VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HISTORIA E ARSIMIT SHQIP 1941-1944 NË TETOVËNga ARBEN LLALLA

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 04:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

HISTORIA E ARSIMIT SHQIP 1941-1944 NË TETOVË

Nga ARBEN LLALLA


E Mërkurë, 03.09.2011, 08:53am (GMT+1)

Historia jonë kombëtare është e përmbushur me shembuj të shumtë të atdhedashurisë shqiptare që nga Çamëria e deri në Kosovë, që nga Egjipti e deri në Amerikë. Misionarët e çështjes sonë kombëtare gjithandej përhapën zërin e shqiptarisë me anë të dijes, shkollave shqipe për të ardhur në Kongresin e Parë të Gjuhës Shqipe, i cili u mbajt më 14-22 nëntor 1908 në qytetin e Manastirit. Dhe vazhduar më tej me hapjen më 1 dhjetor 1909 shkollën e parë të mesme kombëtare që u quajt Normalja e Elbasanit. Në këtë shkollë u përgatitën mësuesit e parë që përhapën dijen në gjuhën amtare. Nga bankat e kësaj shkolle dolën njerëzit që përgatitën brezat e parë të kombit shqiptar në gjuhën e tyre. Gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia më 1939-n e deri më 1944-n shumë mësues që kishin mbaruar shkollën Normale të Elbasanit iu bë thirrje nga ministri i Arsimit të atyre viteve prof. Ernest Koliqi për të dhënë mësim në trevat e Shqipërisë etnike, Çamëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi. Pas kësaj thirrje rreth 300 mësues shkuan për të hapur shkollat në këto treva dhe vunë themelet e dijes së bashkimit kombëtar. Gatishmëria dhe përkushtimi i mësuesve që vullnetarisht shkuan në trevat e Shqipërisë etnike, Kosovë, Çamëri, Maqedoni, Mal të Zi. Për të dhënë mësim frymëzohej nga ideali i bashkimit kombëtar. Te shqiptarët e përtej kufirit të sotëm të Shqipërisë ende mbahen mend vitet 1941-1944 të bashkimit të Shqipërisë etnike në një shtet. Ata që kanë përjetuar vitet e bashkimit kujtojnë me nostalgji shkollën në gjuhën shqipe, festën e 28 Nëntorit, lëshimet e çdo lloj dokumenti në gjuhën amtare, por ky bashkim zgjati vetëm pak vite. Por ëndrra për t'u bashkuar të gjithë shqiptarët në një shtet nuk është shuar ende te shqiptarët e përtej kufirit zyrtar të Shqipërisë. Këtë herë do të shkruajmë për mësuesit dhe nxënësit e shkollës shqipe në trevën e qytetit të Tetovës që për fat të mirë janë ruajtur me fanatizëm shumë dokumente dhe fotografi ku tregohen çaste nga jeta shkollore në gjuhën shqipe. Gëzimi i fëmijëve që ndoqën ato vite shkollën në gjuhën amtare vërehet në fotografitë e vjetra ku lexohen qartë mbishkrimet: Rroftë shkolla shqipe! Rroftë flamuri! Rroftë Shqipëria! Rroftë arsimi! Rroftë Shqipëria e madhe etj!

Në qytetet e Tetovë, Gostivarit, Kërçovës, të cilët ishin përfshirë në Prefekturën e Dibrës dhanë mësim rreth 95 mësues që kishin mbaruar Normalen e Elbasanit, 34 prej tyre ishin elbasanas. Disa nga mësuesit që dhanë mësim në trojet e Shqipërisë etnike ishin: Islam Hoxha, Dalip Zejneli, Enver Palluqi, Skënder Hoxha, Skënder Tupe, Qamil Skuqi, Tomorr Starova, Todi Dhamo, Nexhip Minarolli Afërediat Gjylabi, Alipi Pajuni, Alush Balteza, Antoneta Gjylabi, Bexhet Hoxholli, Dede Shala, Myfit Synojmeri, Edip Tërshana, Elena Todi, Josif Todi, Enrieta Panduku, Faik Pajuni, Gani Daiu, Gjergj Bullati, Hamit Pitja, Hasan Belshaku, Hysen Pajenga, Jonuz Balla, Liri Topalli, Nos Topalli, Mexhit Bekteshi, Mirtezan Katzadei, Marika Shala, Mahmud Torro, Marije Dashi, Nos Deliana, Afërdita Deliana, Pandi Treska, Xhaferr Narazani, Pjetër Janura, Qemal Agolli, Enver Agolli, Hasan Preka, Gani Jaja, Vangjel Daka, Jorgji Shuteriqi, Vasil Papajani, Thoma Kalefi, Fatbardha Çaushi, Spiro Gjini, Ruzhdi Guranjaku, Vasil Andoni, Dhimitër Fullani, Violeta Monçi, Afërdita Monçi etj.

