VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Në dhjetëvjetorin e vrasjes në Prishtinë u përkujtua profesor Fehmi Agani
E Martë, 05.05.2009, 02:04pm (GMT1)

RTK - Sot në Prishtinë, në 10-vjetorin e vrasjes së atdhetarit dhe politikanit të mirënjohur, Fehmi Agani, nën përkjudesjen e Presidentit të Republikës Fatmir Sejdiu, është mmbajtur një akademi përkujtimore kushtuar kësaj figure të shquar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ku kanë marrë pjesë udhëheqësit më të lartë vendit tonë dhe personalitete tjera nga jeta politike e akademike.

"Në atë kohë kur Serbia po tentonte të shëndërronte vendin tonë në një tokë të djegur u shua edhe jeta e profesorit të nderuar, politikanit dhe atëdhetarit të madh të Kosovës, akademik Fehmi Aganit", tha sot presidenti Fatmir Sejdiu në akademinë përkujtimore në dhjetëvjetorin e vrasjes së profesor Fehmi Aganit. Ai ka shtuar se kontributi i profesor Aganit është trashëgimi për punën e mëtejme për ta bërë Kosovën ashtu siç e dëshironte profesor Agani.
Dhjetë vjetë më parë kur Kosova po kalonte tragjedinë më të madhe në historinë e saj, në pranverën e vitit 1999 e përballur me sulmet ajrore të NATO-s dhe e bindur tashmë se shekullit të sundimit të egër të saj në Kosovë po i vinte fundi, Serbia kreu masakra të papara në shoqërinë civile anekënd Kosovës, tha Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu.

Kryeministri Hashim Thaçi duke përkujtuar kontributin e profesor Aganit, tha se ai ishte shembull i politikës kosovare dhe më gjerë. Me butësinë e tij, vlerat dhe idetë e tija, profesor Agani grumbullonte të gjithë rreth idealit për pavarësinë e vendit.

Në emër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, foli akademik Pajazit Nushi.
Ai profesor Aganin e quajti ndërtues të politikës shkencore.

Në emër të familjes Agani të pranishmit i përshëndeti Sadie Agani bashkëshortja e të ndjerit, profesor Aganit.

Profesor Fehmi Aganin ish-presidenti Ibrahim Rugova, e kishte dekoruar me medaljen e "Lidhjes shqiptare të Prizrenit", "Medaljen e Artë të Pavarësisë" dhe urdhërin "Hero i Kosovës", tha presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.