VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rufi Osmani kërkon marrëveshje të re ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve
E Djelë, 04.26.2009, 02:15pm (GMT1)

RTK - Kryetari i ri i Komunës së Gostvarit, Rufi Osmani, kërkon që mes shqiptarëve dhe maqedonasve të bëhet një marrëveshje të re , e cila për bazë do të kishte ndryshimin e kushtetutës aktuale dhe ridefinimin e Maqedonisë, si një shtet që do të përbëhej nga dy etnitetet më të mëdha që jetojnë në këtë vend. Sipas Osmanit realizimi i kësaj kërkese në do të mbronte bashkësitë etnike nga majorizimi. "Kjo marrëveshje do të nënkuptonte një autonomi të gjerë , jo vetëm të pushtetit politik , por mbi të gjitha të pushtetit financiar, ekonomik fiskal dhe do të nënkuptonte një ndërtim kushtetutar të asaj natyre nëpërmjet të cilës shteti do të funksiononte por njëkohësisht kombet në pakicë nuk do të majorizoheshin nga kombi në shumicë", ka theksuar Osmani.
Rufi Osmani thotë se kërkesa për marrëveshje të re shqiptaro-maqedonase është si pasojë e mosimplementimit të Marrëveshjes së Ohrit edhe 8 vite nga miratimi i saj.
Këtë kërkesë ai do të synojë ta jetësojë përmes subjektit të ri politik që paralajmëron se së shpejti do ta formojë



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.