VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Hashim Thaçi: Batalioni Atlantiku imazhi perëndimor i UÇKsë
E Premte, 04.24.2009, 03:09pm (GMT1)

Voal-online - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se ardhja e Batalionit "Atlantiku" nga SHBA-ja për të luftuar në Kosovës ka qenë shembull që i është treguar botës se lufta e UÇK-së është luftë e të gjithë shqiptarëve. Këto komente ai i bëri pas takimit me delegacionin e Batalionit "Atlantiku", për të cilin ka thënë se ky batalion ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në luftën për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.

"Ardhja e Batalionit "˜Atlantiku' nga SHBA-ja për të luftuar në Kosovë ishte mesazhi për botën demokratike, për SHBA-në BE-në, NATO-n për të gjithë botën se shqiptarët nuk do të kursejnë asgjë për të luftuar dhe për ta larguar Serbinë nga Kosova", është shprehur Thaçi.
Ish-luftëtarët e Batalionit "Atlantiku", gjatë ditës janë takuar edhe me presidentin e vendit, Fatmir Sejdiu dhe kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.Kryeparlamentari Krasniqi u shpreh se Batalioni "˜Atlantiku' ka pasur disa të veçanta. "E veçanta e parë ka qenë që për të luftuar në Kosovë po vinin njerëzit të cilët kishin krijuar një jetë stabile në ShBA, ata erdhën në Kosovë në kohën kur lufta kishte arritur kulmin e saj", tha Krasniqi.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.