VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BELGZIM KAMBERI NË "BISEDË INFORMATIVE" PSE KËRKOI NJOHJEN E DIPLOMAVE TË KOSOVËS
E Martë, 05.31.2011, 02:52pm (GMT1)

Publikuar: Sot, më 31 maj 2011

Preshevë, 31 maj Siç bëjnë të ditur burimet e agjencisë së lajmeve PreshevaNEWS, policia serbe në Preshevë ka marrë dje në të ashtuquajturat biseda informative Belgzim Kamberin - kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë. Sipas këtij burimi, gjatë "bisedës informative", Kamberi është akuzuar nga pjesëtarët e policisë, siç thuhet, se paska fyer dinjitetin nacional, relegjioz e njerëzor të ministrit serb për Pushtet Lokal dhe njëherësh kryetar i Trupit Koordinues qeveritar për Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Milan Markoviq.
Policia akuzat i mbështet në faktin e vendosjes së pllakatit në qendër të qytetit të Preshevës, gjatë protestës së 10 dhjetorit 2010, me moton "Ndal dëbimit të trurit", kur është paraqitur ministri Markoviq, si i diplomuar me nota dhjetëshe (10) për shkeljen e të drejtave të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për shkak të mospranimit të diplomave nga Universiteti i Prishtinës.
Agjencia njofton se Belgzim Kamberi është liruar pas disa orëve, por pohon se sipas burimeve të saj pritet që ai të akuzohet.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.