VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PËR GREQIZIMIN E SHQIPËRISË KA GISHT EDHE BASHKËSIA EVROPIANE

Nga GANI MEHMETI


E Djelë, 06.05.2011, 10:54am (GMT1)

Me mbulimin e "humbjeve" dhe krizës monetare në Greqi, BE-ja ka dhënë një kontribut shumë të madh në përpjekjet e greqizimit të Jugut të Shqipërisë nga Greqia. Kjo, nga se, Greqia ka mobilizuar dhe ka dhënë para të gatshme banorëve grekë për të shkuar dhe për të blerë troje e toka shqiptare në Sarandë, në Himarë e gjetiu. Ndërsa, i vë në shitje ujëdhesat e siujëdhesat e veta. Kjo është një politikë dyfish e rrezikshme greke: Në njërën anë dërgon grekërit në Shqipëri që ta popullojnë atë dhe në anën tjetër, nëse ndonjëri nga shqiptarët blejnë ishujt e Greqisë, ata do të greqizohen, dhe kështu, numri i shqiptarëve do të zvogëlohej e i grekëve do të shtohej, duke u zgjeruar edhe në Jugun e Shqipërisë, Greqia do të zgjerohej. BE-ja është mirë ta kontrollojë Greqinë se ku dhe për çka po i shfrytëzon ndihmat e marra prej saj, se vetëm atëhere BE-ja nuk do të mbetej shovene dhe nuk do t'i kontribuonte greqizimit të Shqipërisë.

Natyrisht, këtu ka faj edhe vetë shteti Shqiptar që nuk vë kushte se si dhe kur një shtetas i huaj ka të drejtë të blejë shtëpi brenda territorit të saj, pastaj se si lejon veprimet armiqësore kundër shtetit, dhe, shteti fle.

Edhe vetë shqiptarët tregohen të dobët kombëtarisht, kur pranojnë që për një cope bukë, edhe kur nuk ju mungon ajo, të tjetërsohen, të shndërrohen (konvertohen) nga shqiptarë në grekër. Ky veprim është i rrezikshëm deri ne çmenduri.

GANI MEHMETI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.