që nuk do të jenë asnjëherë të katërtit në radhë, po dalin të parët, sa herë që në rrugët e sheshet e Shqipërisë të mos ketë 21 janar të përgjakshëm, (me humbje të tre jetëve njerëzore e mbi 100 të plagosur), sa herë që ndokush do ta përdhosin Flamurin Kombëtar Shqiptar si më 21 janar 2011, sa here që ndokush apo dikush duan të na sjellin në derë të shtëpisë vitin e mbrapshtë 1997 etj.

Nëse turmat i ngrejnë të tjerët, nëse ka mercenarë luftarak që i paguajnë të tjerët, kombëtarët ngrihen vetë. Ngrihen mbi partitë, ngrihen mbi liderët, ngrihen mbi kohën. Ata janë djathtas, janë në qendër, janë majtas, janë në të gjitha trojet etnike shqiptare, në të gjitha kohërat shqiptare. Kombëtarët ngrihen në lartësinë e përgjegjësive të Kombit, sa herë që në skenë të historisë të ketë provokime antikombëtare si në vitin 1997, si më 21 janar 2011, sa herë që të cënohen simbolet e vlerat kombëtare, liritë e të drejtat europiane të Shqiptarëve, Ardhmëria e Kombit Shqiptar, sa herë që të provokohet ndërgjegjja kombëtare shqiptare.

Tiranë, më 3 shkurt 2011

ramizlushaj@yahoo.com

RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SË SHPEJTI NË KOSOVËN LINDORE ORGANIZOHET PETICION KUNDËR SERBIZIMIT TË MEDVEGJËS DHE BUJANOCIT (02.03.2011)
PËRVOJA AMERIKANE NXJERR GAFIL ATA QË KANË FRIKË NGA TABULATETNga LEKË MIRAKAJ (02.03.2011)
ËNDËRRA OLIMPIKE E MAJLINDËS (02.02.2011)
FONTANA E FJALËVENga BAKI YMERI (02.01.2011)
PËRSE NUK DËNOHEN KRIMET E PPSH?????Nga BESIM NDREGJONI (01.31.2011)
STRATEGJIA E RAMIZ ALISËNga RASIM BEBO (01.31.2011)
NJË VIT NGA VDEKJA E FADIL FERATIT (01.30.2011)
ANATOMIA E DASHURISË SHQIPTARE DHE THEMELIMI I FJALËVENga MIHAI ANTONESCU (01.30.2011)
REXHIS FILBIN VENDOS TË LARGOHET NGA PROGRAMI I TIJ TELEVIZIV (01.29.2011)
Leter e HapurZ. PRESIDENT. UNË NUK KAM MË BESIM TE JU!Nga RIZA MANÇE (01.29.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]