VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NDËRROI JETË REGJISORI FAHRI HYSAJ
E Premte, 02.04.2011, 10:14pm (GMT1)

Ka ndërruar jetë në moshën 55 vjeçare, regjisori i njohur kosovar, Fahri Hysaj. Kolegët e studentët e kujtojnë si profesor shumë të dashur, që do t`i mungojë shumë Fakultetit të Arteve e krijimtarisë artistike

Regjisori Emin Halili thotë se mungesa e profesorit Hysaj do të ndihet veçanërisht në lëndët që i ka ligjëruar profesori i ndjerë, por edhe në fushën e krijimtarisë artistike.
Edhe regjisori Ilir Kabashi, tregon se ka shumë kujtime nga profesori Hysaj, i cili për të ka qenë mik e bashkëpunëtor i shkëlqyer.
Fahri Hysaj lindi në Shtime më 1956 . Në vitin 1983 përfundoi për Regji të Filmit dhe të Televizionit në Akademinë për Film dhe Televizion në Zagreb. Hysaj punoi si skenarist dhe regjisor në mbi 50 dokumentar për figura të njohura të kulturës e historisë shqiptare. Në vitin 1981 punoi si regjisor në Televizionin e Prishtinës në programin e filmit dokumentar, ndërsa në vitin 2010 bashkëpunoi me Radio Televizionin e Kosovës në realizimin e filmit dokumentar për Nënë Terëzën, "Një rrëfim për nënën".
Nga viti 1997, Hysaj punoi si mësimdhënës në Universitetin e Tetovës në lëndën `Historia e filmit dhe aktrimi intermedial` dhe në Fakultetin e Arteve si profesor i filmit dokumetar.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në orën 14 në Shtime, ndërsa takimi komemorativ do të mbahet të hënën, duke filluar nga ora 10, në Akademinë e Arteve në Prishtinë.

(http://www.rtklive.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.