VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kosova e Shqipëria pas dy vitesh me sistem të përbashkët energjitik
E Hënë, 05.04.2009, 09:07am (GMT1)

RTK - Sistemi energjetik i Kosovës dhe ai i Shqipërisë brenda dy vjetësh do të bashkohen në një sistem të përbashkët me mundësi me të mëdha bashkëpunimi sikurse dhe projektet e përbashkëta të investimit në energjetikë. Zyrtarë të Korporatës Elektroenergjetike te Kosovës kanë marrë pjese në panairin ndërkombëtarë të Tiranës mbi teknologjitë dhe cilësinë. Ky panair u shfrytëzua maksimalisht për promovimin e KEK-ut përpara një auditori të rëndësishëm ndërkombëtarë. Drejtori menaxhues i KEK-ut ka thënë se në këtë panair kishte të pranishme shumë kompani prestigjioze evropiane të cilat ishin shumë të interesuara për zhvillimet në të cilat ka hyrë korporata. Ndër-komunikimi mes Fierzës dhe Prizrenit prej 220 kilovatësh brenda 2 vjetësh do të dyfishohet duke i lidhur përfundimisht sistemet energjetike të Shqipërisë dhe Kosovës.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.