E Premte, 03.29.2024, 02:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

SCHWABBE: ESKPOZITA PËR GJENOCIDIN KOMUNIST NË SHQIPËRI TRONDITËSE DHE TËRHEQËSE


E Shtunë, 06.04.2011, 10:29am (GMT+1)

Panel diskutimi për të kaluarën komuniste të Shqipërisë në Leipzig

Uwe Schwabbe, kryetar i kryesisë së "Arkivit të Lëvizjes Qytetare në Lajpcig sh.r". thotë se Uwe Schwabbe thotë se publiku gjerman përballet për herë të parë më fakte të tilla tronditëse të terrorit komunist në Shqipëri.

Uwe Schwabbe, kryetar i kryesisë së "Arkivit të Lëvizjes Qytetare në Lajpcig sh.r". thotë se gjatë një vizite në Shqipëri me Fondacionin Federal të Rivlerësimit të së Kaluarës kishte konstatuar sa pak dihej në Gjermani për terrorin komunist në Shqipëri: "Unë vajta atje dhe përjetova që kemi të bëjmë me një njollë të errët në histori, përsa i përket asaj, që ka ndodhur vërtet gjatë diktaturës në Shqipëri nën Hoxhën. Fillimisht unë u trondita, por njëkohësisht edhe u entuziazmova për njerëzit, që takova atje: sa të hapur, sa miqësorë, sa të shpenguar janë ata edhe sot, megjithëse takova njerëz, që kishin ndenjur me dhjetëra vjet në burgjet komuniste. Këtu na lindi ideja që këtë ta bëjmë të njohur edhe në Gjermani."

Uwe Schwabbe, kryetar i kryesisë së "Arkivit të Lëvizjes Qytetare në Lajpcig sh.r

Zoti Schwabbe thotë se e ka tronditur ashpërsia e sistemit komunist në Shqipëri: "Unë besoj se nuk ka pasur komunizëm më të ashpër përsa i përket dënimeve, diktaturës sa ai i Shqipërisë. Ajo që kam mësuar atje, se njerëzit janë futur pa dallim në shtëpi korrektimi, që i kanë internuar, që e kanë pësuar familjet, që u ndalua feja, që nuk kishte sistem drejtësie, sepse Hoxha e përcaktonte vetë ligjin, besoj se kjo diktaturë nuk është e krahasueshme me asnjë vend tjetër."

Historia e Shqipërisë nën terrorin komunist mbizotëroi aktivitetin

Njerëzit ishin të entuziazmuar, por edhe të tronditur

Ekspozita për Shqipërinë është e inkuadruar në një aktivitet të 20 vjetorit të Arkivit të Lëvizjes Qytetare. Zoti Schwabbe thotë se megjithëse të mërkurën (25.03.) në Lajpcig u fol edhe për vende të tjera të Lindjes, si Poloni e Çeki, Shqipëria rezultoi më interesantja: "...më lejoni ta shpreh fare hapur, shqiptari zoti Musta ishte ai, që arriti ta kthejë në të vetin gjithë aktivitetin. Njerëzit ishin kaq të entuziazmuar, por edhe të tronditur për ato, që dëgjuan dhe konstatuan vetë se nuk dinin asgjë për këtë vend. Njerëzit vijnë tani vetëm për të vizituar ekspozitën shqiptare në Shtëpinë e Evropës. Pika kulmore e darkës për mua ishte, kur dëgjova zotin Musta, kur foli për këtë periudhë."

Që nga Lajpcigu, ekspozita për terrorin komunist në Shqipëri do të kalojë në Berlin. Interes për ekspozitën shqiptare, sipas organizatorëve kanë shprehur edhe Dresdeni dhe qytete të tjera të Gjermanisë.

Autor: Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"BURGJET E SHTETIT BURG" - EKSPOZITË NË LAJPCIG PËR DIKTATURËN NË SHQIPËRI (06.03.2011)
PARULLA PATRIOTIKE ME PATATE KOSOVENga REXHEP SHAHU (06.03.2011)
KADARE: SERBIA KA DETYRIM TA NJOHË KOSOVËN (06.03.2011)
RUFI OSMANI: DO TA MARRIM HISEN TONË (06.02.2011)
PSE ËSHTË MË MIRË TË HESHTË PRESIDENTI?!Nga HAJRO ÇINI, M.A.Economics (06.02.2011)
BASHKIMI DEMOKRATIK SHQIPTAR: STOP DISKRIMINIMIT RACIAL TË FËMIJËVE SHQIPTARË NË MAQEDONI!(NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËVE) (06.01.2011)
KUSH E BOJKOTON VRULLIN ME TË CILIN KOSOVA NDËRTOHET SI SHTETNga BAKI YMERI (05.31.2011)
BELGZIM KAMBERI NË "BISEDË INFORMATIVE" PSE KËRKOI NJOHJEN E DIPLOMAVE TË KOSOVËS (05.31.2011)
GJENDJA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE DHE PERSPEKTIVA E TYRENga BEGZAD BALIU (05.30.2011)
REVOLTA E 'QAFE BARIT', GJENDEN ESHTRAT E DY TË PUSHKATUARVE (05.29.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]