Brenda dy vitesh u hapën me një shpejtësi të madhe shumë shkolla në gjuhën shqipe në këto qendra të banuara nga shqiptarët. E veçantë është se më parë në këto treva asnjëherë nuk ka pasur shkolla shqipe në masë të madhe. Nxënësit mësonin me zell dhe në kokë mbanin plisin tradicional shqiptar. Interesant është fakti i emërtimeve domethënëse të shkollave shqipe në Maqedoni, si: "Skënderbej", "Drita", "Oso Kuka", "Naim Frashëri", "Sami Frashëri", "Bajram Curri", "Mati Logoreci", "Lidhja e Prizrenit", "Jani Vreto", "Zgjimi", "Atdheu", "Ilirija", "Kristoforidhi" "Agimi", "Lirija", "Ismail Qemali", "Avni Rustemi", "Bashkimi", "Gjergj Fishta", "Isa Boletini", "Kastrioti", "28 Nëntori", "Hasan Prishtina", "Lekë Dukagjini".

Edhe pse mësuesit shkuan vullnetarisht për t'u dhënë dije vëllezërve të tyre shqiptarë pas ardhjes në pushtet të komunistëve në Shqipëri dhe në ish-Jugosllavi ata u burgosën si në atdhe ashtu edhe në ish-Jugosllavi. Ndër ta përmendim K. Prela, M. Maçi, F. Gurmani, S. Dedaj, S. Harri, E. Haxhiademi, V. Dashi, M. Daiu, V. Qiriaku, I. Xhaja, Xh. Hana, H. Taha, Y. Berisha, Gj. Martini, J. Saliu, S. Kolgecaj, Z. Shehi, M. Hadri, Y Berisha, J.Balla, H.Dylgjeri etj. Kishte nga ata që vuajtën burg në Jugosllavi me akuzën "agjent" i Shqipërisë, dhe pas kryerjes së dënimit kur e kthyen u burgosën me akuzën "agjent" i Jugosllavisë. Por çfarë faji kishin bërë të gjithë mësuesit që kishin dhënë mësim në trevat shqiptare prej kufirit të Shqipërisë së sotme?! Faji i tyre ishte se ushtronin profesionin e shenjtë të mësuesit, përhapnin diturinë dhe arsimin në popullsisë që pushtuesit e ndryshëm me çdo formë donin ta linin analfabet.

