E Premte, 03.29.2024, 05:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

MUND TË ISHTE E NJËZET E TRETA NË MASAKRËN E 26 SHKURTIT

Nga ORHAN SAKIQI


E Enjte, 03.03.2011, 07:01pm (GMT+1)

Me zonjën Didi banojmë prej vitesh në të njëjtën banesë në Shallvare. E imët nga shtati, e qeshur, me pamje fisnike, në lëvizje për problemet e shkallës, nuk tregon për 85 vjetët e saj, më kishte tërhequr vëmendjen. Mbas pak kohe që kishim hyrë në banesë e shoh në shtëpinë tonë duke biseduar me nënën time. Kur u largua e pyeta me kureshtje nënën: Kush është kjo grua fisnike? Jemi me fat që kemi komshi të tillë thotë ajo:

Me kushërirën e saj të parë, Nafaret Biçakçiu, kam qenë në shkollën amerikane të Kavajës dhe në shkollën e Dakes në Tiranë, prandaj e njoh familjen e saj. Zonja që erdhi është Didi Biçakçiu, e bija e patriotit elbasanas Qamil Biçakçiu, burgosur nga xhonturqit, mbesa e Aqif Pashë Elbasanit, gruaja e agronom Maliqit mbaruar në Vjenë, i cili gjatë komunizmit ishte më shumë pa punë se në punë. Ajo më rikujtoi edhe diçka nga fëmijëria: Vizitën që i kemi bërë familjes Biçakçiu në Laprakë ku ata banonin. Këtë episod e kujtoj se aty kam takuar Vasfi Biçakçiun futbollistin e njohur, pinjoll i kësaj familjeje, i njohur prej meje sepse luante në Shallvare ku ne kishim shtëpinë.

Në mbledhjen më 26 shkurt të këtij viti, në sallën e Muzeut Historik Kombëtar për të përkujtuar 22 viktimat e terrorit komunist, në fund e mori fjalën Didi.

Fjala e saj ishte tronditëse, sepse ishte e vetmja dëshmitare okulare që shoqëroi deri në kamionin ku do të shkonte drejt pushkatimit e vetmja femër ndërmjet 21 martirëve, Sabiha Kasimati.

Kështu mbas mbledhjes i shkova në shtëpi për të mësuar diçka më shumë se ç'kishte dëshmuar në mbledhje, diçka që emocioni nuk ia kishte premtuar ta thoshte, diçka që i kishte mbetur peng pa thënë. Se në të vërtetë për njerëz emocionalë që nuk dalin ose nuk duan të dalin shpesh në podiume kur mbaron aktiviteti mendojnë se kanë lënë disa gjëra të jetuara pa i theksuar. E kjo ishte e vërtetë edhe për Didinë.

Ajo më tregoi: Jam arrestuar më 23.2.1951 në Tiranë në shtëpinë e kunatit tim Av. Sejdinit, ku ishim strehuar mbas shpërnguljes nga Elbasani, ku na kishin përzënë nga shtëpitë tona. Vijnë në orën 12 të natës dhe mbasi më kërkojnë me emër thonë fjalën që atë kohë ishte e zakonshme. Në emër të popullit je arrestuar. Në parantezë, komunistët gjithmonë flasin në emër të popullit, këtë e kanë bërë për afro 50 vjet, këtë e bëjnë edhe sot. 25-vjeçaren e morën me duar të lidhura ku e futën në një kaush së bashku me Sabihanë. Ajo ishte mbledhur dhe dridhej nga të ftohtit. I dhashë pallton time, të cilën e mori me vete drejt pushkatimit. U futëm në një dyshek për t'u ngrohur. Mbas pak na çuan të gjithëve në një sallë, ku Mehmet Shehu thërriste: Janë të gjithë armiq dhe do t'i godasim pa mëshirë.

Nga mbi 150 vetë që ishin arrestuar kryqi ishte vënë mbi emrat e 22. Si në ato pushkatimet e Gestapos kur mbasi të arrestuarit viheshin në radhë pushkatohesh në vend një, katër ose pesë si t'i tekej kriminelit. E kryqi ishte vënë në emrin e Sabihasë, sepse e njihte nr. 1, diktatori i madh. Para nisjes së kamionit ishin të lidhura së bashku. I zgjidhën, Sabihaja mbeti në kamion ku donte të hipte dhe Didija. Mbas pak çastesh një gardian i thotë: Ku doje të shkoje, në Urën e Beshirit? Aty kuptova se ata të 22 kishin shkuar në pushkatim. Pushkatim pa gjyq, pushkatim në bregun e lumit. Bregu i lumit dhe pa gjyq ishin fjalë të ditës ato kohë.

Për më shumë se katër muaj, mbas ekzekutimit të grupit, vazhdoi hetuesia në shtëpinë me gjethe, ku më kërkonin që patjetër të deklaroja që isha në një grup armiqësor, që kisha veprimtari me persona që nuk i kisha takuar kurrë etj. Nuk pranova asgjë dhe mbasi kishin kryer edhe vrasjet u detyruan të më lironin.

Kur më liruan: Ke bërë shumë gabime, por mos e përsërit. Se çfarë gabimi veç ata e dinin. Në vend që të kërkonin falje, të ngarkonin me gabime.

Mbas lirimit sigurisht nuk mund të ishte mësuese. Punonte në ndërtim ku arriti deri kategorinë e gjashtë, thotë duke qeshur, e më vonë në rrobaqepsi. Lufta e klasave kishte gjetur "objektivin" e vet në familjen patriotike Biçakçiu.

Harrova të kujtoj disa vjersha thotë ajo:

Në hetuesi sa fort qëndrova

Kur akuzën vesht e mora

Kundër popullit e pushtetit

M'u drodh zemra prej sikletit......

Didi Biçakçiu mund të ishte e 23 apo mund të ishte në të 22 që u pushkatuan. Vetëm pak gjë e ka ndarë, një e shkarë maje lapsi, sepse mbi 150 të arrestuar natën e 23 shkurtit 1951 ishin nga ajka e intelektualëve të Shqipërisë. Ata u zgjodhën nga të gjithë viset ku banojnë shqiptarë për t'u bërë shembull për të tjerët.

Didi i kujton ato ditë dhe si ajo mbase edhe ndonjë që mund të jetë akoma në jetë. Dëshmitë e tyre duhen marrë sa nuk është vonë.

ORHAN SAKIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FIGURA E FEMRËS NË EPIKËN HISTORIKE SHQIPTAREEssé nga AGIM GASHI (03.03.2011)
TRAGJEDIA E INTELEKTUALITNga VANKO LEZO (03.02.2011)
SHQIPËRI: RRETH 4 MIJË QYTETARË KANË NDRYSHUAR KOMBËSINË (03.02.2011)
BESNIK HIDRI, SHEMBULL I SAKRIFICËSNga SHEREFEDIN SHEHU (03.01.2011)
VRASËSIT E SHTETIT Nga MUJË BUÇPAPAJ (03.01.2011)
ASHAK SUGJERON SHTYRJEN E REGJISTRIMIT TË POPULLSISË (03.01.2011)
REZOLUTË PËR BISEDIMET ME SERBINË (02.28.2011)
NGËRÇI I IDENTIFIKIMIT (02.28.2011)
OPTIKA LETRARE ZBARDHËLLON MBI OLIGARKINË E SHËRBIMEVE SEKRETENga SHEFQET DIBRANI (02.28.2011)
KONVULSIONET NACIONALISTE TË SERBISË - DËSHTIMI I NJË IDEOLOGJIE ANTIHISTORIKENga XHELAL ZEJNELI (02.27.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]