Një ndër ata që vuajti burgosje të dyfishtë ishte profesori i nderuar elbasanasi Jonuz Balla, i cili shërbeu si mësues disa vite në qytetin e Tetovës. Ai u arrestua në vitin 1945 gjatë protestave për mosmbylljen e shkollave shqipe në Tetovë dhe u burgos me akuzën agjent i Shqipërisë. Pasi kreu dënimin prej tetë viteve burg të rëndë atë e rikthyen në Shqipëri. Por pa shkelur në shtëpinë e tij që e prisnin të afërmit komunistët e Shqipërisë të vëllazëruar me komunistët jugosllavë e dërguan drejt e në burg me akuzën agjent i Jugosllavisë. Në vitin 1941, elbasanasi Jonus Balla nisi punë si referent i Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë në Tetovë. Pas një viti ai do të transferohej në Dibër me detyrën drejtor i shkollës 7-vjeçare "Skënderbej". Në këtë post qëndroi deri në vitin 1944 dhe më pas do të rikthehej përsëri në Tetovë për të drejtuar shkollën 7-vjeçare po me të njëjtin emër "Skënderbej". Punësimi në arsimin shqip do të zgjaste edhe për një periudhë të shkurtër për arsimtarin Jonus Balla. Në vitin 1946 ai do të arrestohej dhe burgosej. Nga kjo kohë do të fillonin vuajtjet e shumta dhe të vështira për këtë pionier të përhapjes së arsimit shqip në trojet tona në Maqedoni. Për rreth 40 vite të izolimit të Shqipërisë dhe të një politike raciste të ish-Jugosllavisë figura e mësuesit të dashur Jonus Balla nuk ishte harruar nga ish-nxënësit e tij, por edhe mësuesi nuk e kishte harruar Tetovën dhe nxënësit e dashur që tashmë ishin rritur edhe bërë gjyshër. Për një takim mallëngjyes me mësuesin Jonus Balla na tregon ish-nxënësi i tij 75-vjeçari Cen Berisha i cili thotë: Ishte viti 1993 kur mësuesi ynë, Jonus Balla, erdhi në Tetovë për një takim me ish-nxënësit e tij. Kur e takova nuk e njoha. Kishin kaluar shumë vite, ai ishte mplakur dhe unë nga një nxënës i vogël isha bërë tashmë gjysh. Biseduam gjatë dhe më tregoji për herë të parë për bashkëpunimin që kishte pasur me babën tim, Kapetan Arif Arfi, i cili në vitet 1940-1945 ishte në krye të forcave të Bashkimit Balli Kombëtar. Atë ditë mësova që im atë kishte bashkëpunuar me mësuesin e shquar, Jonuz Balla, të cilin pushteti sllav e burgosi. Mësues Jonusi më ka dhënë mësim në klasën e katërt fillore. Një herë në javë ai bënte kontrolle klasë më klasë si vijonte mësimi, ishte edhe inspektor i Arsimit. Gjithnjë na këshillonte që lapsat, fletoret dhe abetaren mos ta ndanim nga dora. Abetarja tregon bashkimin e popullit tonë, të gjuhës së njëjtë që flasim dhe të kemi kujdes, sepse të huajve u intereson që ne të kemi përçarje midis veti. Mbaj mend që ishte një burrë i pashëm, i lartë dhe me karakter të fortë.

Në fshatin Shipkocivë të rrethit të Tetovës kanë dhënë mësim disa mësues nga Shqipëria. Veterani i arsimit shqip 78-vjeçari Sabri Ruzhdi Ramizi kujton mësuesin e tij të dashur që i ka mësuar në klasat fillore Mirtezan Katzadei, i cili ishte nga qyteti i Elbasanit dhe që nga viti 1941-1943 dha mësim në shkollën fillore të fshatit Shipkovicë të qytetit të Tetovës. Xha Sabriu ruan kujtime të mira për mësuesin e tij dhe tregon: Muajin e parë të vitit shkollor më 1941 na dha mësim Dhimitër Shuli të cilin në fund të muajt nëntor e dërgojnë për të dhënë mësim në qytetin e Tetovës. Në vend të tij erdhi mësuesi Mirtezan Demir Katzadei, i cili kishte lindur në Elbasan më 1921. Mësues Mirtezani na jepte gjuhë shqipe dhe punonte në klasat e para deri në të katërtat në fshat, pasdite jepte mësim me të rritur, kurse të gjuhës shqipe u thoshin atëherë për të luftuar analfabetizmin. Për festën e 28 Nëntorit më 1942 mësues Mirtezani bën për çdo dy nxënës nga një flamur të vizatuar në një karton të trashë dhe ne shëtitnim mëhallë në mëhallë duke kënduar këngët atdhetare që na kishte mësuar mësuesi ynë. Me Flamur kuqezi, shkoj me gëzim e trimëri, për atdheun si rrufe, nuk na tremb as vdekja ne.

Shqiponja jonë ka marrë malet, sqep e kthetra i ka gatishmëri, për armiqtë e tradhtarët, fluturon e nuk do të ndalet, gjersa ta fitoj lirinë.

Dibër, Strugë, Gostivar, Tetovë dhe Kërçovë, janë viset e Skënderbeut, ku kanë luftuar Leka dhe Kastrioti.

Nga fillimi i vitit 1944 mësues Mirtezanin, Dhimitër Shulin edhe disa mësues të tjerë i arrestoi gjermani dhe i nisën për në Tiranë, sepse dyshonin se bashkëpunonin me partizanët. Në të vërtetë mësuesit tanë nuk kishin bindje politike. Ata bënë punë kombëtare. Nuk u interesonte asgjë përveç çështjes shqiptare.

Pas lufte më 1945, mësues Mirtezani erdhi me detyrë në Shkup dhe punonte në Komitetin Ekzekutiv të Rinisë dhe takoheshim rrallë. Ai shkruante shpeshherë edhe në gazetën "Flaka" për problemet e arsimit. Pasi vazhdova shkollën "Normale" në Shkup e takoja më shpesh mësuesin tim të dashur. Ai më këshillonte dhe më ndihmonte gjithnjë që me mësimet të ecja mirë. Në vitin 1949 e shkarkojnë nga detyra në Komitetin Ekzekutiv të Rinisë dhe e burgosin 3 muaj. Pas lirimit e dërgojnë mësues në shkollën "Liri", në Shkup. Nga viti 1950 e burgosin dhe e mbajnë deri në vitin 1953 kur e dërguan në Shqipëri. Ishte një njeri i dashur dhe shumë këmbëngulës, nuk pranoi të bashkëpunonte me pushtetin e Shkupit. Shumë e torturuan në burg. Pas pak kohësh më burgosën edhe mua dhe vuajta disa vite burg.

Ishte viti 1993 me sa më kujtohet dhe në Tetovë kishin ardhur mësuesit tanë që na mësuan shkrim e këndim shqip, sepse ne atëherë dinim vetëm "elham dylelah", turke vetëm. Kur u takuam i thashë: dorëzohem para teje. Malli i madh, nuk përshkruhet. Kur ishim nxënës na pati mësuar që nuk duhet të qanim asnjëherë, nuk duhet të lotonim për çfarë të na ndodhte, se burrat nuk qajnë. Por unë u dorëzova para mësuesit tim, qava si një fëmijë. Ishin lot gëzimi, malli. Pas atij takimi që kaluam disa ditë bashkë ish-mësues e ish-nxënës, flitnim shpesh në telefon derisa një ditë vajzat e tij më treguan se ishte i paralizuar dhe nuk mund të fliste. Vitet kishin bërë të vetën...

ARBEN LLALLA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GRUAJA LEGJENDARENga UK LUSHI (03.08.2011)
ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONI - RIDEFINIMI I MAQEDONISËNga XHELAL ZEJNELI (03.07.2011)
MËSUESIT E SHQIPES QË 70 VJET MË PARË NISËN PROFESIONIN NË KRAHINËN E ULQINITNga PERTEFE LEKA (03.06.2011)
MARTIRI I ATDHEUT DOM GJON GÀZULLI-Në 84 vjetorin e varjesNga DANIEL GÀZULLI (03.05.2011)
POETIT QË IA MJEKOI PLAGËT E ROBËRISË LIRIANga KËZE KOZETA ZYLO (03.04.2011)
MUND TË ISHTE E NJËZET E TRETA NË MASAKRËN E 26 SHKURTIT Nga ORHAN SAKIQI (03.03.2011)
FIGURA E FEMRËS NË EPIKËN HISTORIKE SHQIPTAREEssé nga AGIM GASHI (03.03.2011)
TRAGJEDIA E INTELEKTUALITNga VANKO LEZO (03.02.2011)
SHQIPËRI: RRETH 4 MIJË QYTETARË KANË NDRYSHUAR KOMBËSINË (03.02.2011)
BESNIK HIDRI, SHEMBULL I SAKRIFICËSNga SHEREFEDIN SHEHU (03.01.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]